• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gylenistët, Cakaj dhe shtëpitë e falura të Erdoganit

19:37 : 12/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

A vlen ekstradimi i një Gylenisti, sa disa banesa të ndërtuara falas nga qeveria turke e Rexhep Taip Erdogan? Nëse do të ishte për qeverinë Rama, tashmë me kohë do paketoheshin të gjithë të dyshuarit si “organizatorë të grushtit të shtetit në Turqi,” për t’iu dhuruar si trofe i çmuar për mikun Erdogan.

Megjithatë, Rama po luan me dy porta, ku nga njëra anë kërkon ndihmën e turqisë duke dorëzuar ndonjë”terrorist” dhe në anën tjetër ka frikën deri në palcë se nëse ekstradon shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri, por që akuzohen nga qeveria atje për “grusht shteti” do ti mbërrite një “grusht” i fortë nga SHBA dhe disa nga vendet e zhvilluara të BE-së, të cilët haptas kanë dale kundër Erdogan.

Në këtë dilemë të madhe, Rama po provon edhe një herë të shpërndaje “hi diplomatik”, duke i ofruar disa “letra bashkëpunimi” qeverisë turke, përfshi edhe mundësinë e ekstradimit të të ashtëquajturve anëtarë të “Feto-s”, vetëm për një qëllim: “kërkon që sa më parë të thithë fondet që do lëvrohen nga shteti turk në ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit, të shkatërruara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar”.
Për ti mbajtur me gajret miqtë turq, Rama sot po përdor zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj, (këtë prurje të re politike, që u shit si “erudit” nga Baton Haxhiu, por doli kallamoq bosh).

Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Mevlut Cavusoglu Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaroi sot se: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

Lexo edhe:

Me burime të pamjaftueshme financiare për shpenzimet/ Si ka ndryshuar pasuria e Gent Cakajt

Cakaj zbret nga autobusi, Xhaçka zbret nga helikopteri!

Zëvendëministri ynë thjesht aprovoi me kokë, duke përshtjelluar edhe më shumë dyshimin për një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Turqisë, në lidhje me ekstradimin e disa shtetaseve turq që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por që Ankaraja zyrtare i konsideron si terroristë. FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe që kërkohet nga qeveria e Erdogan, duke e akuzuar se ishte organizator i grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Në ditën e parë të janarit, shtetasi turk Harun Çelik, u ekstradua drejt turqisë, ndonëse kishte kërkuar azil politik në vendin tonë. Kjo shkaktoi reagim të menjëhershëm të disa deputetëve të Parlamentit Europian, duke i kujtuar qeverisë shqiptare se me rastin e Çelik kishte shkelur konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe pse nga pala shqiptare u cilësua si një rast thjesht në “zbatim të ligjit”, vendi ynë është i monitoruar, veçanërisht nga shtetet anëtare të BE-së.

Rama tashmë është me dorën e shtrirë të lypjes dhe oazin për të hequr një hall jo fort të vogël për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti e ka gjetur në Turqi, pranë mikut të tij Rexhep Taip Erdogan. Tashmë duket se Turqia nuk do i lëshojë aq “badihava” miliona euro në ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, duke tentuar të rrëmbejë sa më shumë të dyshuar që sipas tyre janë anëtarë të organizatës FETO.

Si shpëtimtar i premtimeve dhe tentativës për të zgjatur sa më shumë në kohë diskutimet dypalëshe Rama po përdor të voglin Gent Cakaj. Thjesht duke e imagjinuar se në shpatullat e tij të brishta është çështja e esktradimit të bën të dyshosh se tashmë më shumë Rama po luan me premtime të cilat nuk ka forcë që ti mbajë.

Kryeministri ynë kërkon vetëm ndërtimin e 500 shtepive falas, për të bërë edhe më shumë propagandë dhe një mundësi për të zaptuar televizionet, nga hapja e themelit të parë të ndërtesave, deri në dorëzimin e çelësave në duart e banorëve të prekur nga tërmeti.

Çmimi është i rëndë, nuk do ketë shtëpi falas pa një haraçin që Erdogan duhet ta marrë pas. Nëse luan me marrëveshje të dyshimta, atëherë Ramën nuk e shpëton dot as djaloshi 28-vjeçar që ndonjëherë shfaqet si ministër e shpeshherë thjesht si një zëvendëministër.

Etiketa: cakaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me burime të pamjaftueshme financiare për shpenzimet/ Si ka ndryshuar pasuria e Gent Cakajt

12:53 : 14/01/2021
AKTUALITET

Cakaj zbret nga autobusi, Xhaçka zbret nga helikopteri!

16:09 : 29/12/2020
AKTUALITET

Akuzat ndaj Thaçit, Cakaj: Gjykata Speciale, një e keqe e pashmangshme

22:33 : 09/11/2020
AKTUALITET

FOTO/ Cakaj në Gjermani, Krichbaun i dhuron një kukull

23:31 : 28/09/2020
AKTUALITET

Emrat/ Diplomacia shqiptare “çorap”, emërimet e Gent Cakaj, “qoka” për Rilindjen e Soros

13:42 : 15/08/2020
AKTUALITET

Situata kaotike në Kakavijë/ Cakaj “zgjohet nga gjumi” dhe telefonon homologun grek

18:19 : 14/08/2020
Para

Aleksandër Biberaj: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme, Rama ikën me votë të lirë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025

Premtimet boshe të Ramës! Antonio Costa nuk ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17:39 : 15/05/2025

Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit ku numërohen votat

17:39 : 15/05/2025

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com