• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhja me politikën, pengmarrje, kërcënime dhe vrasja e ish-Policit/ Kush janë dy të ‘fortët’ e Tiranës, nën shënjestrën e OFL

13:02 : 11/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali janë dy shënjestrat e radhës të operacionit Forca e Ligjit. Burime zyrtare nga OFL deklaruan këtë të hënë se të dyve u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë.

“Emiljano Shullazi me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’. Gjergj Cukali, me banim në Tiranë, në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi OFL.

Si Emiljano Shullazi, 42 vjeç ashtu dhe Gjergji Cukali, 41 vjeç janë emra të njohur në botën e krimit.

Gjergj Cukali

Gjergj Cukali

Për herë të fundit, Cukali është vënë në pranga në Qershor 2019, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Arben Bilali, krim i ndodhur në Janar 2019, në zonën e Selitës në kryeqytet. Ndaj tij, u vendos masa e sigurisë së arrestit me burg në shkallë të parë. Por, me një vendim në shtator, Apeli i Tiranës e liroi nga qelia në detyrim paraqitje. Më herët, Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e arrestit me burg ndaj Cukalit pasi Prokuroria deklaroi se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza. Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe e kishte lenë të dyshuarin në qeli për akuzën e vrasjes me paramendim.

Lexo edhe:

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

Më herët, Cukali u përball me drejtësinë në vitin 2006, kur u dënua me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, por për shkak të disa amnistive dhe lirimit të parakohshëm për “sjellje të mirë”, Cukali rifitoi lirinë.

Sërish policia do e procedonte, kur më 20 gusht 2012 u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Pak kohë pa qelitë e burgut dhe në fund u gjet i lirë. Nuk ishte e thënë që Gjergj Cukali, i njohur edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, të kthehej në “rrugën e mbarë”… Në një operacion të detajuar antidrogë, nga hetimet e prokurorisë u zbulua një grup në trafikun e lëndëve të forta narkotike, kryesisht kokainë. Në pranga përfunduan disa persona, përfshi edhe Cukalin, në korrik të vitit 2016, pasi dyshohej se ai ishte furnizuesi kryesor i shpërndarësve të drogës.

Edhe pse nuk janë mbushur as tre vjet nga kjo ngjarje, Cukali rifitoi lirinë, edhe pse akuzohej për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi është një emër i dëgjuar në botën e krimit, madje një emër i përdorur edhe nga politikanët. Ka qenë eksponentë të PD-së, që kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetë socialistë se kanë lidhje me bandën e tij. Akuzat megjithatë nuk kanë mbetur vetëm të tilla… Nga përgjimet e prokurorisë për dosjen “Shullazi”, të publikuara nga media, ka rezultuar se deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Cyrbja ka pasur lidhje me bandën. Ligjvënësi është përgjuar duke folur në telefon me Gilmando Danin, një prej të dënuarve si anëtar i grupit kriminal që sipas prokurorisë drejtohej nga Emiljano Shullazi.

Emiljano Shullazi (i 2-ti nga e majta)

Pas arrestimit në vitin 2016, Emiljano Shullazi u dënua në 13 nëntor 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda së bashku me katër të akuzuar të tjerë për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal. Në total gjykata dha 55 vjet burg; 14 vjet për Shullazin, 12 vjet për krahun e tij të djathtë, Gilmando Dani, nga 10 vjet për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën dhe 9 vjet për Blerim Shullazin.

Nga Krimet e Rënda, Shullazi u shpall fajtor për akuzat “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj”, dhe për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë, u shpall i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka, i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, dhe për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të të njëjatit person. Gjykata deklaroi se kishte mungesë provash që ta shpallë fajtor dhe për akuzat e kanosjes për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules, Rektori dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës.

Të pandehurit apeluan vendimin dhe me shkrirjen e Kirmeve të Rënda, çështja i kaloi SPAK-ut. Aktualisht, çështja ndaj Shullazit dhe grupit të tij po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

Vetëm një ditë më parë, në media u publikua dëshmia e bashkëshortit të Prokurores Saida Dollapi, e cila ka pasur në dorë dosjen “Shullazi”. Ai deklaroi se ishte kërcënuar në emër të bandës për shkak të detyrës së bashkëshortes.

Lajme të lidhura

BOTA

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

19:06 : 17/05/2025
BOTA

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025
AKTUALITET

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025
SPORT

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025
BOTA

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025
Para
Stars & Cars, Stuttgart, 29.11.2014
Pressekonferenz
Christian "Toto" Wolff
Lewis Hamilton

Totto Wolf largon Ferrarin: “Nuk e lëshoj Hamilton-in, ai është prioriteti im nr 1”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

19:06 : 17/05/2025

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com