• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga mesazhet te telefoni i burrit, të kërcënimi me kallash në banesë/ Lidhja me gruan e martuar që çoi pas hekurave të riun

23:55 : 10/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Përndjekja ndaj ish-partneres, e martuar dhe me fëmijë, i ka kushtuar lirinë një 26-vjeçari nga një fshat i Beratit. I arrestuar që në Verën e vitit të kaluar dhe i lënë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Rrethit për akuzat “Përndjekje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, çështja në ngarkim të tij ka kaluar në gjykim themeli. Vendimi nga gjykata u mor pak javë më parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërkohë që pala e pandehur ka pranuar pjesërisht akuzat.

Mbrojtësi i 26-vjeçarit është shprehur se akuza në ngarkim të tij për kryerjen e veprës penale të Përndjekjes duhet të pushohet pasi nuk ka asnjë provë që të provojë se është kryer kjo vepër penale pasi midis të pandehurit dhe të dëmtuarës ka patur një njohje disavjeçare dhe për të cilët të dy kanë qenë dakort.

Ndërkohë, gruaja, 30 vjeçe, përmes një deklarate noteriale ka deklaruar më pas se e ka falur të akuzuarin.

Ndërsa personi nën hetim asnjëherë nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara prokurorit.

Kallëzimi

Lexo edhe:

Përndiqte ish-partneren, Prokuroria e Fierit çon në gjyq efektivin e policisë

Veprat penale/ Rriten me 70% përndjekjet në Shqipëri

Sipas dosjes që prokuroria ka paraqitur në gjykatë, gjithçka nisi me një kallëzim të së resë e cila rreth 15 minuta pas mesnatës së 28 Gusht të vitit të kaluar është paraqitur në Stacionin e Policisë së Urës Vajgurore. Vana (emri fiktiv i kallëzues për të mbrojtur privatësinë e saj), banuese në fshatin XXX ka bërë kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit, duke pretenduar se e ka përndjekur në mënyrë sistematike për një kohë të gjatë. Ajo shpjegon se është e martuar prej 10 vjetësh me bashkëshortin, i cili punon jashtë vendit me dokumente të rregullta dhe kanë fëmijë.

Nga ana e shtetasit 26-vjeçarit, ngacmimet dhe shqetësimet ndaj Vanës kanë filluar rreth shtatë vite më parë. Ai dërgonte mesazhe në telefonin e bashkëshortit të saj duke shkruar: “Të kam fiksim”.

Bashkëshorti është larguar në Greqi në muajin maj.

Gjatë kësaj kohe, i riu ka nisur ta ngacmonte dhe kanoste kallëzuesen duke i dërguar mesazhe në telefon. Madje e ndalonte në rrugë dhe i thoshte hip në makinë. E ndiqte në çdo lëvizje që ajo bënte, madje dhe kur ishte e shoqëruar me fëmijët.

Bashkëshorti ishte në dijeni të këtyre veprimeve. Ai e ka ftuar për kafe 26-vjeçarin, duke i kërkuar të mos bëjë më veprime të tilla. Pas largimit të bashkëshortit ai ka filluar përsëri ta ndjekë, duke i bërë presion që të hipte në mjetin e tij, si dhe e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste. Kallëzuesja sqaron se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore dhe intime me 26-vjeçarin prej një viti e gjysmë.

Arrestimi pasi i shkoi më armë në banesë ish-të dashurës

Më datë 27 Gusht 2019 rreth orës 18:00, ky shtetas ka shkuar tek oborri i banesës së Vanës me mjetin e tij. Ai nuk ka zbritur nga mjeti, por pasi ka hyrë në oborr i ka kërkuar llogari se kush e kishte lejuar të shkonte në qytetin e Beratit për të bërë pasaportën. Ai ka treguar armën dhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Kallëzuesja shpjegon se e ka parë armën, me ngjyrë kafe druri dhe metalike. Ky i fundit e përndjek në mënyrë të vazhdueshme. Shkaku i përndjekjes është xhelozia që ai ka për të.

Në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e 26-vjeçarit, në orën 06:40 të datës 28.08.2019, ku u bë e mundur sekuestrimi i armës së zjarrit automatike, me krehër dhe fishekë në të, si dhe u bë kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

I ati i 26-vjeçarit: Ishte i dehur

Është pyetur si ati i 26-vjeçarit, i cili pohon se në kohën kur ka ndodhur ngjarja i biri ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk e ka ditur që djali i tij kishte armë apo që kishte një lidhje me Vanën. Megjithatë, nuk u arrit të vërtetohej deklarata, pasi mostra e gjakut të 26-vjeçarit, ishte e koaguluar dhe nuk mund të analizohej.

Me granatë në banesë

Është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin vjehrri i Vanës, i cili shpjegon se përpara tre vjetësh, 26-vjeçari ka shkuar në banesën e kallëzueses me një granatë në dorë duke i kërcënuar se do t’i vriste. Vjehrri i së resë ia ka marrë granatën nga dora dhe ia ka dhënë të atit të 26-vjeçarit duke i kërkuar të mos bëjë më veprime të tilla. Duke qenë fqinj nuk e ka denoncuar.

Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur dhe familjarë të Vanës, të cilët kanë deklaruar se 26-vjeçari ka shkuar me granatë në shtëpinë e tyre.

Burri: S’kisha dijeni për lidhjen

Është pyetur bashkëshorti i Vanës, i cili shpjegon se nuk kishte dijeni që gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me 26-vjeçarin. 31-vjeçari ka deklaruar se dinte vetëm se ky person e ka bezdisur bashkëshorten e tij. Më vonë e ka marrë vesh. Ai pohon se përpara se të jetë larguar për në Greqi, e ka thirrur këtë person duke i thënë që të mos bënte më veprime të tilla.

Mesazhet

Është bërë këqyrja e aparatit celular të Vanës. Më datë 28.08.2019 ka një mesazh nga 26-vjeçari me tekst “Hape telefonin është e fundit herë”, ora 00:32, “Hape ose do fik jetën tënde njëherë e përgjithmonë”. Në rubrikën e thirrjeve telefonike ku telefonatat fillojnë nga ora 01:46 deri në 02:17, gjithsej 25 thirrje. Vana deklaron disa episode të tjera të përndjekjes nga i pandehuri.

Ajo deklaron se më datë 25.08.2019, ka shkuar në Roskovec për punët e saj dhe i pandehuri e ka ndjekur nga pas dhe i ka bërë presion që të hipte në mjetin e tij. Ajo ka hipur dhe ai e ka çuar deri në fshatin XXX. Po kështu, më datë 26.08.2019, ka dalë nga banesa në mesditë dhe ka shkuar në dyqan. I pandehuri e ka ndjekur nga pas dhe i ka thënë që mos të dilte më nga banesa. Ajo ka ndërruar rrugë dhe nuk i ka kthyer përgjigje. Është pajisur personi nën hetim me letrën e të drejtave, dhe është kërkuar të pyetet nga prokurori.

/Boldnews.al/

Etiketa: armmbajtje pa lejeperndjekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përndiqte ish-partneren, Prokuroria e Fierit çon në gjyq efektivin e policisë

13:15 : 15/05/2026
AKTUALITET

Veprat penale/ Rriten me 70% përndjekjet në Shqipëri

16:21 : 03/05/2026
AKTUALITET

Përndoqi nëpërmjet rrjeteve sociale 21-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu në Sarandë

16:18 : 02/05/2026
AKTUALITET

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

11:43 : 08/04/2026
AKTUALITET

Përndiqte 37-vjeçaren në TikTok, arrestohet i riu në Tiranë

10:28 : 08/01/2026
AKTUALITET

E hoqën nga puna/ Shoferi kthehet në makth për familjen në Vlorë, i përndjek dhe i kërcënon

22:30 : 30/12/2025
Para

Dyshimet, kandidati për shef të BKH, Ylli Pjetërnikaj, pagoi padrejtësisht burrin e Arta Markut?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom