• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Kurti, një bashkëbisedues jokomod”/ Eksperti gjerman: Bindjet e tij përmbajnë elementë dogmatikë

10:01 : 08/02/2020
në POLITIKE, RAJONI

Bodo Weber, ekspert i Ballkanit dhe konsulet i partive politike në Gjermani, në intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen për qeverinë Kurti dhe pritshmëritë ndaj saj.

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur Serbia nuk e njeh e Kosovën?

Bodo Weber: E kam të vështirë të përgjigjem – është relativisht e paqartë për mua se çfarë nënkupton në të vërtetë Albin Kurti me “reciprocitet”. Fillimisht, me sa kam kuptuar, kjo kërkesë lidhej me heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia, të cilat janë pengesa kryesore për rifillimin e negociatave të Brukselit. Por tarifat nuk u vendosën në fund të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj praktikave ekzistuese të padrejta tregtare të Serbisë ndaj Kosovës, por. nga njëra anë, si reagim ndaj lobiimit të suksesshëm të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe, nga ana tjetër, siç e kuptoj unë, edhe si një masë për të frenuar dialogun e udhëhequr nga Brukseli, i cili po lëvizte drejt shkëmbimit të territoreve – me mbështetjen e ndërmjetëses së atëhershme Mogherini dhe disa vendeve perëndimore.

Tani dialogun do ta udhëheqë pasardhësi i Mogherinit, Borrell. A do të jetë Kurti një bashkëbisedues i vështirë për BE-në?

Kurti si Kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo komod, – pjesërisht për shkak të pozicioneve të tij parimore demokratike e pjesërisht, sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike.

Lexo edhe:

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

Kurti dhe partia e tij i mëshojnë vazhdimisht përkatësisë kombëtare shqiptare. Në të kaluarën madje ata refuzonin simbolet shtetërore të Kosovës. Nga ana tjetër ata janë për një dialog të drejtpërdejtë me serbët e Kosovës. A do të jetë e mundshme kjo?

Kurti ka konfirmuar në deklarata të ndryshme se Vetëvendosja është vazhdimisht partia që ka insistuar për dialog me komunitetin serb në Kosovë. Nuk dihet se si mund të realizohet kjo kur Kurti dhe Vetëvendosja insistojnë në pikëpamjen e tyre dogmatike vetëm për të negociuar ose komunikuar direkt me serbët e Kosovës, pa Beogradin. Realiteti i trishtë është se serbët e Kosovës aktualisht nuk përbëjnë një faktor më vete. Shkak për këtë janë edhe pasojat e paqëllimta të dialogut politik, që ka lejuar që në 10 komunitetet me shumicë serbe në Kosovë të ngrihet një regjim njëpartiak i varur nga patronazhi dhe ndërhyrja e aparatit partiako-shtetëror të kontrolluar nga Beogradi dhe i lidhur me krimin. Serbët e Kosovës do të jenë një faktor më vete, vetëm kur të nënshkruhet një marrëveshje me Serbin, që garanton integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës, si edhe mospërzierjen politiko-institucionale të Serbisë në shtetin dhe politikën e Kosovës. Pra, besoj se qeveria e re do të përdorë një retorikë të re dhe më të përparuar në marrëdhëniet me komunitetet serbe, por nuk pres të ketë shumë sukses jashtë kuadrit të dialogut të udhëhequr nga Brukseli.

Kurti dëshiron të luftojë korrupsionin, por a është e mundur kjo në një koalicion me LDK-në, një parti që në Kosovë nuk lidhet domosdoshmërisht me “duart e pastra”.

Sipas mendimit tim, kjo do të varet shumë më tepër nga idetë konkrete dhe realizimi i Vetting-ut të paralajmëruar në gjyqësor dhe polici, pasi idetë që vijnë nga ana e Vetëvendosjes dhe qeverisë së re ende më duken shumë të paqarta dhe idealiste. Do të varet edhe nga ajo, se në çfarë mase qeveria e re është e gatshme të pranojë ndihmë ndërkombëtare sidomos nga specialistët perëndimorë. Në të njëjtën kohë, roli i ish-kandidates së LDK-së, kryetares së re të Parlamentit dhe juristes së shquar, Vjosa Osmani, do të ketë një rëndësi të madhe në këto procese.

Kurti është një lider parimor. A do t’u qëndrojë ai besnik parimeve të tij apo do të dorëzohet përballë arsyes shtetërore? Në rast se po, cilat janë kompromiset që duhet të bëjë?

Një zbutje e qëndrimeve dogmatike të tij është regjistruar që prej ditës së zgjedhjeve, ngjashëm me atë gjatë negociatave të koalicionit në vitin 2014, por ai nuk ka pse të heqë dorë nga qëndrimet e tij idealiste, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Një tërheqje të pjesshme nga qëndrimet dogmatike e përjetuam në zgjedhjen e qeverisë, të hënën. Përkundër njoftimit të parë të kryeministrit Kurti që Srpska Lista (SL) nuk do të merrte pjesë në qeveri me ministra, qeveria e re përfshin dy ministra nga kjo parti, të cilët janë miratuar nga shumica e deputetëve të SL-së, edhe pse SL nuk është bashkuar zyrtarisht me qeverinë dhe nuk ka votuar për qeverinë. Mbetet të shihet se çfarë domethënie kanë këto dhe kompromise të tjera të pashmangshme në të ardhshmen për punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të vetëvendosjes./DW

Etiketa: eksperti gjermankryeministerKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:35 : 20/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
RAJONI

Abdixhiku refuzon koalicionin me Kurtin, propozon qeveri teknike deri në 2026

15:17 : 06/05/2025
RAJONI

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

09:51 : 06/05/2025
Para

"A ju hëngërt një lopë pa dhëmbë"/ Analisti "shpërthen" ndaj Manastirliut për koronavirusin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com