• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet për aksidentin që u mori jetën dy mësuesve/ Lanë pas fëmijë të vegjël (fotot)

10:20 : 08/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së premtes në Memaliaj, ndërsa humbën jetën dy persona.

Udhëtimi i përditshëm i katër mësuesve të shkollës në fshatin Krahës të Memaliaj, rezultoi fatal për dy prej tyre. Aksidenti tragjik mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:30, teksa 4 mësuesit ktheheshin nga shkolla ku ata punonin në njësinë administrative të Bashkisë Memaliaj.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se makina tip “Benz” me targa TP0700B ku ata udhëtonin, u aksidentua në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. Në vendin e quajtur “Mogila”, makina doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.

Për pasojë mbetën të vdekur drejtuesi i mjetit, Leonard Sako, dhe një prej pasagjereve, Ornida Hoxha. Ndërsa dy mësuesit e tjerë mbetën të lënduar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Personat e përfshirë në këtë aksident të rëndë ishin banues në Memaliaj, ndërsa përshkonin këtë rrugë përditë prej disa vitesh pune si mësues. Drejtuesi i mjetit, 43- vjeçari Leonard Sako, në Memaliaj njihet si një djalë pozitiv, baba i tre fëmijëve të mitur.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij aksidenti që i mori jetën drejtuesit të mjetit dhe pasagjeres 36-vjeçare, mësuese dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Gjithashtu, burimet nga uniformat blu dyshojnë se ky aksident me pasoja të rënda mund të ketë ndodhur edhe për arsye shëndetësore që mund të ketë pësuar drejtuesi i mjetit.

“Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur ‘Mogila’, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Gjirokastrës.

KSSH: TË HETOHEN TENDERËT PËR TRANSPORTIN

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehu ngushëllimet familjeve të dy arsimtarëve që ndërruan jetë në një aksident rrugor ditën e djeshme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës dhe ngriti edhe njëherë shqetësimin për transportin e mësuesve dhe nxënësve, teksa hodhi akuza se tenderët vidhen nga organet ligjzbatuese.

Në një reagim pas ngjarjes së rëndë, KSSH i kërkon Prokurorisë të hetojë kontratat kolektive dhe të nisë një hetim për tenderët fiktivë për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve.

“Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish.

Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”, thotë në një reagim Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Kjo konfederatë, përmend edhe aksidentin e 19 dhjetorit 2019 në Arrëz të Korçës ku mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe, humbi jetën në një aksident rrugor dhe të plagosur mbetën edhe 6 mësues të tjerë. /Panorama/

Etiketa: Aksidentdyshimemesues

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025
BOTA

VIDEO/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, disa viktima dhe të plagosur

17:29 : 14/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025
AKTUALITET

I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

14:25 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tragjike/ 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën në aksident në SHBA

10:37 : 14/11/2025
Para

U pagua mijëra euro në Sanremo, Georgina bën gjestin bujar me paratë

TË GJITHA

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com