• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pengmarrja e anijes/ Letër-porosia rihap hetimet për egjiptianin Adel Salam

17:52 : 05/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Durrësit ka vendosur rihapjen e hetimeve për çështjen penale në ngarkim të Adel Salam, egjiptiani i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Shkas për rihapjen e hetimeve është bërë letër-porosia që ka mbërritur te autoritet shqiptare nga ato egjiptiane.

Kështu, çështja që bëri bujë në vitin 2016, rikthehet sërish në duart e hetuesve.

Autori i dyshuar Adel Salam, nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritet shqiptare. Në media është raportuar se në vitin 2017, autoritetet e drejtësisë egjiptiane kanë refuzuar t’i dorëzojnë Shqipërisë të kërkuarin Adel Muhamet Salam, pas ndalimit në Egjipt.

Adel Salam

Ndërkaq, teksa një nga marinarët e anijes që u ndalua nga autoritet egjiptiane është kthyer në Shqipëri, mbetet ende mister fati i marinarit tjetër, Dhimitër Malja.

Hetimet

Lexo edhe:

Pengmarrja/ Ervis Xhixha i kishte marrë 70 mijë euro borxh “ushtarit” të Vis Martinajt

Pengmarrja në Durrës, flet gruaja e Aleks Markut: Kishim frikë për fëmijët

Në vendimin e gjykatës sqarohen edhe rrethanat e çështjes dhe si rrodhën hetimet: Më datë 22 Qershor 2016, në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit është paraqitur shtetasi egjiptian Ramadan Ali, i cili është telefonuar nga shtetasi egjiptian Adel Salam, i punësuar si peshkatar në anijen e peshkimit “Çelepia 2”, me pronar shtetasin shqiptar Muart Çelepia, ku i ka thënë se ndodhej në afërsi të Aleksandrisë Egjipt, me anijen dhe dy marinarët dhe se kërkonte 70,000 Euro nga pronari i anijes. Në të kundërt ai do të shiste anijen, pasi pronari kishte mbi 8 muaj që nuk i jepte rrogën.

Policia gjyqësore ka marrë informacion se anija në fjalë ishte nisur për peshkim nga porti i Durrësit, më datë 18.06.2016, ora 14.30 dhe kishte humbur kontakt me radio dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Rezultoi se ditën e ngjarjes, bashkë me Adel Salam është nisur dhe i punësuari tjetër në këtë anije, shtetasi Dhimitër Malja dhe Luan Mema, i cili është kthyer në Shqipëri më datë 16.07.2016, i marrë peng në anijen e peshkimit.

Marinari Luan Mema i lidhur në anijen e marrë peng

Luan Mema ka shpjeguar se shtetasi Dhimitër Malja është hedhur në det me një varkë të vogël në afërsi të bregut, në vendin e quajtur Selitë e Kavajës, fakt ky i treguar edhe nga vetë shtetasi Adel Salam.

Shtetasi Adel Salam ka qenë i punësuar prej 6 muajsh në këtë anije dhe në datë 18.06.2016 është nisur për peshkim e që nga ai moment është shkëputur komunikimi.

Vetëm dy orë pasi janë nisur, ka pasur një komunikim midis djalit të së dëmtuarit shtetasit Qemal Çelepia dhe kapitenit të anijes shtetasit Dhimitër Malja, ku ky i fundit i ka thënë se sapo kishin kaluar kalatën për në veri.

Letër-porosia që rihapi hetimet

Për nevojë të këtij hetimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me shkresën datë 6 Shtator 2016, i ka dërguar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike autoriteteve egjiptiane, për vënie në dispozicion të hetimit penal, aktet që kanë të bëjnë me provueshmërinë e faktit kriminal dhe elementëve në ngarkim të Adel Salam, si dhe për vërtetimin e plotë të ngjarjes.

Ministria e Drejtësisë me shkresën datë 22 Shtator 2016, bën me dije se i ka përcjellë informacionin dhe kërkesën Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Arabe të Egjiptit.

Për shkak të mosekzekutimit të letër-porosisë, me vendimin datë 5 Korrik 2017 është proceduar me pushimin e çështjes penale për mungesë provash në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë.

Në vijim, autoritetet egjiptiane kanë ekzekutuar letër-porosinë, e përcjellë më datë 11 Janar 2019, duke vënë në dispozicion aktet dhe informacionin e kërkuar, pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Prokuroria i është drejtuar me kërkesë datë 12 Dhjetor 2019, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për revokimin e vendimit të pushimit, me qëllim rifillimin e hetimeve dhe administrimin e akteve të letër-porosisë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin datë 20 Dhjetor 2019 ka vendosur të shpallë mos kompetencën dhe i ka dërguar aktet Gjykatës së Durrësit, referuar vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Durrësit me një vendim marrë muajin e kaluar, vendosi rihapjen e çështjes dhe ia kaloi Prokurorisë së Durrësit.

/BoldNews/

Etiketa: Adel Salamcepelia 2pengmarrja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pengmarrja/ Ervis Xhixha i kishte marrë 70 mijë euro borxh “ushtarit” të Vis Martinajt

11:59 : 31/07/2024
AKTUALITET

Pengmarrja në Durrës, flet gruaja e Aleks Markut: Kishim frikë për fëmijët

14:10 : 16/05/2024
AKTUALITET

Pengmarrja në Durrës, flet fqinji i Markut: Ishte i droguar! Keqtrajtonte dy fëmijët

11:52 : 15/05/2024
AKTUALITET

Detaje nga pengmarrja në Durrës, gruaja e 40-vjeçarit e pajisur me urdhër-mbrotje

09:35 : 15/05/2024
BOTA

4 persona merren peng në Gjermani, raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri

22:48 : 26/01/2024
AKTUALITET

“Lul dylli mbylle sqepin! Pranimi i fajit nga McGonigal, zhytje tape edhe për ty”

13:16 : 23/09/2023
Para

Këmbësori përplaset për vdekje tek mbikalimi i Shkozetit (FOTO)

TË GJITHA

Chelsea nis fazë të re ristrukturimi, Broja larg Londrës

17:01 : 23/05/2025

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

16:40 : 23/05/2025

“Drejtuesit politik nuk punuan”/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

16:29 : 23/05/2025

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

16:13 : 23/05/2025

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij, arrestohet i riu

16:10 : 23/05/2025

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com