• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Metodologjia e re e zgjerimit të BE/ “Macron s’ka ndryshuar qëndrim, Shqipëria dhe Maqedonia…”

10:31 : 05/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Europian pritet të prezantojë sot metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, ku pritet të parashikohen rregulla më të forta për vendet që kërkojnë të anëtarësohen në bllok dhe një debat më të gjerë se si ta bëjnë BE-në më efektive.

Komisioni Evropian do të propozojë një rregullim të procesit të zgjerimit në një përpjekje për të gjallëruar ofertat e kandidaturave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që Macron vuri veton vitin e kaluar, shkruan Bloomberg.

Franca dhe 26 anëtarët e tjerë të BE-së kanë tashmë shumë mundësi për të vënë veton ndaj procesit të pranimit që përfshin negociata të zgjatura ndër vite apo edhe dekada. Çdo shtet anëtar mund të bllokojë përparimin e një kandidati në çdo pikë të procesit.

Duke riafirmuar fokusin në “pasojat negative” dhe “kthyeshmërinë” nëse vendet kandidate tërhiqen ndaj reformave të kërkuara, Komisioni synon të sigurojë mbulim të mjaftueshëm politik për Presidentin francez Emmanuel Macron për të hequr kundërshtimin e tij në bisedimet e anëtarësimit me të dy vendet nga Ballkani Perëndimor.

Kur Macron vuri veton ndaj procesit tetorin e kaluar, ai u përball një qortim jashtëzakonisht të fortë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Lexo edhe:

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

Një zyrtar në Paris tha se qëndrimi i qeverisë franceze nuk ka ndryshuar.

“Ndërsa metodologjia e re e propozuar do të ishte e mirëseardhur, nuk do të rihapë automatikisht procesin e zgjerimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këto janë dy tema të ndryshme”, shtoi zyrtari.

Në një front tjetër të nxitur nga presidenti francez, të dërguarit e qeverisë së BE në Bruksel do të kërkojnë një qëndrim të përbashkët për “Konferencën për Ardhmërinë e Evropës” – një diskutim dy-vjeçar që synon të gjallërojë bashkimin evropian.

Mbështetësit e Macron në Bruksel thonë se presidenti francez është i vetmi udhëheqës i BE-së që shtyn bllokun – i zhytur tradicionalisht në inerci – për të diskutuar drejtimin e tij strategjik. Për kritikët, ambicia e tij është joreale dhe përçarëse dhe nuk ndihmon procesin e vendimmarrjes.

Etiketa: BEmacronzgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
Para

"Vetëm e vdekme dal që këtu"/ I nxjerrin nga hotelet, banorët kërkojnë Ramën: Të ketë turp, as bonus qeraje dhe as .... (VD)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com