• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti 2019/ Ujësjellësat, streha e militantëve. Përkeqësohet mbulimi i kostove

08:27 : 04/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Prej të paktën dy vitesh ka një theks të vazhdueshëm për një reformë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve duke tentuar për t’i bërë ndërmarrjet që janë “një gropë e zezë” në buxhet më të qëndrueshme financiarisht. Por pavarësisht se në aplikimet e tyre për rritje të tarifave ujësjellësit kanë artikuluar investime e përmirësime të treguesve, raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) tregon se rritja e tarifave është përkthyer pak apo aspak në tregues realë të përmirësuar.

Në shumicën e elementëve të marrë në analizë ujësjellësit nuk kanë bërë asnjë përparim domethënës ndërkohë që lidhur me mbulimin e kostove që është edhe kryefjalë e reformës ka pasur përkeqësim në vitin 2019 në raport me vitin 2018.

Nga analiza e treguesve kryesorë të performancës sipas ERRU vërehet se gjendja në sektor në krahasim me vitin 2018 paraqet një përkeqësim në drejtim të mbulimit të kostove direkte të O&M. Ndërkohë që treguesit e Ujit Pa të Ardhura dhe të Normës së Arkëtimit Korrente mbesin në nivele të pandryshuara. Kjo tregon se në sektor janë rritur kostot për O&M, ndërkohë që të ardhurat kanë mbetur në nivele pothuajse të njëjta.

Sipas ERRU tërmeti i nëntorit ka dhënë ndikim tek arkëtimet e dy ujësjellësve Durrës dhe Vorë të cilët kanë qenë në ulje në raport me një vit më parë. Norma e arkëtimit korrent si tregues gjatë vitit 2019 ishte 79 për qind në të njëjtin nivel të vitit 2018. “Gjatë vitit 2019 ky tregues mbetet në nivelin e vitit 2018, pra 79 %. Ndër shoqëritë me nivele mjaft të ulta të këtij treguesi (nën 60%) janë UK Kukës, UK Divjakë, UK Kavajë, UK Gjirokastër, UK Fier, UK Pustec, UK Roskovec, UK Elbasan. Shoqëritë UK Durrës dhe UK Vorë e justifikojnë uljen e këtij treguesi për shkak të tërmetit të fuqishëm të muajit nëntor” vlerëson raporti.

Edhe uji pa të ardhura si tregues për vitin 2019 ka mbetur njëlloj si në vitin 2018. Sipas ERRU raportohen në total rreth 24,350 lidhje të reja dhe një rritje e volumit të faturimit me rreth 668 mijë m3 ujë/vit. “Rritja e volumit të ujit të faturuar duhet të ishte më e konsiderueshme, por në rritjen minimalë të saj ka influencuar instalimi i 50 mijë matëseve të cilat ulin konsumin mesatar, mesatarisht për familje me 4 persona nga 18 m3/muaj që presupozon faturimi aforfe, në rreth 12m3 në muaj për familje në faturimin me matje. Shoqëritë me performancë të dobët të këtij treguesi (mbi nivelin 70% UPA) paraqiten UK Berat Kuçovë, Cërrik, Durrës Fier dhe Vlorë. Për përmirësimin e UPA reforma në sektor po zbaton plane veprimi për lidhjet e paligjshme, pajisjen 100% të konsumatorëve me matësa, si dhe instalimin e matësave në burim” thekson raporti.

Lexo edhe:

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Ujësjellësit sipas Entit vazhdojnë të shërbejnë si institucione për punësime partiake diçka e vënë re edhe në vitin 2019. Eficenca e stafit që mat edhe këtë aspekt tregon se në vitin e kaluar përmirësimi ka qenë i papërfillshëm. “’Efiçenca e Stafit’ është 5.31 punonjës për 1000 lidhje UK me një përmirësim të pa përfillshem prej 0.04%. Gjatë vitit 2019 numri i lidhjeve të ujit është rritur me rreth 24,349 lidhje dhe ai i kanalizimeve me rreth 31,582 lidhje, por nuk ka patur efekt pozitiv në përmirësimin e këtij treguesi sepse gjatë vitit 2019 në total stafi i shoqërive UK në sektor është rritur me 254 punonjës.

Në shumë shoqëri ky tregues është artificialisht i lartë për shkak të plotësimit të detyrimit ligjor të garantimit të sigurisë së veprave të ujësjellësit me personel roje. Gjithsesi shoqëritë UK janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është evidente sidomos në vitet zgjedhore siç ishte viti 2019. ERRU ka forcuar kërkesat që Shoqëritë të justifikojnë secilin pozicion të stafit të saj dhe me përshkrimin përkatës të punës” thuhet në raport.

Lidhur me kohëzgjatjen e furnizimit me ujë raporti vlerëson se ajo është përmirësuar nga 12.7 orë në 24 që ishte në 2018 në 13.2 orë që ishte në 2019. Por edhe vetë Enti për këtë tregues shprehet se ai duhet marrë me rezervë pasi ai vlerësohet apriori dhe jo në vlerësime të hollësishme sipas zonave shpërndarëse të shërbimit. /Monitor/

Etiketa: kostomilitanteujesjellesa

Lajme të lidhura

BOTA

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

21:06 : 03/08/2025
AKTUALITET

Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

16:14 : 20/06/2025
AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit

08:17 : 11/04/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron heqjen e skanerit në dogana. A favorizohet trafiku i drogës?

16:49 : 08/04/2025
Para

Debati i fortë në studio/ Ngjela përplaset me zv-ministrin: Ti je askushi, të ka sjellë Rama

TË GJITHA

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com