• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati plani i masave për bizneset e prekura nga tërmeti/ Shtyrje e pagesave të detyrimeve, përjashtim nga …

07:54 : 03/02/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një plan plan masash në ndihmë të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti. Sipas burimeve zyrtare nga Financat, ky plan përfshim masa të tilla lehtësuese si njohja në bilanc e dëmeve të mallrave dhe ndërtesave që kanë shkatërruar ose dalë jashtë funksioni si rrjedhojë e tërmetit të 26 nëntorit, shtyrja e kontrolleve për bizneset e dëmtuara, përjashtimi nga taksa e pasurisë për bizneset e dëmtuara, shtyrje e afatit të pagesës së detyrimeve, njohje e shpenzimeve për punonjësit etj. Konkretisht, masat e ndërmarrra përfshijnë:

– Njohja në bilanc e dëmeve në mallra dhe materiale;

– Njohja në bilanc e dëmeve në ndërtesa;

-Njohja në bilanc e çdo shpenzimi për rindërtim;

– Shtyrja e afatit të pagesës së detyrimeve tatimore të deklaruara në rastet kur ka pamundësi pagese;

Lexo edhe:

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

Kosovë, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 30% për bizneset

-Heqja e çdo gjobe për deklarime të vonuara për shkak të situatës;

-Shtyrja e kontrolleve të planifikuara më parë në subjektet e dëmtuara nga tërmeti;

-Përjashtimi nga pagesa e taksës mbi pasurinë për bizneset e dëmtuara;

-Pagesa me prioritet e rimbursimeve të kërkuara;

-Njohja në bilanc sidomos për industrinë fason e çdo shpenzimi të bërë për mbajtjen e fuqisë punëtore.

Burimet nga Financat thanë se po punohet për të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e këtyre masave. “Ministria e Financave dhe Administrata Fiskale janë në mbështetje të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti”, thanë burimet zyrtare.

Ky plan masash i shtohet një sërë incentivave fiskale që ka miratuar Kuvendi në ligjet tatimore apo Qeveria si Akte Normative me qëllim mbeshtetjen e të prekurve nga tërmeti i 26 nentorit ku ndër më kryesoret Financat përmendin:

Perjashtimi i ndërtimit të shtepive të reja nga TVSH
Perjashtimi i procesit të rindërtimit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
Rritja e nivelit të sponsorizimit për rastet e fatkeqësive nga 3 % në 8 % te fitimit para tatimit

Tatimet: Janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, bizneset të vetëdeklarojnë dëmet

Në ndihmë të tatimpaguesve të prekur nga termeti janë miratuar një sërë aktetsh ligjore dhe nënligjore cituar si më poshtë, gjithashtu janë në shqyrtim edhe inisiativa të tjera ligjore për këtë kategori tatimpaguesish, bënë të ditur burime zyrtare nga Tatimet.

-Akt normativ, nr. 4, datë 30.11.2019 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

-Akt normativ, nr.5, datë 30.11.2019, për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar.

-Akt normativ, nr. 6, datë 30.11.2019, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.

-Ligj, nr. 74/2019, për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 2.10.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore’, të ndryshuar.

-Udhëzim, nr. 34, datë 5.12.2019, për një ndryshim në Udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Lidhur me evidentimin dhe dokumentimin e tërësisë së të dhënave të aktivitetit tregtar të çdo tatimpaguesi përfshirë evidentimin e dëmeve, prishjeve apo nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave apo produkteve apo deklarimin e përkohshëm të pezullimit të aktivitetit, tatimet sqarojnë se, Administrata Tatimore në administrimin e taksave dhe tatimeve udhëhiqet nga parimi i nxitjes së permbushjes vullnetare dhe vetëdeklarimit të të dhënave të aktivitetit.

Çdo tatimpagues mbart detyrimin ligjor të vetëdeklarojë çdo të dhënë të lidhur me aktivitetin e tij, duke bërë me dije njëkohësisht edhe Administratën Tatimore. Në këto raste, të aplikueshme janë proçedurat standarde të deklarimit të parashikuara nga legjislacioni tatimor në fuqi, bënë të ditur për Monitor burime zyrtare të Tatimeve.

Durrësi, me dëmet më të mëdha për bizneset, në pritje të planit të masave

Tërmeti I 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta jo vetëm në ndërtesa, por edhe në biznese, ku më e prekur ishte zona e Durrësit. Krahas dëmeve në ndërtesa, bizneset u përballën dhe me probleme në fuqinë punëtore, pasi shumë punonjës nuk u paraqitën në punë. “Qindra biznese kanë dhënë pagat për punonjës që nuk janë paraqitur në punë së paku për dy javë”, tha kryetari i Dhomës së Durrësit, Alban Isteri, duke shtuar se situata është e rëndë si në popullatë, ashtu edhe në biznese. Sipërmarrjet e tregtisë dhe shërbimeve nuk po punojnë as me 30 për qind të kapacitetit, pasi Durrësi po hyn në muajin e tretë që konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Rënia e konsumit do të çojë qindra biznese në kolaps e faliment, lajmëroi ai. Isteri shpreh shqetësimin se ende qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha ditët e para pas ngjarjes së 26 nëntorit për pezullim të taksave dhe tatimeve dhe përjashtim nga gjobat për detyrimet e vonuara së paku për periudhën e emergjencës. https://www.monitor.al/harrohet-durresi-qyteti-me-demet-me-te-medha/

Durrësi arriti 9,9 % të PBB-së në Shqipëri për vitin 2017, duke kontribuar 0,40 % në terma realë për atë vit, kurse PBB për frymë prej 536 mijë lekë [për Qarkun Durrës] ishte më e ulët se mesatarja në nivel vendi. Numri i ndërmarrjeve në këtë qark ishte 12.921./Monitor/

Etiketa: bizneseTatimetermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

16:54 : 30/04/2025
BOTA

Kosovë, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 30% për bizneset

15:15 : 29/04/2025
BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
BOTA

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

13:13 : 23/04/2025
BOTA

Luftimet në Mianmar nuk “pyesin” për fatkeqësi natyrore

19:08 : 07/04/2025
BOTA

Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

11:00 : 05/04/2025
Para

Rekordi shqiptar në Gjermani/ Lejet e qëndrimit, 10 mijë persona në 2018

TË GJITHA

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025

E rëndë në Përmet/ 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

16:09 : 13/05/2025

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

16:00 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com