• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti nuk është skenë për “show”

08:02 : 01/02/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, edhe pasi kanë kaluar dy muaj, janë lehtësisht të dukshme kudo në zonat e prekura. Në Durrës, muret e rrëzuara në pallatet shumëkatëshe, apo krisje pa fund të faqeve të tëra të ndërtesave të larta, të kujtojnë në çdo moment jo vetëm atë që ndodhi, por edhe papërgjegjshmërinë e treguar me ndërtimet e reja. Në zonën e Thumanës e në dhjetëra fshatra, çadrat e ngritura përpara shtëpive të shkatërruara, nuk arrijnë të fshehin mjerimin e dhjetëra banorëve, që nën pushtetin e ftohtit, sa vjen e po u humb shpresa.

Vëmendja e medias po zbehet çdo ditë e më shumë. Edhe përfaqësues të lartë të pushtetit, që vetëm pak javë më parë zinin gjithë kohën e edicioneve informative tashmë e kanë kufizuar daljen, sa për të treguar se po punojnë, se diku po japin ndonjë çelës shtëpie, apo se po kërkojnë fonde (edhe pse për këtë të fundit nuk e dimë se sa do të arrijnë t’i mbushin mendjen donatorëve me shifra të fryra). Gjithçka duket shumë e thjeshtë, me qytetet e reja që premtohet se do të jenë shumë moderne, me qytetarët e prekur që ftohen që të aplikojnë online që të përfitojnë nga programet e rindërtimit, me miliardat, që pritet të mblidhen nga donatorët. Në skenarin virtual, rindërtimi pas tërmetit duket në rrugë të mbarë dhe madje edhe me hapa të shpejtë.

Realiteti në fakt po rezulton shumë ndryshe. Banorët e prekur nga tërmeti po ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Ata sorollaten në dyert e Bashkive dhe nuk arrijnë të marrin një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta, kur mund të fillojë procesi i rindërtimit, apo nëse banesat e tyre do të shemben, apo riparohen. Në shumë zona nuk ka filluar ende shpërndarja e bonusit të qirasë. Mos marrja e tij si dhe shtrenjtimi i qirave në nivele të papërballueshme për një familje normale, ka bërë që shumë banorë të rikthehen, ndonëse me frikë, në banesat e dëmtuara, që janë shpallur ta pabanueshme. Larg qoftë, por në këtë situatë, një tërmet tjetër, edhe në magnitudë më të ulët sesa ai i 26 nëntorit, do të kishte pasoja shumë më të rënda në jetë njerëzish!

Ekonomia ka ndalur në një prej zonave me jetësore të vendit, atë të Durrësit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit bregdetar thotë se janë lënë në harresë (shih shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Bizneset, jo vetëm që nuk po marrin lehtësitë e premtuara, por ata, paradoksalisht, në një situatë të tillë emergjence, kur kanë ndalur punën, apo kur nuk kanë punonjës, po ngarkohen me gjoba. Shteti nuk po u përgjigjet as për atë që u detyrohet, siç është rimbursimi i TVSH-së. Qyteti, i cili kontribuon me 10% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk po punon as me 30% të kapacitetit të tij.

Është normale, që një katastrofë e tillë natyrore do të ishte e vështirë të menaxhohej edhe nga qeveri në vende me demokraci më të zhvilluara, korrupsion më të ulët dhe buxhete më të mëdha në dispozicion. Për më tepër, që procesi i rindërtimit po kërkon hartimin e një kuadri tërësisht të ri ligjor, sidomos ai për ndërtimin e zonave të reja të banimit.

Lexo edhe:

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Por, kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja fatkeqe, qeveria duket se po e kap lepurin me qerre (si gjithmonë). Këtë po e dëshmojnë më të mirë fondacionet që janë bërë pjesë e procesit të rindërtimit (për parantezë ato arritën të mbledhin shumë më tepër fonde nga donacionet sesa vetë qeveria). Me më pak burokraci, ato janë të gatshme të fillojnë rindërtimin dhe madje e kanë nisur këtë proces, por për paradoks, qeveria nuk po arrin as të zbatojë ligjet që i ka miratuar vetë, si p.sh. nxjerrja e udhëzimeve për përjashtimin e ndërtimeve nga TVSH dhe taksën e infrastrukturës, apo dhe përshpejtimi i lejeve dhe përcaktimi i trojeve se ku do të ndërtohet.

Edhe vetë banorët, më së paku kanë nevojë të informohen se çfarë do të ndodhë me ta dhe të kenë të qartë një grafik kohor të procesit të rindërtimit. Të paktën për momentin kjo nuk po ndodh. Konfuzioni i ka mbërthyer të gjithë, nga Durrësi e deri në Thumanë e Laç, që ishin dhe zonat më të prekura. Ky konfuzion pastaj rezulton se sjellje të tilla si ndalimi i konsumit, apo blerjeve të mëdha (siç dëshmoi vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë), me efekt në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Duket sikur situata, – në një qeverisje që gjithnjë ka qenë e orientuar nga imazhi -, po zvarritet qëllimisht sa më afër vitit të ardhshëm elektoral për të dhënë shfaqjen e radhës me dorëzimin e çelësave vetëm pak përpara zgjedhjeve. Por, sa më shumë që humbin shpresat e njerëzve, politikanët që nuk arrijnë të përballen me fatkeqësitë natyrore mund të shikojnë besueshmërinë e tyre në popull të shkërmoqet, ashtu si pallatet difektoze, që u shkërmoqën nga tërmeti./Monitor/

Etiketa: qeveriashowtermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveri e vjetër me program të vjetër/ Ja çfarë ripremton Rama

13:14 : 17/09/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Nepal kundër korrupsionit, shkon në 72 numri i viktimave

14:52 : 14/09/2025
Para

Aksident fatal, humb jetën i riu (EMRI)

TË GJITHA

Korrupsion e shpërdorim detyre, Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për 10 zyrtarë të Transportit Rrugor

16:43 : 18/09/2025

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

16:31 : 18/09/2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025

Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin para banesës, godet me levë gruan shtatzënë e nënën e tij

16:11 : 18/09/2025

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria

15:56 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com