• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia Socialiste e Shqipërisë voton kundër kapjes politike të sistemit të drejtësisë … në Poloni

15:06 : 31/01/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ledio Braho

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), në datën 28 janar, ka vendosur që ndaj qeverisë së Polonisë të iniciojë një procedurë monitorimi në lidhje me funksionimin e parimit të shtetit të së drejtës. Në këtë mënyrë Polonia i bashkohet edhe dhjetë vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Europës, ku një ndër to është edhe Shqipëria, që po i nënshtrohen monitorimit të plotë në lidhje me zbatimin e angazhimeve dhe detyrimeve të marra përsipër si anëtarë të Këshillit të Europës.

Reforma në drejtësi në Poloni, për shkak dhe të faktit se është anëtare e Bashkimit Europian, është pasuar dhe nga një analizë e gjerë ndërkombëtare, institucionale dhe mediatike. Shpeshherë mosmarrëveshjet i janë nënshtruar dhe gjykimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë e cila i ka konstatuar një pjesë të parashikimeve ligjore si në kundërshtim me parimet themelore të Bashkimit Europian. Pavarësisht këtyre vendimmarrjeve, mazhoranca qeverisëse ka vijuar reformën sipas draftit fillestar, madje në vitin 2017 duke rrezikuar revokimin e të drejtës së votës, një mekanizëm ky që Komisioni Europian nuk e kishte zbatuar kurrë më parë. E gjithë kjo situatë vinte pikërisht për shkak të faktit se qeveria polak po përfshihej nga një rrezik serioz i cënimit të parimit të shtetit të së drejtës.

Megjithatë, pavarësisht presionit të ushtruar nga Komisioni Europian apo dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Polonia sot është rreshtuar së bashku me dhjetë shtete të tjera anëtare të Këshillit të Europës, por asnjë prej tyre anëtar i Bashkimit Europian, për shkak të faktit se ka ndërtuar një sistem drejtësie që bie ndesh me parimet e funksionimit të institucioneve demokratike dhe ngërçi më i madh është ai i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndër konkluzionet e saj përmbante dhe sa vijon:

Lexo edhe:

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

“Fokusi kryesor i autoriteteve polake që nga ardhja në pushtet e koalicionit aktual qeverisës në vitin 2015, ka qenë një program shumë i gjerë, ambicioz dhe gjithashtu kontrovers i reformimit të gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. Qëllimi i këtyre reformave ishte adresimi i pakënaqësisë në rritje të popullit polak me mangësitë e sistemit të drejtësisë polake, i cili ka qenë dhe pjesa kryesore e programit zgjedhor të partisë në pushtet. Një objektiv i dytë i deklaruar i autoriteteve ishte adresimi i mungesës së përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të gjyqësorit polak, si rezultat i asaj që konsiderohej si strukturë qeverisjeje korruptive, korporative dhe vetë-shërbyese e gjyqësorit. Në të njëjtën kohë, autoritetet e sapozgjedhura e panë gjyqësorin si zgjatim të ish autoriteteve, tani në opozitë, që do të përdorin sistemin e drejtësisë për të dëmtuar dhe sabotuar axhendën e përgjithshme të reformave të autoriteteve të zgjedhura rishtazi. Prandaj, është e pamohueshme që, nën pretekstin e vullnetit për të depolitizuar institucionet shtetërore, një nga objektivat kryesore të programit të reformës në drejtësi ishte që gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë të vendoseshin nën kontrollin e shumicës së sapozgjedhur në pushtet”.

Për këdo qytetar shqiptar që ka ndjekur sadopak ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, mjafton që të lexojë konkluzionin e mësipërm për të kuptuar se ajo se çka po ndodh në vend është një dejavu e reformës në drejtësi në Poloni. Ajo çka e bën edhe më intiguese këtë dejavu është se dhe në Poloni mazhoranca ka përdorur mekanizmat e saj ekstraligjorë për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, emërime të reja në këto gjykata dhe organet e qeverisjes së drejtësisë, rezoluta parlamentare, pengesa për botimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, procedura në lidhje me betimin e gjyqtarëve, mosrespektim të opinioneve të Komisionit të Venecias etj..

Por gjithsesi, rasti i Polonisë mbetet i ndryshëm nga ai i Shqipërisë.

Polonia duke qenë vend anëtar i Bashkimit Europian është edhe nën juridiskionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, por edhe të organeve të Bashkimit Europian, çka e bën më të vështirë kapjen e pushtetit të drejtësisë pavarësisht vullnetit të mazhorancës qeverisëse për ta çuar deri në fund reformën ashtu si është konceptuar nga ajo vetë. Në Shqipëri, gjykata kompetente për konstatimin e cënimit të parimit të shtetit të së drejtës, është Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë është jofunksionale prej vitesh. Është pikërisht kjo gjykatë që pas një lufte të gjatë mes mazhorancës qeverisëse që synoi kapjen e saj në mënyrë antikushtetuese dhe Presidentit të Republikës që tentoi të ruajë balancën kushtetuese në lidhje me përbërjen e kësaj gjykate, është sot në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias që megjithatë mbetet jodetyrues për t’u zbatuar.

Në Poloni “reforma” nisi me kapjen e Gjykatës Kushtetuese që dhe atje si në Shqipëri është kompetente për gjykimin e kushtetuetshmërisë së ligjeve. Më tej u vijua me shkarkimin e rreth 130 kryetarëve dhe nënkryetarëve të gjykatave të shkallëve të para. Në vijim u piketua Këshilli Kombëtar Gjyqësor si organi që kryente emërimet në Gjykatën e Lartë. Pikërisht ky është dhe momenti që ndërhyri Gjykata Europiane e Drejtësisë duke i konsideruar këto ndërhyrje ligjore si në kusndërshtim me parimet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Në Shqipëri, saga e shkatërrimit të institucioneve të drejtësisë nisi në mënyrë të menjëhershme, megjithatë, ato që ranë më parë ishin Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, fakt ky që solli një kolaps total të institucioneve kushtetuese në vend që vazhdon ende edhe sot. Pikërisht këtu konstatohet dhe thelbi i ndryshimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, pasi nëse në këtë të fundit ishte ndërhyrja e Gjykatës Europiane të Drejtësisë që ndali revanshin e kapjes politikisht të sistemit të drejtësisë duke i konsideruar këto ndëryrje ligjore/institucionale si në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, në rastin e Shqipërisë nuk ka mbetur më asnjë “rojtar” për të mbrojtur “rojtarin” e Kushtetutës.

Aspekt tjetër dallues që është thelbësor në kapjen e sistemeve të drejtësisë të Polonisë dhe Shëipërisë është se nëse në të parën kanë qenë institucionet e Bashkimit Eruopian ato që kanë tentuar të pengojnë këtë kapje, në rastin e Shqipërisë kanë qenë ambasadorë të këtyre vendeve që kanë trumbetuar “suksesin” e një reforme që nuk po arrin të rindërtojë si një Fenix një sistem drejtësie të ri nga hiri i atij të vjetrit.

Është fakt tashmë që opinionet e Komisionit të Venecias përdoren thjesht për konsum politik të brendshëm sepse nga mazhoranca aktuale është i papranueshëm çdo opinion i ndryshëm nga ai që shkon drejt kapjes absolute të sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, ndryshimi thelbësor mes Polonisë dhe Shqipërisë në luftën kundër kapjes së sistemit të drejtësisë, është se nëse në Poloni ende vijohet të luftohet për pavarësinë e pushtetit gjyqësor sidomos nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët, në Shqipëri janë konformuar të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë mundësi ndikimi në këtë gur themeli të funksionimit të demokracisë. Shkarkimet dhe emërimet e reja tashmë po pasohen vetëm nga heshtja dhe pritja… – por si për ironi rezoluta e mësipërme kundër cënimit të shtetit të së drejtës në Poloni është votuar edhe nga dy deputetë shqiptarë të mazhorancës qeverisëse (Ervin Bushati dhe Klotilda Ferhati) si përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndoshta atë që nuk e bëjnë dot për Shqipërinë, e bënë për Poloninë…

Etiketa: ledio braho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

15:42 : 11/03/2025
AKTUALITET

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:24 : 31/10/2024
AKTUALITET

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

14:37 : 09/10/2024
AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

20:39 : 28/09/2024
AKTUALITET

“Dosja është unike, nuk ka asnjë provë”/ Avokati i Salianjit: Nuk ka “kallëzim të rremë” pa kallëzim

22:53 : 27/09/2024
AKTUALITET

Avokati i Salianjit: Vendim politik, do të dërgohet që sot në burgun e Fierit

19:03 : 27/09/2024
Para

Përflitej për ndarje, Çiljeta prezanton kunatën (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tifozët e Milanit humbasin durimin, “Curva Sud”: Të dielën ju lëmë vetëm, me turpin tuaj!

16:20 : 15/05/2025

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

16:19 : 15/05/2025

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

16:09 : 15/05/2025

Sherri me grushta brenda KZAZ 30, KQZ shkarkon vëzhguesit

16:05 : 15/05/2025

Zjarr në një depo kimikatesh në Spanjë, 80,000 banorë izolohen për shkak të tymit toksik

15:58 : 15/05/2025

As Vjosa Osmani nuk ‘zhbllokon ngërçin’ politik për konstituimin e Kuvendit

15:55 : 15/05/2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë godet Turqinë

15:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com