Denoncimi ‘bombë’/ Kryetarit të Bashkisë i djegin makinën, policia hesht! Emri (Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të fortë, ku tregon se shteti në Shqipëri është kapur totalisht nga krimi dhe nuk ofron më siguri për jetën e qytetarëve.

Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari  cili ka treguar me foto aktin mafioz që është bërë ndaj kryetarit të bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku, ndërkohë që policia nuk ka bërë asnjë reagim.

Sipas qytetarit mbrëmjen e kaluar është djegur makina e kreut të bashksë së Peqinit, por për këtë rast policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, pasi vetë shefi i komisariatit është më shumë i interesuar të arrestojë qytetarët që ndërtojnë gardhe pa leje.

LEXO EDHE  Vodhën 84 mijë euro/ Si i manipulonin kartat bankare nëna me të bijën në Durrës

Ndërsa Berisha e ka cilësuar këtë akti si një veprim të mafies kundër mafies.

Ja postimi i Berishës:

Mafia godet mafien!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.mbrem eshte djegur makina e kryetarit bashkis peqin ne mes te qytetetit nderkoh shefi i krimeve te peqinit shetit neper fshatra per te kapur gardhet e fshatareve per ti mar lek. Ne foto eshte makina e djegur e kryetarit.