• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga trafiku i drogës te atentati për borxhet/ E kaluara e të “padukshmit”, në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës

15:32 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Altin Hajri, në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, i cili më pas u vra, është një person i njohur jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por edhe atë italiane.

Problemet ligjore të e Altin Hajrit me ligjin nisin gati një dekadë më parë. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Altin Hajri është pronari i resorit “Golden Kompleks” në Xhafzotaj, tanimë i vënë nën sekuestro, sipas raportimeve në media.

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat e implikuar me ngjarjen, pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz më 17 Janar, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të Altin Hajrit. Po nga veprimet hetimore, rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Kompleksi “Golden” ku do mbahej peng Prenga

ATENTATI

Lexo edhe:

Rrëmbimi i Jan Prengës/ SPAK paraqet në gjykatë bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë për rrëmbimin e Jan Prengës

Në 6 Maj 2019, Altin Hajri rezulton se është dënuar në mungesë me 7 vite burgim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi u apelua nga mbrojtja dhe Apeli i Durrësit e shpalli të pafajshëm Hajrin për dy akuzat që u shpall fajtor në shkallë të parë, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Dispozitivi i vendimit të Apelit Durrës

Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë: i pandehuri Altin Hajri i ka kryer veprat penale për të cilat është akuzuar. Nga provat e administruara në gjykim rezulton tërësisht e provuar se më date 24.12.2017, rreth orës 16:00 i pandehuri Altin Hajri ka tentuar të vrase me një pistolete te kalibrit 9 mm para derës se banesës së tij bashkëfshatarin e tij shtetasin M.M., duke qëlluar dy herë në drejtim të tij në drejtim të pjesë së kraharorit të trupit dhe me një herë duke shtënë pasi mjeti është larguar.

Në kushtet kur shtetasi M.B. është spostuar duke u mbështetur pas në sediljen e mjetit plumbi ka prekur dhe dëmtuar xhupin e tij ne anën e majtë të kraharorit dhe ne pjesën e xhepit të anës së majtë të kraharorit dhe me pas me plage tejshpuese ka plagosur këtë të fundit në krahun e majte.

Ngjarja rezulton se ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit për shkak të detyrimeve të prapambetura që i pandehuri i detyrohej viktimës i cili kishte punuar si hidraulik pre rreth 1 vit e 6 muaj në ambientet e lokalit të tij Golden në Pjezë, Shijak, Durrës.

Gjykata vëren se deklarimet që kanë dhënë në hetime paraprake viktima e veprës penale M.B. dhe djali i tij M.B. janë të sakta dhe përputhen me të gjitha provat e marra në momentet e para kur ka ndodhur ngjarja si këqyrja e automjetit në pronësi të viktimës; gjetja prej tij e gëzhojës së fishekut dhe dorëzimi pranë policisë gjyqësore; sekuestrimi i xhupit; evidentimit të faktorëve plotësuese të qitjes dhe aktet e ekspertimit të realizuara si mjekoligjore, teknik balistik dhe teknik të teshave.

Dispozitivi i vendimit të Gjykatës Durrës

TRAFIKU I DROGËS

Në tetor 2015, në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

https://www.youtube.com/watch?v=02aTl8a4PFY

Më vonë, si të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Altin Hajri, u arrestua nga grupi i gatshëm dhe forca operacionale të policisë së qarkut Durrës më datë 26 janar 2017, në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane. Mbetet e paqartë se si më pas është lënë i lirë.

Altin Hajri, bashkë me të vëllain Emiljan, u akuzuan si drejtuesit e grupit të trafikut.

Në raportimet e mediave italiane, Altin Hajri cilësohej si një drejtues shumë i zgjuar, karizmatik dhe njëkohësisht ‘i padukshëm’ për aktivitetet hetimore. Ai dyshohet se drejtonte organizatën nga Shqipëria. Është raportuar se kurrë nuk ka lejuar që zëri i tij të dëgjohej në telefon, mbante marrëdhënie me blerësit vetëm përmes të deleguarve të tij ose i takonte ata personalisht nëse shkonin në Shqipëri. “Si drejtuesi bandës, impononte frikë, respekt dhe vlerësim”, shkruhet në një artikull nga një media italiane, publikuar në vitin 2015.

SHERRI ME POLICËT

Më herët në vitin 2010, është dënuar me gjykim të shkurtuar për veprën penale “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës” me 140.000 lekë (të reja) gjobë.

Faksimile e vendimit

Sipas vendimit të Gjykatës: i pandehuri Altin Hajri, më datë 06.03.2010 rreth orës 21.30, bashkë me një shokun e tij, shtetasin D.T. ka shkuar në një lokal që ndodhet në lagjen Nr.1 të qytetit Durrës.

I pandehuri në lokal është takuar edhe me dy vajza dhe kanë konsumuar pije alkolike “Xhek”, deri rreth orës 02.00 të datës 07.03.2010. Më pas, i pandehuri Altin Hajri bashkë me shtetasin D.T. dhe dy vajzat janë çuar për të dalë nga lokali. Në këtë kohë ai është konfliktuar me disa persona të tjerë, djem që ndodheshin në lokal dhe në lokal është krijuar rrëmujë. Për të neutralizuar konfliktin kanë ndërhyrë persona të tjerë dhe i kanë ndarë.

Nga materialet e fashikullit hetimor të dërguara për gjykim, del që për konfliktin e ndodhur në lokal është njoftuar salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Tek lokali kanë shkuar punonjësit e policisë A.I., A.K., A.K., etj, që kanë kërkuar ndihmën e grupit të gatshëm, i përbërë nga punonjësit e policisë H.G., A.H. dhe E.B.

Altin Hajri

Rezulton që tek lokali në lagjen Nr.1 të qytetit Durrës, ka shkuar dhe grupi i gatshëm i policisë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të shoqëruar personat përgjegjës.

Punonjësi i policisë H.G. i është afruar të pandehurit Altin Hajri dhe i ka kërkuar që të shkonte me ta në Komisariatin e Policisë për të sqaruar shkaqet e konfliktit. I pandehuri Altin Hajri që ishte i dëmtuar në hundë gjatë konfliktit të ndodhur, ka kundërshtuar punonjësit e policisë që ishin duke kryer detyrën.

Ai i ka sharë dhe fyer punonjësit e policisë H.G., A.H., E.B. dhe punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin në vendin e konfliktit.

Në këto rrethana ka ndërhyrë punonjësi i policisë H.G. ,që e ka kapur për krahu të pandehurin, duke i thënë që duhet të shkonte në Komisariatin e Policisë. Meqënëse i pandehuri Altin Hajri kundërshtonte me veprime, duke tentuar për tu shkëputur e të largohej, në ndihmë të kolegut të tyre kanë shkuar, agjenti i krimeve E.B. dhe punonjësi i policisë A.H.

Ata kanë mundur të fusin të pandehurin Altin Hajri në automjetin (furgonin) e policisë dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.

Nga provat e grumbulluara në hetim del se edhe gjatë shoqërimit në polici, në automjetin e policisë, i pandehuri Altin Hajri ka vazhduar të shajë, fyejë dhe ofendojë punonjësit e policisë së rendit publik, gjatë kohës që ishin duke kryer detyrën sipas ligjit.

Punonjësi i policisë H.G. si dhe punonjësit e tjerë të policisë kanë bërë raportet e shërbimit, duke kërkuar ndjekjen penale të pandehurit Altin Hajri.

/BN/

LEXO EDHE:

Mjeshtri i arratisjeve dhe bosi i kokainës/ Kush është Dritani, i dyshuari se porositi pengmarrjen e Prengës

Etiketa: Altin Hajri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbimi i Jan Prengës/ SPAK paraqet në gjykatë bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit

12:37 : 30/04/2025
Në foto: Dritan Rexhepi alias Gramoz Rexhepi
AKTUALITET

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë për rrëmbimin e Jan Prengës

13:23 : 18/04/2025
AKTUALITET

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, shtyhen me 3 muaj hetimet për Jurgis Çyrbjan

14:48 : 17/04/2025
AKTUALITET

S’kanë ardhur përgjigjet e letër-porosive, SPAK kërkon shtyrjen me 3 muaj të hetimeve për Çyrbjan

13:01 : 15/04/2025
AKTUALITET

“E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja

13:25 : 04/04/2025
AKTUALITET

Leja për pallat e firmosur nga Rama për partneren e Altin Hajrit, gazetari: Po nxiton të mbyllë ca punë të ndyra

22:00 : 02/04/2025
Para

VIDEO/ Viktima e 26 nëntorit, Basha: Krim shtetëror, ata jetonin në banesa të dëmtuara

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com