Skandal/ Kryebashkiaku rilindas detyron punonjësit që t’i japin tenderin prefektit të Vlorës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal, ku tregon se si rilindja në pushtet po kërkon të marrë çdo tender dhe çdo taksë të qytetarëve.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar denoncimin e një juristi në Bashkinë e Vlorës, i cili tregon se si kryebashkiaku Dritan Leli ju bën presion që tenderin për ruajtjen e bashkisë ta fitojë kompania që drejtohet nga gruaja e prefektit Flamur Mamaj.

Ja postimi i Berishës:

Denoncon marrjen e tenderit te bashkise nga prefekti i VLORES

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor Berisha!

Ju uroj nje vit te mbare. Jam nje jurist ne bashkine e vlores dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim. Qeveria shqiptare ka nxjerr nje VKM qe te gjitha sherbimet e ruajtjes se institucioneve do t’i marre shoqeria Illyrian Guard, deri ketu jemi ne rregull, pasi nuk dua te futem me shume ne qellimet e erreta te saj. Problemi im dhe i kolegeve te mij eshte qe kemi mbi nje muaj qe jemi ne stres dhe nen presionin e kryetarit te bashkise Dritan Leli, i cili na kerkon me cdo kusht qe tenderin e rojeve te bashkise ta marre kompania F.P. Mamaj, qe eshte kompania e prefektit Flamur Mamaj. Kete kompani tani e administron gruaja e prefektit. Ai na thot zgjidheni si te doni, tenderin duhet ta marre patjeter Flamuri. Tenderi eshte 1 miliard leke dhe Dritan Leli kerkon qe keto leke tja jap Flamur Mamaj sepse i ndajne bashke. Jemi ne nje stres te madh, pasi nuk dime si te veprojme ne kete rast, pasi VKM-ja e thot qarte qe kete sherbim duhet ta marre sh.a. Illyrian Guard qe eshte kompani shteterore.

Ju lutem denoncojeni kete afere te turpshme!

Respekte per ju!

 

LEXO EDHE  Koronavirusi, Task Force dyfishon masat në kufi/ Apeli për qytetarët