• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ligji i censurës”/ Ish-deputetja: U miratua pasi Ramës s’i ka mbetur më asnjë gjethe për të fshehur skandalet

10:58 : 19/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku ka reaguar në lidhje me ligjin e censurës së medias nga qeveria që u miratua ditën e djeshme në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ulqinaku shprehte se kryeministri Edi Rama e bëri këtë beprim pasi s’i ka mbetur asnjë gjethe pas së cilës të fshihet për të mbuluar skandalet e panumërta dhe krimet monstruoze në kurriz të shqiptarëve, kur në sytë e të gjithëve është qartazi kryeministri më i dështuar dhe më i inkriminuar e korruptuar në histori.

“Me këtë ligj që miratuan si paketa antishpifje, mendoj se u ka hequr një “merak” atyre që dyshonin sado pak, se me këtë kryeministër jo vetëm që nuk çelen dyert e Europës, por ky dhe banda e tij janë më të interesuarit për të na mbajtur sa më larg nga ajo.” – shkruan -ish-deputetja Ulqinaku në Facebook.

Në fund postimin e saj e mbyll se: “historia është një mesuese e mirë, por shpresoj që ne, shqiptarët, të mos jemi nxënës të këqinj. Duhet të na mjaftojë që kemi humbur kaq shumë kohë në diktaturën e etërve, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve”.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

Shqipëria vuajti dhe e pagoi shumë shtrenjtë diktaturën e etërve.
Unë besoj se kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime që të reagojmë në kohë, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve!

Kur paralajmëroi “nuk keni parë gjë akoma”, menduam që po planifikonte në mendjen e tij të errët shumë gjëra të mbrapshta, por askujt s’i shkoi në mendje se do të mbërrinte deri në një pikë të tillë sa të miratonte një paketë ligjore kundër fjalës së lirë.

Tek e shihja sesi cakërryente sytë e kërcente në foltoren e Parlamentit duke iu hakërryer gjithkujt‭ ‬për t’i mbyllur gojën, ndërkohë e gjithë tufa aty brenda e shihnin me adhurim, pashë që kjo ishte një nga ditët më të zeza në historinë e demokracisë për vendin.
…dhe me të vertetë “skishim parë asgjë akoma”.

Eshtë e tmerrshme të shikosh Kryeministrin e vendit tënd që gjeneron energji të pafundme negative për të shkatërruar vendin që duhet ta qeverisë. E kanabizoi, e shndrroi në një shtet bandash e bazë të krimit organizuar; me nje pasion të çmendur iu lëshua votës së lirë derisa e pushkatoi e zhduku edhe si nocion lirinë e votes; përzuri gjysmën e shqiptarëve nga atdheu i tyre; tani atyre që kanë ngelur këtu, ky palo kryeministër, ka vendosur t’u vrasë edhe fjalën e lirë.
Tashmë, kur nuk i ka mbetur asnjë gjethe pas së cilës të fshihet për të mbuluar skandalet e panumërta dhe krimet monstruoze në kurriz të shqiptarëve, kur në sytë e të gjithëve është qartazi kryeministri më i dështuar dhe më i inkriminuar e korruptuar në histori, kur brekushet, e veshjet prej kllouni, bashkë me batutat bajate e vulgare nuk po bëjnë më efekt, pikërisht tani kërkon të frikësojë e të shantazhojë çdo media që ende nuk ka arritur ta ketë nën tutelën e tij. Është fisheku i fundit që i ka mbetur, sepse nuk mundet më të luftojë me të vërtetën. Është lëvizja më dëshpëruese e tij, ashtu siç ka qenë për të gjithë diktatorët që kanë marrë përsipër të ndalojnë fjalën e lirë.
E sheh se e vërteta e ka mundur!
Fjalën e lirë nuk mundi ta frenojë as me investimin më të madh të qeverisjes së tij, propagandën, duke filluar me ERTV (shpikja më perverse) dhe radhën e gjatë të televizioneve e portaleve që u bënë pjesë e kazanit qeveritar mediatik.
Tani me këtë ligj që miratuan si paketa antishpifje, mendoj se u ka hequr një “merak” atyre që dyshonin sado pak tek ajo çfarë ne kemi thënë që në fillim, se me këtë kryeministër jo vetëm që nuk çelen dyert e Europës, por ky dhe banda e tij janë më të interesuarit për të na mbajtur sa më larg nga ajo.

I mbetet në dorë shqiptarëve sesi do të reagojnë ndaj rikthimit të “nenit 55”, për agjitacion e propagandë,.”.
Thonë që historia është një mesuese e mirë, por shpresoj që ne, shqiptarët, të mos jemi nxënës të këqinj.
Duhet të na mjaftojë që kemi humbur kaq shumë kohë në diktaturën e etërve, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve.

Etiketa: fjalaIzmira Ulqinakuliriamedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

15:56 : 05/08/2025
AKTUALITET

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

15:56 : 30/07/2025
AKTUALITET

Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media

17:27 : 29/07/2025
AKTUALITET

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

17:22 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
Para

I ndaluar në Francë? Ish-ministri i “Rama 1”: Të hetohet kryeministri Edi Rama

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com