Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, ka folur sot në studion e Oraneës, për raportet me kreun demokrat Lulzim Basha, por ka treguar marrëdhënien që ka pasur me Romana Vlahutin, ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë.
Kryemadhi tha se Edi Rama ëndërron që raportet mes PD dhe LSI të jenë të ngurta. “Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuar Lulzim Bashën me dosjen që ia ka mbyllur Ëngjëll Agaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Rama me Lulzim Bashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, ajo ka rrëfyer edhe detaje nga biseda që ka pasur me Vlahutin, në kohën që ajo ishte ambasadore e BE-së në Tiranë.
“Erdhi Romana Vlahutin më lutej për të votuar ligjin për magjistratët dhe thonte fusni dhe ju çfarë keni emrat tuaj në ligjin e magjistratëve. Pse ligji i magjistratëve dhe lista e magjistratëve bëhet me dëshirat e kryetarëve të partive politike apo bëhet që duhet të hyjë në listë ai që i takon për të hyrë. Mua nuk më blen dot me emra se unë nuk kam çfarë të vë, as magjistratë, as prokurorë, as gjyqtarë, as ministra dhe as drejtorë”, tha ajo.
-Ka një perceptim për një marrëdhënie të ngurtë të LSI me PD.
Absolutisht fare. Këto janë ëndërrimet e Edi Ramës që thotë që e ka shantazhuar Lulzim Bashën me dosjen që ia ka mbyllur Ëngjëll Agaci te Prokuroria e Tiranës. Në qoftë se do takohej Edi Rama me Lulzim Bashën për ta shantazhuar atë, nuk do ta bënte publike, por do ta mbante të fshehur. Në momentin që Edi Rama hedh romuze dhe hedh thashetheme nëpër tavolinat e mediave, do të thotë që Lulzim Basha i ka ngritur murin kinez Edi Ramës në komunikim dhe për këtë të jeni të bindur, dhe po jua them që këtu nuk është çështje individësh as statusi politik, as i Edi Ramës, as i Lulzim Bas…
-Znj. Kryemadhi nuk ka një ndikim kundra pedal të Ilir Metës dhe të Sali Berishës respiktivisht të Partisë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste Për Integrim si dy ish lidera pra për këtë marrëdhënië dhe për këtë formë si po ndërtohet ky koalicon.
Shiko ne kemi këndvështrime të ndryshmë të paktën unë personalisht nuk flas dot për z.Berisha dhe z.Basha por flas vetëm për veten time dhe z.Meta. Kemi këndvështrime të ndryshme për sa i përket drejtimit të LSI, kemi debate, sigurisht që z.Meta është stabilokrat, është shtetar, i pëlqen që ne të ishim pjesë e institucioneve. Por edhe unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të ma kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se Romana Vlahutin është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar.
-Nuk u kundërshtua në atë kohë.
Nuk u kundërshtua se kush të linte, të isha unë kryetare e partisë në atë kohë e të shikoje ti Romana Vlahutinin siç ja kam thënë nëpër tavolina. Se erdhi Romana Vlahutin më lutej për të votuar ligjin për magjistratët dhe thonte fusni dhe ju çfarë keni emrat tuaj në ligjin e magjistratëve. Pse ligji i magjistratëve dhe lista e magjistratëve bëhet me dëshirat e kryetarëve të partive politike apo bëhet që duhet të hyjë në listë ai që i takon për të hyrë. Mua nuk më blen dot me emra se unë nuk kam çfarë të vë, as magjistratë, as prokurorë, as gjyqtarë, as ministra dhe as drejtorë. Nuk kam unë kë vë, dhe nuk kam për të vënë asnjë nga familja ime. Por ama sot më ktheni Gjykatën Kushtetuese dhe shiheni ju kthehet apo nuk kthehet opozita në Parlament.
-Znj. Kryemadhi një pyetje të fundit për të gjitha këto që ju thatë, në janar presim që opozita të jetë sërish në rrugë.
Unë di të them që nuk ka nevojë që të jetë opozita në rrugë, opozita duhet të jetë në çdo shtëpi të shqiptarëve. Dhe atëherë kur nuk do ti presim mëndja Edi Ramës atëherë do të shpërthejnë shqiptarët dhe jo opozita. Nuk ka më opozitë, ka shqiptarë kundër Edi Ramës. Opozita është bërë njësh me shqiptarët, me djegien e mandatëve dhe me distancimin përfundimtar të çdo marrëveshje underground nën petkun e pazareve politike, shqiptarët kanë sot opozitën të shkrirë njësh me ta. Çdo shqiptar është opozitë dhe çdo opozitar është shqiptar dhe është beteja midis shqiptarëve dhe Edi Ramës, nuk është më betejë midis opozitës dhe Edi Ramës.