• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK/ Si u përmbys pikëzimi dhe si u ndanë votat për 3 kandidatët

18:29 : 19/12/2019
në AKTUALITET, VETTING

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë të enjten një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Kraja mori votat e 6 nga 11 anëtarëve të KLP-së, ndërkohë që rivali tjetër në garë, Altin Dumani siguroi votat e 4 anëtarëve. Edvin Kondili, i treti në listë siguroi vetëm votën e kryetarit të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Për Arben Krajën votuan pro gjashtë anëtarët e KLP-së: Sandër Beci, Vatë Staka, Kostaq Beluri, Bujar Sheshi, Nurihan Seiti dhe nënkryetari i Këshillit, Alfred Balla. KLP njoftoi se anëtarët që votuan pro Krajës e shpjeguan vlerësimin e tyre me prevalimin e eksperiencës së tij në drejtimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Altin Dumani, i cili mori në një proces të mëparshëm vlerësimi pikët më të larta për aftësitë profesionale dhe kontributin në sistemin e drejtësisë, arriti të sigurojë votat e Arben Dollapajt, Besnik Canit, Tartar Bazajt dhe Esmeralda Camit. Për shkak të kryesimit të listës së dalë në korrik 2019 nga KLP, Dumani konsiderohej pretendenti kryesor për postin.

Arben Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit. Kraja njihet për hetimin e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në dosjen e rrugës “Durrës-Kukës”, e cila u mbyll me procedurë nga Gjykata e Lartë në vitin 2009.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme është drejtuesi administrativ i SPAK dhe ka për kompetencë që t’u caktojë çështjet prokurorëve, bazuar në specializimin e tyre. Ai koordinon punën me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe ka një luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mëngjesin e të enjtes, tetë prokurorët e SPAK kryen betimin në Presidencë, ndërsa në Këshillin e Lartë Gjyqësor u vendos ngritja e Gjykatave të Posaçme të Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit.

Shtetet e Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit Europian përshëndetën ngritjen e strukturës së posaçme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një hap të rëndësishëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm,” deklaroi përmes një mesazhi në Facebook ambasada e SHBA në Tiranë, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur për SPAK.

“Tetë prokurorët e SPAK janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi,” deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Ngritja e SPAK u mbështet edhe nga Partia Demokoratike në opozitë.

“Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar,” thuhet në deklaratën e PD. /BIRN/

Etiketa: drejtuesi i SPAKklpspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Tërmeti/ Ja çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com