• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja ‘Geron Xhafaj’/ Avokati Braho: Pse vendimi i Gjykatës është i bazuar vetëm në dyshimet e Prokurorisë

12:25 : 19/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Avokati Ledio Braho shpjegon se pse vendimi i gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni për çështjen “Geron Xhafaj” u dha i bazuar vetëm në  dyshimet e prokurorisë.

Në studion e televizionit “EuroNews”, avokati i ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 muaj burgim, tha se “prova realisht prokuroria nuk ka, pra asnjë nga dyshimet e prokurorisë nuk mundet që të shkojë në favor të akuzës”.

Braho tregon se si nga mbrojtja është rrëzuar pretendimi i Fredi Alizotit, se ka marrë 200 mijë euro për të imituar zërin e Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, në audio-përgjimin me Albert Veliun.

Avokati e cilësoi të “ndikuar politikisht” vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa paralajmëroi apelim të çështjes.

INTERVISTA

Lexo edhe:

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

Gazetarja: Cilat janë arsyet që ju shtyn ju të deklaroni që ky vendim i gjykatës ishte i padrejtë dhe politik?

Ledio Braho (Avokati i ish-deputetit Ervin Salianji): Atëherë, ne gjatë gjithë procesit, që është një proces që ne vetëm në gjykatë të Shkallës së Parë na ka zgjatur rreth tetë muaj, ku javë për javë kemi bërë seanca me dëshmitarë, prova, kemi dëgjuar përgjimet, është analizuar akti i ekspertimit, sepse është një dosje shumë voluminoze për shkak të rrethanave në të cilat pretendohet nga Prokuroria se është kryer ngjarja. Po ashtu, e kundërta ka të bëjë me veprën, sepse është vepër kallëzimi i rremë që është maksimumi 5 vite burgim, pra mund të dënohet me gjobë ose burgim. Ajo se ç’ka ne kemi paraqitur gjatë gjithë periudhës së gjykimit, por sidomos dje që bëmë dhe një pasqyrim të të gjithë procesit ka të bëjë me faktin që asnjë nga dyshimet e prokurorisë, sepse prova realisht prokuroria nuk ka, pra asnjë nga dyshimet e prokurorisë nuk mundet që të shkojë në favor të akuzës. Kjo është e gjithë situata, për çdo provë që është në dosje  ne kemi argumentuar të kundërtën, po me provat e prokurorisë dhe kjo vihet re sidomos me dëshminë e Fredi Alizotit, sepse e gjithë dëshmia mbështetet te dëshmia e Fredi Aliztotit.

Gazetarja: Po, ai ka një akuzë konkrete që thotë se më janë premtuar 200 mijë euro?

Avokati: Po, dhe jep edhe momentin se si ka kryer audio-përgjimin duke qenë ky në rolin e Agron Geron Xhafës. Gjithë dëshminë e tij ne me prova shkencore, me tabulate, me aktin e ekspertimit dhe me deklarimet e vet tij, sepse ka shumë kundërthënie në deklarimet si dëshmitar dhe njëkohësisht si i pandehur, kemi rrëzuar dje gjithë akuzën e prokurorisë, por gjykata çuditërisht pasi kaluan rreth katër orë e gjysmë konkluzionet përfundimtare nga gjithë avokatët, për 25 minuta  erdhi dhe lexoi një vendim të shkruar në 6 faqe, është vendim i përmbledhur, sepse vendimi i arsyetuar i plotë nuk ka dalë ende, por kjo ishte e gjithë situata.

Gazetarja: Cilat janë hapat që do të ndiqni në vazhdim?

Avokati: Patjetër ne do bëjmë një ankim në gjykatën e Apelit si fillim dhe sigurisht presim që gjykata e Apelit që është dhe me 3 gjyqtarë, është më e vështira e cila do të vihet në presionin e vetingut apo në kapje politike siç u vu gjykata e Shkallës Parë apo dhe Prokuroria. Presim një gjykim më normal dhe një gjykim të drejtë në gjykatën e apelit. Ne normalisht kemi dhe një sërë vendimesh të ndërmjetme që janë rrëzuar përgjatë procesit gjyqësor në shkallën e parë, një pjesë e të cilave kanë të bëjnë edhe me kërkesën për përjashtim që kemi bërë për gjyqtarin e çështjes, kërkesa që nuk janë gjykuar dhe janë konsideruar që s’duhet të gjykohen nga kolegë në gjykatën e Shkallës Parë për të cilët kemi bërë akuzë në gjykatë të lartë, por Gjykata e Lartë për shkak të mos funksionimit nuk është shprehur. Pra ky proces ka dy mundësi për ne, ose pafajësi në gjykatën e Apelit ose çështja do të kthehet patjetër për gjykim sërish në gjykatën e Shkallës së Parë në mënyrë që të behët dhe të kemi një proces të rregullt ligjor.

Gazetarja: Pra, deri atëherë zoti Salianji do të jetë në gjendje të lirë?

Avokati: Po patjetër, është në gjendje të lirë, konsiderohet i pafajshëm  deri në momentin që nuk ka një vendim të formës së prerë.

/Boldnews.al/

Etiketa: ledio braho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzimi i rekursit, avokati i Salianjit: Shkeljet janë të panumërta, betejën e vijojmë në Kushtetuese

15:42 : 11/03/2025
AKTUALITET

Apeli tejkalon afatin, Salianji ripërsërit kërkesën për zbardhjen e vendimit

11:24 : 31/10/2024
AKTUALITET

“Nga Gjykata e Lartë presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

14:37 : 09/10/2024
AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë me Salianjin? Avokati Braho flet për rekursin dhe hapat e rradhës

20:39 : 28/09/2024
AKTUALITET

“Dosja është unike, nuk ka asnjë provë”/ Avokati i Salianjit: Nuk ka “kallëzim të rremë” pa kallëzim

22:53 : 27/09/2024
AKTUALITET

Avokati i Salianjit: Vendim politik, do të dërgohet që sot në burgun e Fierit

19:03 : 27/09/2024
Para

Rudina Hajdari: Kush vjedh vota, në burg/ A do futet në garë me parti të re? Ja përgjigjia e saj

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com