• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kush është pika ime e dobët”/ Altin Dumani prezanton platformën për drejtimin e SPAK

10:09 : 18/12/2019
në AKTUALITET, VETTING

Nisin intervistat e KLP me kandidatet për drejtues të SPAK. Altin Dumani ishte kandidati i parë.

“Më mirë 10 të fajshëm në liri se të dënohet një i pafajshëm”, tha Dumani, duke shtuar se synimi i tij ishte që të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjin dhe të shuhet kultura e pandëshkueshmërisë, pavarësisht nga posti i personit që kryen vepër penale.

Kreu i KLP Ibrahimi: Do të isha interesuar  për idenë tuaj për strukturën e SPAK.

Kandidati për kreun e SPAK Altin Dumani: Ligji e ka rregulluar strukturën e SPAK dhe akti i parë është rregullorja e funksionimit te SPAK. Duket organizuar puna sipas specializimeve që kanë prokurorët. Duhet emëruar drejtuesi i BKH sa me parë. SPAK do te synoje te ketë ne administratën e saj njerëz profesionist, me integritet te lartë. Kjo prokurori do godas paligjshmërinë. Do bëjë të mundur një Shqipëri që kush shkel ligjin do të dënohet. Fokus i veçantë do jetë bashkëpunimi me qytetarët. Dështimi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të jetë asnjëherë një vizion.

SPAK përbëhet nga dy struktura, Prokuroria e Posaçme dhe BKH. Prokuroria e Posaçme ka parashikuar disa nën sektorë që do ndihmojnë. Detyra e parë si drejtues i SPAK, do jetë nxjerrja e një akti për punën, për dosjet dhe studimi i tyre, për të parandaluar shuarjen e masave të sigurimit.

Lexo edhe:

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

Në Prokurorinë Posaçme, prokurorët duhet të ndahen në dy pjesë, seksioni për krimin e organizuar dhe seksioni për korrupsionin. Në vijim, zgjedhja e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pa këtë të fundit ne nuk mund të funksionojmë. Pas zgjedhjes së kreut të BKH, fokusi do të kaloj te zgjedhja e pjesëtarëve të BKH.

BKH duhet të ketë njerëz me integritet të mirë moral. Për këtë duhet joshje, dhe është pikërisht paga për të thithur në Prokurorinë e Posaçme, ekspertët më të mirë. Na është premtuar se kategoria e pagave do jetë në nivel të kënaqshëm. Unë do mëshoj shumë për të gjetur ekspertë të motivuar, që duan të punojnë e nuk kanë parësore anën financiare. Ta shohin këtë institucion si parësor. Ky vend ka njerëz të tillë, shpresojmë të thithim këtë kategori.

Anëtare e KLP Nurihan Seiti: SPAK është maja e karrierës së çdo prokurori. Ju keni investuar për veten tuaj për të përçuar cilësitë tuaj tek kolegët, tek publiku?

Dumani: Lidershipi i SPAK do krijojë frymën në gjithë institucionin. Punoj në grup, gjithë energjitë e mia për të nxitur dhe mbështetur punën në grup.

Seiti: Keni investuar në veten tuaj si faktor bashkëpunimi dhe vetëbesimi për t’i përçuar te publiku?

Dumani: Kam investuar 20 vite në Prokurori për të dhënë kontributin tim, kam vënë në dispozicion të gjithë fuqinë time. Asnjëherë nuk kam braktisur grupin dhe kam cilësitë e duhura dhe frymën profesionale për të mbështetur.

Anëtar i KLP Sandër Beci: Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tuajat?

Dumani: Kam vlerësim për dy kandidatët tjerë. Pavarësisht rezultatit të garës, ne nuk do kemi krisje. Vetëm në këtë mënyrë do mbushen objektivat. Pika ime e fortë besoj se është eksperienca e pasur në 20 vite. Për shkak të funksionin kanë kaluar mbi 4 apo 5 mijë dosje me të gjitha llojet e veprave penale. Për shkak të kësaj eksperience kam fituar profesionalizmin e duhur.

Beci: Jemi para ngritjes se një strukture të re, e pa ngjashme me asnjë tjetër në sistemin e drejtësisë. Pikat e forta dhe të dobëta që ia njehni vetes në raport me kandidatë të tjerë?

Dumani: Vlerësoj në maksimum të dy koleget që kandidojnë. Besoj se pika ime e fortë është eksperienca e pasur 20-vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar. Kam kaluar mbi 4.000 dosje ku jam përballur me gjithë ngjarjet e mundshme në gjithë territorit. Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit organizuar, kam demonstruar këtë, kam qenë drejtues te Krimet e Rënda. Kam drejtuar grupe, hetime duke arritur të zbardhim çështje të rëndësishme. Çmoj në ne grup dhe vlerësoj mendimet dhe punën e kolegeve të mi. Kam organizuar shume agjenci zbatimi të ligjit për kufjen kundër krimit të organizuar. Këmbëngulja ime për ti shkuar gjërave deri në fund pavarësisht vështirësive dhe ngarkesave. E kam edhe unë një pikë të dobët, menaxhimi i kohës. Fokusohem shumë dhe e harroj elementin kohë, që ndikon dhe provohen familja dhe kolegët.

Ibrahimi: Si do të pajtoni ju detyra tuaj me kërkesat e publikut për transparencë në institucionin që ju mund ta drejtoni?

Dumani: Në vizionin tim kam shprehur mendimin tim për marrëdhëniet me publikun, ne faqen e SPAK do të ketë një akses për ankesat nga publiku. Puna e SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes së medias dhe publikut.

Besnik Cani: Mandati drejtuesit është 3-vjeçar. Si do ta dorëzoni pas këtyre viteve ketë strukturë?

Dumani: Unë besoj fort se pas 3 vite ky vend do të ketë një strukturë funksionale me rezultate të prekshme.

Pyetje nga komuniteti ndërkombëtar: Drejtuesi i SPAK u cakton dosje prokurorëve të SPAK sipas specializimeve të tyre. Si do ta ushtroni ju këtë kompetencë?

Dumani: Në planin tim e kam parashikuar këtë mënyre. Drejtuesi do të udhëzoje shpërndarjen e çështjes jo në mënyrë të barabarte, por sipas specializimit të prokurorit. Nuk jam për të shmangur shortin, të gjithë janë të motivuar për të kryer detyrën e tyre. Do te jem si roje për të parë përmbushjen e detyrimeve, duke respektuar pavarësinë e tyre. Unë mendoj se pavarësia duhet të lidhet me përngjashmërinë. Parimi është që çështjet të ndahen me short për secilin prokuror.

Michell Lacomy, OPDAT: Cila është mënyra më e mirë për të inkurajuar bashkëpunimin midis prokuroreve të SPAK?

Dumani: Në kulturën time e drejtimit, ky ka qene qëllimi im kryesor, ti bëj prokurorët të ndihen pjese e çështjes në çdo etape të saj.

Etiketa: ALTIN DUMANIklpspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
Para

10 familjet mbretërore më të pasura në Europë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com