• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Dedikim për Norën apo jo? Më në fund Robert Berisha shuan kureshtjen/ Ka dy fjalë për Arilenën dhe Elvanën

15:44 : 17/12/2019
në SHOW BIZ

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë shpesh në vëmendje të mediave për shkak të ndarjes së tyre katër muaj më parë. Ishte vetë Robert Berisha ai që njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, pas 13 vitesh histori.

Megjithëse të ndarë, thuhet se ata kanë ruajtur një raport miqësor, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Renee. Por direkt pas publikimit në “Youtube” të këngëve të këtij edicioni të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, Roberti u komentua për këngën e tij, me të cilën merr pjesë në këtë garë, ku pjesë janë bërë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe që me këngët e tyre pretendojnë të fitojnë e të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion.

Një prej konkurrentëve është edhe Robert Berisha, i cili tërhoqi jo pak vëmendjen me këtë këngë dashurie. Në tekstin e këngës ai flet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe të gjithë menduam se do  të ishte dedikim për ish-gruan e tij, Nora Istrefin. Kënga  titullohet “Ajo nuk është unë” dhe në refren thotë: “Ajo nuk është më rruga jem, e jetës tem, ajo nuk është unë, më dashuro çdo ditë pafund”.

I ngacmuar nga  kureshtja e fansave, nëpërmjet një postimi në “Instagram” Roberti tregoi se kënga nuk është dedikim për askënd.

“Kjo është kënga ime, me të cilën do marr pjesë  në Festivalin e 58-të të RTSH- së dhe që titullohet ‘Ajo nuk  është unë’.Nuk ia kam dedikuar askujt, është thjesht një këngë e lezetshme, që më mundësoi të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë  te bukur, që vetëm Vera Grab- ocka dhe Alketa Vejsiu dinë  ta bëjnë dhe për këtë është fajtore Fifi, me orkestrim nga dy miqtë e mi duobass.records. E kam pranuar ftesën me shumë  dëshirë, sidomos kur këndohet live, me orkestër profesionale. Kushdo që ta fitojë, le ta gëzojë vendin e parë. Për mua pjesëmarrja është e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, shkruante Roberti.

Lexo edhe:

Tha se ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, ja si reagon Klajdi në ‘prime’

Biznesmeni Ylli Ujka i financon fushatën për diasporën, Rama e shpërblen me kulla

Pas një statusi në rrjetet sociale, ka  dhe një deklaratë në një emision televiziv që i paraprin  festivalit të RTSH-së dhe që moderohet nga gazetari i njohur, Eni Shehu.

Robert Berisha ishte i ftuari i djeshëm  në “Aperi Fest”, hapësira që i dedikohet çdo ditë Festivalit të 58-të të këngës.

Gjatë bisedës spontane me gazetarin Eni Shehu, Roberti nuk  mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili  e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ish-partneres së tij këngëtare, Nora Istrefi, dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të. Siç e ka sqaruar  dhe në rrjetin e tij “Instagram”, Roberti sqaroi se kënga e Fest ’58-të nuk i kushtohet Norës, pasi është e shkruar nga Fifi.

Gjithsesi, ai la të  kuptohet se kush do që ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njoftoi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë. Roberti, i drejtpërdrejtë si gjithmonë, nuk hezitoi që gjatë intervistës me Enin të fliste edhe për konkurrentët në këtë garë, që fituesin e çon në Eurovizion.

Në lidhje me dy këngët më të përfolura për momentin për çmimin e madh, ajo e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, ai tha se nuk i kishin pëlqyer, gjithmonë duke folur nga pozitat e një muzikanti profesionist, pasi ka studiuar gjithë jetën dhe është diplomuar për piano në Prishtinë. “Kisha pritshmëri të tjera, por kënga e Elvanës dhe Arilenës për mua ishin si këngë varrezash”, u shpreh ai. Pritshmëritë në këtë festival, sipas Robertit, i kishte kaluar Kastro Zizo. Kujtojmë që këta katër muaj pas deklarimit të divorcit, Roberti ka qenë shpesh në  qendër të vëmendjes së shtypit rozë, pasi askush nuk e  priste që një nga çiftet më të  bukura të showbizz-it t’i jepnin fund lidhjes së tyre 13-vjeçare.

Romanca e tyre dukej si një film me shumë momente të bukura, por edhe kriza e ndarje të përfolura ndër vite. E ndryshe nga çiftet e tjera të showbizz- it, për Nora Istrefin e Robert Berishën, prindër të një vajze, të flisnin për ndarjen kur ishin ende bashkë nuk është tabu.

I ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe një herë për di- vorcin e tij nga Nora dhe  marrëdhënien që të dy ruajnë me njëri-tjetrin, Roberti  tregoi se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën. Ai nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe së ardhmes nuk i dihet. E nëse kënga e tij e Festivalit të Këngës në RTSH i dedikohet Norës ose jo, ju sjellim vargjet:

“Ajo nuk është unë”

Krejt i bon me letër e lapse, kur s’ke e leht’ ty me t’pase
Një Zot i madh e di, sa heka me t’pas k’tu.
Krejt senet tu i bo me mase, nuk dashta lot n’sy me pase
Ç’ka kom bo kshtu, unë me meritu
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund
Mbase shum’ vonë e kuptova, qa dashte ti un’ lejova
Me ndodh me mu, me ndodh me ty ç’ka ësht’ kjo punë?
Vetes man fund i premtova, mas një kohe që u mendova
Jo, unë k’shtu jo, s’e kam meritu’
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund
Vetës ja kom ndjellë, t’keqen tem e rehat s’pom len
A bon me m’tregu ti ç’ka ke fitu
Ajo nuk ësht’ ma rruga jem e jetës tem,
Ajo nuk ësht’ unë, me dashuru çdo dit pa fund.

/Panorama Plus

 

Etiketa: arilena araelvana gjataFestivali RTSHnora istrefiROBERT BERISHA

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Tha se ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, ja si reagon Klajdi në ‘prime’

22:25 : 01/02/2025
AKTUALITET

Biznesmeni Ylli Ujka i financon fushatën për diasporën, Rama e shpërblen me kulla

09:04 : 24/01/2025
SHOW BIZ

Elvana Gjata dështon sërish/ “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” do të na përfaqësojë në Eurovision

07:54 : 23/12/2024
SHOW BIZ

“Boll e kom duru presionin”, ish-kunatat e famshme bëjnë ‘lëmsh’ rrjetin

18:13 : 02/12/2024
SHOW BIZ

Arilena Ara nuk i lë vend imagjinatës! Këngëtarja i “vë flakën” me veshjen provokuese për ditëlindje

11:39 : 20/07/2024
SHOW BIZ

Çmimet stratosferike në jug, ironizon Robert Berisha: Shita makinën për të paguar 4 ditë shezlonin

08:52 : 12/07/2024
Para

Agjenti Mendes: Cristiano Ronaldo mund të tërhiqet te Juventusi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com