• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin, pas akuzës së Nanos?! (VIDEO)

13:11 : 17/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

Nga Poli Hoxha

Ditën e djeshme Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter,  i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?

Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë.

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.

Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.

Në formularin e deklarimit, (shih foton), Edi Rama shkruan se ka jetuar në Paris-Francë gjatë viteve 1995-1998. Por sipas dëshmive të shumta ai ka jetuar në Paris që nga viti 1993 deri në vitin 1998. Kjo konfirmohet edhe nga biografia e tij në faqen popullore Wkipedia (shih foton).

Vetë Edi Rama, në CV-në që ka dorëzuar në KQZ me rastin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e vitit 2017, e ka zhdukur fare këtë periudhë. Në jetëshkrimin e tij, pasi përmend përfshirjen në jetën publike dhe politike si drejtues i lëvizjen  studentore në Akademinë e Arteve,  menjëherë kalon në vitin 1998 si ministër Kulture në qeverinë Nano.

Pra kemi një periudhë bosh prej të paktën 6 vitesh në jetën e vetë-deklaruar nga Edi Rama. Duket e çuditshme që ai nuk përmend faktin se në Paris ka shkuar me një bursë të Citè Internationale des Arts, një qendër e jashtëzakonshme ateliesh për artistë pamorë e muzikantë, mu në zemër të Qytetit të Dritave, siç ka deklaruar në një intervistë për Panoramën, botuar në qershor të vitit 2016.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.

Duket se kjo gërvishtje e `plagës` nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.

Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.

Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.

Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.

Por, jo vetëm kaq.

Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të `Edvinit` tashmë i shndërruar në `Edi`, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura  nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.

Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:

‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.

Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.

Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.

Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin ` 5 pyetje nga Babaramo` për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/56.mp4

Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.

Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash./Syri.net

Etiketa: Edi Ramafatos nanoFrancevjedhje ikonash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

16:04 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
Para

Fitorja e çmendur/ Tare kapet me ndihmësin teknik: Mos më çaj k**** (VIDEO)

TË GJITHA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com