• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qindra familje në Lezhë pa zgjidhje/ PD: 1300 banorë të pastrehë, situata katastrofike

17:18 : 16/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Situata në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit dhe Qeveria të marrë masat e duhura për menaxhimin e saj. Kjo theksohet në një deklaratë të degës së PD-së Lezhë, sipas të cilës qindra familje kanë mbetur pa zgjidhje.

“Verifikimi në terren nga Bashkia Lezhë në një masë të konsiderueshme nuk është kryer në kohë, duke ngadalësuar proçesin dhe duke krijuar pasiguri tek banorët për shkak edhe të qëndrimeve kontradiktore të mbajtura dhe komunikuara në kohë të ndryshme. Nuk ka patur transparencë me qytetarët, ne veçanti me personat drejtpërdrejt të prekur, duke bërë që edhe kjo situatë tejet delikate të trajtohet në kufijtë e propagandës.

Në qytetin e Lezhës, janë mbi 23 godina shumëkatëshe me dëme shumë serioze, deri në këto momente 16 prej tyre ku banojnë rreth 260 familje janë konstatuar të pabanueshme. Në njësitë e tjera administrative janë mbi 100 banesa private me dëme serioze deri në të pabanueshme.

Pallatet e vlerësuara të pabanueshme janë të gjitha ndërtesa të vjetra, ndërkohë ka objekte të tjera të pretenduara me dëme tejet serioze nga vetë banorët si dhe specialistë , për të cilat qëndrimet e inxhinierëve të Bashkisë Lezhë kanë qenë të ndryshme në kohë të ndryshme për objekte të njejta”, thuhet në deklaratë.

Aktualisht, në Bashkinë Lezhë janë rreth 1300 banorë të pastrehë dhe pa asnjë zgjidhje përfundimtare konkrete. Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të jetojnë në banesat e tyre duke vënë jetën në rrezik, për shkak edhe të pasigurisë për tu transferuar në banesa të tjera me qera, pasi për këto godina ende nuk ka qëndrime përfundimtare ose qëndrimet e Bashkisë Lezhë kanë qenë kontradiktore.

Lexo edhe:

Tragjedi në Itali, gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës familje

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

“15 familje të komunitetit rom dhe egjyptjan, me fëmijë të mitur e gra shtatzana janë vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, ku po përballen me të ftohtin si dhe kushtet e këqija higjieno sanitare. Bashkia Lezhë, ka abuzuar me detyrimin për tu garantuar këtyre banorëve një sistemim real e të përshtatshëm, deri në një zgjidhje afatgjatë, pas konstatimit si të pabanueshme të banesave të tyre. Ky është një rast abuziv për të cilin duhet të investohet Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.

Sa më lart, duke rikujtuar se institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, dhe se në situata emergjente reagimi duhet të jetë në përputhje me gjendjen, i bëjmë thirrje Bashkisë Lezhë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse, që të ezaurojnë me përpikmëri, profesionalizëm dhe në kohë të gjitha proçedurat për ti dhënë zgjidhje urgjente strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti :

– Të përfundohet në mënyrë urgjente dhe profesionalizëm verifikimi i të gjitha godinave të dëmtuara: banesa private, pallate, institucione;

– Të përcaktohet përfundimisht dhe në mënyrë të saktë shkalla e dëmtimit të tyre;

– Të bëhet publik informacion i detajuar mbi të gjitha objektet: banesa private, godina shumëkatëshe apo institucione të konstatuara me dëme të rënda të pariparueshme strukturore.

– Të merren masa urgjente për strehimin real dhe të sigurtë të familjeve të pastreha, duke u siguruar atyre kushte për një jetesë normale.

-Të bëhet publike lista e familjeve që do të trajtohen me pagesën e qirasë si pasojë e dëmeve nga tërmeti.

– Të nisin sa më parë proçedurat për të garantuar strehimin përfundimtar të këtyre banorëve”, thuhet në reagimin e degës së PD-së.

Etiketa: familjekatastrofelezhe

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në Itali, gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës familje

15:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

16:40 : 22/10/2025
BOTA

OKB: Gaza po përballet me katastrofë shëndetësore që do të zgjasë për breza të tërë

14:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

09:35 : 18/10/2025
AKTUALITET

Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Lezhë, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i firmës

10:09 : 17/10/2025
Para

A duhet të besojmë Ramën kur premton shtëpi të reja pas tërmetit? Zhupa publikon videon se si mashtron kryeministri

TË GJITHA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025

Sonte akrepat e orës kthehen pas

14:08 : 25/10/2025

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025

Këta janë 7 personazhet që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

13:43 : 25/10/2025

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com