• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Nga “shtatë milion në pesë shtete” te Durasana

15:10 : 15/12/2019
në BOLD BLOG

Nga Gentian Kaprata – Memo Sovranit

Në vitin 1989, televizioni i vetëm shqiptar, RTVSH-ë, transmetoi një cikël emisionesh me titull ‘Shtatë milion në pesë shtete’. Duhet të ketë qenë i fundit nga emisionet e shumta me peshë patriotiko-nacionaliste, temë kjo shumë e pëlqyer nga regjimi stalinist i asaj kohe.

Përmbajtja e ciklit më kujtohet pak, por tema e tij është ngulitur thellë në memorien time. Cikli laboronte tezën se, sa të lirë jetojnë shqiptarët në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë duke i vënë përball mungesën e lirisë së shqiptarëve të tjerë që jetonin në katër shtetet kufitare me të. Gjetje artistike, kjo, shumë inteligjente e propogandës bolshevike për të thënë një gjysëm të vërtete me synimin për të fshehur gjysmën tjetër të së vërtetës.

E gjithë propaganda e realizmit socialist mbështetej te trajtimi i lirisë së shqiptarit si clirim nga pushtimi i Atdheut nga forca ushtarake të huaja, për të fshehur skllavërimin e shqiptarit nga shqiptari përshkak të sistemit politik në vend.

Nuk do zgjatem për të riprodhuar përshkrimin e situatës së shtatë milion shqiptarëve në pesë shtete, sipas këtij cikli, sepse shumëkujt mund ti kujtohet më mirë se unë. Por do vijmë në ditët e sotme. Sot, pas tridhjetë vitesh situata ka ndryshuar shumë. Cështja e shqiptarëve në Greqi po njihet për ditë e më tepër.

Lexo edhe:

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë tentojnë të evidentohen si të tillë (shqiptar) në dimension sasior, për tu pranuar si faktor bazik politik në këto vende. Por, edhe në dimensionin cilësor për të marrë në kontroll administrimin e territoreve vendore ku ata janë shumicë.

Më të realizuarit janë shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë formuar ‘de jure’ shtetin e tyre dhe po punojnë që këtë synim ta realizojnë edhe ‘de fakto’, duke zvogëluar pushtetin ndërkombëtar dhe zgjeruar pushtetin e tyre në institucionet e vendit. Por, edhe për të mbajtur territore historikisht të tyre, të cilat konjukturat ndërkombëtare kërkojnë t’ja dhurojnë Malit të Zi.

Për të vijuar më tej na duhet që, për së pari, ti kërkojmë ndjesë historianëve dhe njohësve nga fusha të tjera të cështjes kombëtare për këtë vlerësim amatoresk të një urbanisti.

Dhe për së dyti, të sintetizojmë atë që kemi thënë në një fjali të vetme: shqiptarët që banojnë në territore shqiptare por në shtete të tjera po punojnë për të mbajtur territore historikisht të tyre, dhe për të shtrirë e zgjeruar legjitimitetin e tyre në to.

Përball kësaj të vërtete, fatkeqësisht, qëndron e vërteta tjetër. E vërteta e marrdhënies të shqiptarëve të Shqipërisë me territorin historikisht të banuar prej tyre dhe asnjëherë të diskutuar nga ndërkombëtarët që prej 1913-ës. Shqiptarët e Shqipërisë kanë bërë ekzaktësisht të kundërtën në këto tridhjetë vjet.

Ata kanë lëshuar territoret e tyre historike për tu grumbulluar në Durasanë. Qytet- shtetin e së ardhmes së Shqipërisë që po shkon mbrapsht, sikurse në shumcka, edhe në marrdhënien midis qytetarit (kombit) dhe territorialitetit (shtetit)!

Ky është destinacioni final i kësaj rruge që kemi marrë ne shqiptarët e Shqipërisë. Troje kufitare e periferike të braktisuara dhe mbipopullim të territoreve të bashkive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Sigurisht sot jemi në mes të këtij udhëtimi, dhe në hartën e territoreve të Shqipërisë të banuara nga shqiptarë mund të gjenden edhe qëndra të tjera, por sidoqoftë duke vëzhguar trendin destinacioni i së ardhmes kuptohet lehtësisht.

Pas braktisjes së fshatrave për të banuar në qyteza, dhe pas braktisjeve të qytezave për të banuar në qytete, faza e tretë e imigrimit të shqiptarëve është grumbullimi në këto tre qytete të mëdha të vendit. Të cilat duke u tejshtrirë do bashkohen për të formësuar, një ditë në të ardhmen afatmesme, Durasan-in.

Përvec trendit kemi edhe studimet. Sipas një të tilli të Kombeve të Bashkura (OKB) ‘Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100’, Shqipëria e vitit 2100 do të popullohet nga 1,7 milion banorë.

Nëse këto dy produkte të parashikimit i bëjmë bashkë, përfundimi do ishte katastrofik. Shqipëria e 28 mijë e 800 kilometrave katror e populluar nga 3. 2 milion shqiptarë, pas një shekulli do katandiset në Durasanin e 2 mijë e 200 kilometra katrorë e të populluar nga 1.7 milion banorë.

Projeksion i tmerrshëm, i frikshëm, por me mundësi të madhe që të vërtetohet në të ardhmen. Sepse që sot jemi në gjysëm të rrugës. Që sot jemi 2.8 milion banorë, nga të cilët 1.4 milionë vetëm në këto tre qytete të vendit. Emigracioni, imigracioni dhe ulja e nivelit të rritjes natyrore të popullsisë, tre murtajat që vijnë nga injorimi i shkencës dhe mungesa e shpresës, do të plotësojnë pjesën e mbetur të rrugëtimit në këtë trend.

Prandaj, ajo që na mbetet dhe është domosdoshmëri patriotike, është të ulemi dhe ta mendojmë gjatë dhe urtë këtë fatkeqësi që ka prekur vendin. Ta mendojmë dhe ti japim zgjidhje të zgjuar, të qëndrueshme, ndërbrezore dhe gjithëpërfshirëse.

Etiketa: durasanaShqiperiashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025
SPORT

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
RAJONI

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
Para

Edi Rama ju kujton shqiptarëve fundin e botës (FOTO)

TË GJITHA

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025

Analiza e CNN: Ja cilat janë pesë skenarët se si mund të përfundojë lu*ta Rusi-Ukrainë

09:17 : 09/08/2025

Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

09:09 : 09/08/2025

Zelensky kundër idesë së Trump: Ukraina nuk do t’ua dorëzojë tokën pushtuesve

09:05 : 09/08/2025

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com