• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i ish kryeministrit: PPE mision faktmbledhës për ngjarjet, tërmeti fatkeqësi natyrore, Rama fatkeqësi kombëtare

19:56 : 15/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Para të rinjve ish kryemiistri Sali Berisha bëri apel për ndihmën e ekspertëve të PPE-së. Sipas tij një mision nga PPE duhet të caktohet urgjent me qëllim mbledhjen e fkteve pë ngjarjet që kanë përfshirë vendin. Sipas Berishës, tërmeti një fatkeqësi natyrore, Edi Rama fatkeqësi kombëtare.

Ish kryeministri Sali Berisha u kërkoi të rinjve të jenë të angazhuar plotësisht për të shpëtuar vendin nga Edi Rama, të cilin ai e krahasoi me fatkeqësinë e tërmetit.

Zoti Berisha i kërkoi PPE-së sjelljen në Shqipëri të një misioni faktmbledhës për të njohur akoma më mirë situatën e rëndë në Shqipëri dhe për të rritur edhe më shumë mbështetjen për PD dhe shqiptarët.

Më poshtë, pjesë nga fjala e ish Kryeministrit Berisha në Akademinë Politike të FRPD.

Në Shqipëri demokracia po rrëshket në kakistokraci, në një regjim që është vështirë të imagjinohet. John Kennedy thoshte dikur se tre janë armiqtë kryesorë të njeriut, tirania, sëmundja dhe varfëria.

Lexo edhe:

“Nuk i ranë mirë/ Berisha akuza Manjës: Uluziu bën provat e kostumeve që i dhuroi Altin Hajri

“Altin Dumani, përfaqësues i Troplinëve”/ Berisha shpërthen ndaj Irena Gjokës: Mashtruese ordinere

Nëse më pyesni mua, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai është i aftë të kryejë çdo krim.

Dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela në gusht të vitit 1988. I biri i tij në 2019 do të varë në litar portalet, mediat.

Ka çuar në parlament ligjin me të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti. Është emergjencë për ta përmbysur sa më parë.

Shumë mirënjohës për rezolutën që votoi Partia Popullore në Zagreb, por e konsideroj shumë emergjente të rëndësishme një mision faktmbledhës të deputetëve të Partisë Popullore sepse këtu ka zhvillime jashtë çdo imagjinate, kur t’i njihni mirë, do të mund të na ndihmoni edhe më shumë.

U jemi shumë mirënjohës deputetëve të Bundestag-ut, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në paraqitjen e ndershme dhe objektive të realitetit shqiptar, por duam që edhe nga grupi i Partive Popullore të vijnë, të shohin sesi një narkos, një njeri që ka ndërtuar narkoshtet, se si bën spastrim etnik të Shqipërisë, se si ky njeri zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria me të gjitha mënyrat, dhe është i lumtur që largohen.

Kam një grafik që tregon se nga 2008 deri në 2014 popullata në Shqipëri u rrit, sepse këtu kishte shpresë. Sepse rruga për në Europë nuk u bllokua ndonjëherë, Edi Rama ka bllokuar rrugën për në Europë.

Nuk zbaton asnjë parim, asnjë standard.

Ky pret që ju ta përmbysni një orë e më parë dhe misioni juaj duhet të jetë vetëm ky.

Ky po tallet në mënyrën më cinike me mijëra shqiptarë që po vuajnë nga tërmeti.

Ky ka caktuar gjithsej 62 mijë euro në 3 javë. Ky është kriminel, meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën.

Përulem përpara vullnetarizmit tuaj për të mbështetur qytetarët në nevojë

Një qeveri që në tre javë shpenzon për një gjendje të tillë dramatike gjithsej 60 mijë euro është një qeveri që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet.

Pse? Sepse fondin rezervë e ka përdor për luks.

Një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 Shtatorit. Ishin të pabanueshme dhe ata banorë, nëse sipas përcaktimit të vetë qeverisë, do të ishin strehuar në një vend tjetër, do të ishin gjallë të 24-t.

Kështu ishin një pjesë e pallateve në Durrës, kështu ishte konvaleshenca e policisë, ndërsa Rama, kalon në dhjetëra orë në ekran me sulme kundër mediave për të fshehur veprat e tij penale.

E kemi këtë emergjencë. Duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e mijëra shqiptarëve të goditur nga tërmeti.

Janë mijëra fëmijë që flenë në çadra. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për këtë problem?

Po, të bëjë poza me fëmijë në televizor çdo ditë, po për ata që flenë në acar, në çadra të improvizuara me lecka.

Nuk thotë një fjalë të vetme. S’paska Shqipëria kapacitete hoteliere për t’i sistemuar ata fëmijë kudo ku janë, me nënat e tyre në hotel derisa të dalë dimri?

Ai është shpirt katran, ai çdo gjë që e bën, e bën për shou.

Të ngrihemi fuqishëm.

Tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, sociale, politike, natyrore e të gjitha llojeve.”

Etiketa: Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk i ranë mirë/ Berisha akuza Manjës: Uluziu bën provat e kostumeve që i dhuroi Altin Hajri

11:01 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Altin Dumani, përfaqësues i Troplinëve”/ Berisha shpërthen ndaj Irena Gjokës: Mashtruese ordinere

10:48 : 21/07/2025
AKTUALITET

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

08:32 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kërcënuan”/ Berisha: Ulsi Manja nuk u jep pagesat policëve të burgjeve

12:49 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Lajmi i mirë/ Zbulohet ilaçi që lufton leuçeminë pa efekte anësore

TË GJITHA

Hetimet për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit, gati prangat për disa zyrtarë

12:45 : 21/07/2025

“Jemi atdheu i plagjiaturës”, Rama e pranon: Ndodhemi në një fazë belbëzuese të kërkimit shkencor

12:34 : 21/07/2025

“Për kërcënimet, shihemi në gjykatë”/ Shabani vulos ndarjen me Lapajn: Ja kush e merr mandatin

12:33 : 21/07/2025

Tiranë/ I moshuari godet me thikë një person

12:25 : 21/07/2025

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025

Rasti i Irena Gjokës, Malltezi: KLGJ duhet të shprehej për 15 ditë, kaluan 15 muaj

12:15 : 21/07/2025

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com