• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas tërmetit shfaqet zgjebja / 5-vjeçari i infektuari i parë

13:48 : 13/12/2019
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja “Scabies”, e njohur si zgjebja.

Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku janë të strehuar personat që mbetën të pastrehë nga tërmeti. Burime nga Njësia Vendore e Shëndetësisë në Lezhë bëjnë me dije se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar nga Mamurrasi. Menjëherë pas konstatimit, ai është izoluar dhe po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha në Spitalin e Lezhës.

Po ashtu janë izoluar edhe familjaret e 5-vjeçarit nga frika e përhapjes së sëmundjes, edhe pse deri në këto momente ata nuk rezultojnë të jenë të infektuar. Bluzat e bardha thanë se familja prej 4 anëtarësh nga Mamurrasi kanë qëndruar disa ditë në çadër dhe aty mendohet se është infektuar 5- vjeçari. Kjo më pas është vërtetuar edhe pas ekzaminimeve të bëra.

INFEKTIMI

“Scabies”, apo zgjebja, është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës. Është një sëmundje që prek lëkurën dhe mund të shkaktojë kruajtje dhe skuqje. Kjo gjendje dermatologjike shkaktohet nga “sarcoptes scabiei”, një merimangë mikroskopike me tetë këmbë. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet shumë lehtë nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, pavarësisht situatës së tyre të jetesës dhe statusit socio-ekonomik.

Lexo edhe:

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

Nëse një individ ka zgjebe, ata dhe kushdo që ka kontakt të ngushtë, duhet të trajtohen të gjithë në të njëjtën kohë. Duke nisur nga ky rast, institucionet shëndetësore po monitorojnë të gjithë personat e prekur nga tërmeti që janë strehuar në zonën e Shëngjinit. Në të tri hotelet ku janë të strehuar këta banorë janë vendosur ekipe mjekësore, të cilët qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve. Në Shëngjin janë strehuar 1300 persona nga Lezha, Kurbini dhe Thumana, të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

BANORET

Gjatë ditëve të fundit, disa prej të strehuarve në Shëngjin kanë nisur të largohen, pasi kanë marrë banesa me qira apo kanë gjetur strehim te të afërmit e tyre. Po ashtu, në Bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, ka ende shumë familje, të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra kryesisht në zonat rurale. Ata nuk mund të largohen nga zona ku jetojnë, pasi kanë bagëti dhe duhet t’u shërbejnë, por edhe të ruhen nga hajdut]ët, të cilët kanë nisur të shfaqen gjatë këtyre ditëve.

Sipas specialisteve të shëndetësisë, personat që qëndrojnë në çadra, janë mjaft të rriskuar për t’u infektuar dhe prekur nga sëmundje të ndryshme. Mjekët apelojnë që të bëjnë kujdes dhe të krijojnë sadopak kushte higjieno-sanitare apo të strehohen në vende të sigurta, pasi rreziku i infeksionit është evident. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëme të konsiderueshme edhe në Qarkun e Lezhës.

Zonat më të prekura janë Bashkia e Lezhës dhe të Kurbinit, pasi tërmeti ka nxjerrë të pabanueshme 80 pallate, ndërsa vijojnë inspektimet në banesat private, të cilat janë raportuar me dëmtime nga familjaret. Deri tani janë të strehuar 650 banorë në rang qarku, për të cilët ende nuk dihet e ardhmja e tyre pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. /Panorama/

Etiketa: spitalitermetizgjebja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025
BOTA

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

21:13 : 30/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

13:48 : 12/07/2025
Para

As Messi as Ronaldo, shpallet futbollisti më i mirë i fazës së grupeve në Champions

TË GJITHA

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

13:24 : 17/08/2025

Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

13:13 : 17/08/2025

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025

Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

12:46 : 17/08/2025

Denoncimi/ Inspektorët e ISHSH “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet

12:33 : 17/08/2025

VIDEO/ U kap duket lëvizur me pistoletë, arrestohet i riu në Tiranë

12:21 : 17/08/2025

EMRI/ Vodhi një skuter elektrik, arrestohet i riu gjerman në Sarandë

12:14 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com