• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlorë/ Përplasje mes “Rilindasve”. Drejtori i Bashkisë, Erion Amataj, nën akuzë për “Shpërdorim detyre”

14:15 : 11/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një konflikt i ashpër për pushtet në Vlorë është zhvendosur në dyert e Prokurorisë, ku zyrtarë të “Rilindjes” kallëzojnë njëri-tjetrin për “mëkate” të kryera gjatë detyrës.

I pari që e “pësoi” ishte Egon Velaj, ish-drejtues i ALUIZNI-t dhe së fundmi ish-drejtor i Burgut të Vlorës, i cili u dënua me 6 muaj burg, i konvertuar në shërbim prove, për “shpërdorim detyre” gjatë procedurave të ALUIZNI-t.

Si bazë për identifikimin e përgjegjësisë ligjore të Velajt ka shërbyer, ndër të tjera, edhe një raport i hartuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës, e drejtuar nga Erion Amataj.

Pikërisht, kundër këtij të fundit, Velaj ka depozituar një kallëzim penal në Dhjetor 2018, në të cilin kërkonte hetimin e zyrtarit të lartë të Bashkisë së drejtuar nga Dritan Leli, për “shpërdorim detyre”.

Lexo edhe:

No Content Available

Në kallëzimin e tij, Egon Velaj deklaronte se Erion Amataj ka dhënë një leje ndërtimi për shtetasin A.Ç., dhe se kjo leje cënonte të drejtën e tij të pronësisë. Në vijim të hetimit, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se Amataj, Drejtor i Planifikimit Urban të Bashkisë së qytetit, ka shpërdoruar detyrën.

Për këtë arsye, prokurori i çështjes, Albert Kuliçi, i ka njoftuar shtetasit Erion Amataj mbylljen e hetimit, në bazë të të cilit e akuzon për “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive aktin e “Njoftimit të Mbylljes së hetimeve”, të Prokurorisë së Vlorës, në të cilën gjenden detajet e plota të hetimit të zhvilluar ndaj drejtuesit të lartë lokal.

Kallëzimi
Në Dhjetor 2018, shtetasi Egon Velaj ka dorëzuar një kallëzim penal në Policinë e Vlorës, ku pretendon se një leje ndërtimi që Bashkia e Vlorës i ka dhënë shtetasit A.Ç., i cënon banesën e tij. Këtij kallëzimi i janë bashkuar edhe deklarimet e dy personave të tjerë, kufitarë në pronën që po zhvillohej, Eduart Hoxha e Robert Demaj.

Pas referimit të veprës penale, Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetime, në përfundim të të cilave konkludoi se Erion Amataj, me detyrë Drejtor i Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës ka “shpërdoruar detyrën”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, rezulton se Amataj, me një vendim të konfirmuar nga kryebashkiaku Dritan Leli, ka miratuar lejen e ndërtimit të një kati shtesë mbi një godinë ekzistuese në pronësi të shtetasit A.Ç.

Kjo leje, pas kryerjes së ekspertizës dhe komunikimit ndër-institucional, rezulton se është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Kështu, pas një kërkese paraprake të Bashkisë së Vlorës për aplikimin për leje ndërtimi nga shtetasi A.Ç, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të qytetit ka shprehur qëndrimin kundër. Në vlerësimin e Ujësjellësit, A.Ç. nuk mund të pajisej me leje ndërtimi “shtesë kati”, pasi ai nuk kishte një kontratë me këtë ndërmarrje për ujin e konsumuar për godinën ekzistuese.

Nga ana tjetër, për një hetim më të plotë, Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize në terren, për të identifikuar nëse qëndron pretendimi i kallëzuesit Velaj.

Në përfundim, ekspertja e caktuar nga Prokuroria konkludoi se leja e ndërtimit cënonte pronën/banesën e personave që ishin ankimuar, pasi nuk ishin respektuar largësitë minimale për ndërtimet.

Bazuar në aktet e ekspertimit, si edhe në qëndrimin zyrtar të Ujësjellës-Kanalizime, i cili sugjeronte mos-dhënien e lejes së ndërtimit për shtetasin A.Ç., Prokuroria arriti në konkluzionin se shtetasi Erion Amataj, me funksion Drejtor i Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim, në datë 25 Nëntor 2019, prokurori i çështjes i ka njoftuar mbylljen e hetimeve zyrtarit Erion Amataj.

Etiketa: Erion Amataj

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Dëmet nga tërmeti/ Rreth 14 mijë persona pa banesa, ja sa shkolla janë dëmtuar

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com