• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Republika e absurdit

14:37 : 11/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në ditët e pas-tërmetit, ku kryepiktori me çitjane menaxhon ekonominë e katastrofës si jo më mirë, duke lëvizur parreshtur në efektin e mbulimit mediatik 24 me 7, KÇK-ja nuk merret fort mirë vesh për mallin stok ndër vite apo për të ndërtuar mega-projekte që sjellin mega-përfitime për kostumet e pushtetit?

Për të kullundrisur punët janë varg një sërë ministrish dhe drejtorish që i japin hazër xhevap kryetarit të kudogjendur të ERTV-së që lëvron sa “diplomacinë e atleteve”, sa speedy gonzalezin e terrenit.

Ndër vargun e ministrive të vënë në radhë si koçi misri, veçojmë Ministrinë e Punëve të Kota nga e cila varet dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Papërfunduara. Kjo bashkërendon me Ministrinë e Qeses së Shpuar e cila është në koordinim të vazhdueshëm me atë të Kalasë së Rozafës dhe Fillit të Penelopës.

Si Komisar shërben Kapteri i Ushtrisë me Brekë nëpër Këmbë ndërsa paratë i mbledh Ali Baba me 40 hajdutë. Për t’i vënë kapak historisë është dhe Tagrambledhësi me prokurë i Fytyrës së Vrerosur ndërsa me lobimin jashtë ndihmon qumështori i çilimi-diplomacisë.

Lexo edhe:

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Me skenar dhe regji të Fugsit, kapiteni aktron si jo më mirë, madje duke e kthyer në bojaxhi faqeziun e bashkisë që nuk përton të përulet më tepër se Uriah Hipi, duke u thyer në mes nga pesha e sevilizmit të pakërkuar, madje duke e parë gishtin e mesit të kapitenit tërë epsh dhe zili.

Kapiteni i Disfatave të Merituara vërtitet si sëpatë pa bisht në kërkim të gurit filozofik që do i jap pushtetin e përjetshëm në përpjekje për t’ia hedhur opozitës së vjetër dhe përcarë atë të re. Ndihmojnë jo pak këtu kocka të shpërndara aty-këtu, si hashishi i para-gjumit të kalamajva në Shqipërinë mesjetare, apo diversione me fund të hidhët për të cilat gjen kohë dhe nge të englendiset natë e ditë.

Në epokën e Rilindjes së Iluzionit, ku fasadë-politika luan me optikën dhe xhaketat e vjetra duhen kthyer nga astari për të mbijetuar krizën e bukës, sallami është shpesh ç’ngelet në dorë pas tymit skenik. Kush kupton ç’luhet në prapaskenën e pushtetit dhe nuk ngopet me lugë të zbrazët, shërben si zë i ndëgjegjes publike dhe denoncon lojën me kungulleshka të liderëve me kungull të zbrazët, i shërben shoqërisë shumë më tepër se matrioshkat e renditura pa radhë në skenën e dominuar nga aktori-regjisor.

Etiketa: absurdRamarepublika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
Para

VIDEO/ Skandali te “Emin Duraku”, Besa Traka suvaton dëmtimet me fëmijë brenda në shkollë

TË GJITHA

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

21:27 : 04/11/2025

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025

Gara për Bashkinë e New York! 5 pyetjet kryesore rreth Ditës së Zgjedhjeve

21:12 : 04/11/2025

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

21:00 : 04/11/2025

30 familje protestë te Gjykata e Apelit: Duam përshpejtim të seancave për çështjet e pronave

20:48 : 04/11/2025

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com