• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, Gjata: Asnjë reagim nga qeveria e zhytur në llum

19:52 : 09/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një shkrim të gjatë publikuar në rrjetin social Facebook, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata flet për punën e qeverisë Rama dhe sistemin korruptiv që sipas tij ka ngritur kjo qeveri. Ky shkrim vjen në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsonit.

Nga Çlirim Gjata

Për korrupsionin.

Sot është dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit. Gjatë gjithë ditës nuk pati asnjë reagim qeveritar për këtë, asnjë organizim i shoqërisë së pafundme civile në këtë ditë. Vetëm disa media portale e kujtuan, për të cilat uroj të mos akuzohen për panik përhapëse.

Profesori i njohur kosovar i të drejtës Esat Stavileci, pat paraqitur një përkufizim juridik për korrupsionin: “Korruptimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit…”.

Lexo edhe:

Gjata: Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë janë kapur në përgjime në aplikacionet SKY ECC

Gjata: Nuk Kane goditur Sokol Mengjesin, por te gjithe ne

Me të drejtë qytetarët mund të pyesin: A merr pjesë Qeveria Shqiptare në këtë luftë botërore të paktën në një ditë të vitit. Që të marrësh pjesë në luftën kundër korrupsionit duhet të jesh pjesë e luftës. Por Qeveria Shqiptare ka zgjedhur anën tjetër të barrikadës, atë të investimit të korrupsionit dhe ngritjes së tijë në sistem.

Sot, problemi i korrupsionit në Shqipëri nuk është më thjeshtë juridik-penal. Ai ka kaluar në nivel politik shtetëror. Është kthyer në politikë të Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Pra Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri, gjithçka që bëjnë e bëjnë jo në funksionit të zhvillimit të vendit, por në funksion të korrupsionit. Asnjë reformë a investim në vend nuk bëhet po nuk pati interesa korruptive. Interesa këto që variojnë në formë piramidalë nga Kryeminsitri në majë deri te nëpunësit e thjeshtë zbatues në bazë.

Ka kaq shumë shembuj korrupsioni qeveritar sa, do të na kapte dita e vitit të ardhshëm e luftës kundër korrupsionit. Por në mënyrë të koncentruar po japim përfundime që në fund të fundit janë institucionale.

-Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan sipas DASh(Dep.Am.Shtetit);

-Vendi i tretë më i korruptuar në botë sipas BB(Banka Botërore);

Dhe a dyshon dot kush në seriozitetitn e këtyre institucioneve me peshë botërore, me përjashtim të Kryeministrit tonë, kuptohet.

– KLSH(kontrolli i lartë i shtetit) gjeti vitin e kaluar një dëm ekonomik prej 1,7 mld euro. Fjala dëm ekonomik është shumë teknike, gati-gati përkëdhelëse, prandaj për të qenë më të kuptueshëm, mundësisht edhe për fëmijët, duhet të shtrojmë pyetjen: Ku shkuan këto 1miliardë e 700milionë euro dëm ekonomik?? Shumë e thjeshtë; ku tjetër veçse në xhepat e Edi Rames (pjesa e luanit), qeveritarëve të tij, oligarkëve të lidhur me të. Dhe pyetja tjetër: Kush e pagoi këtë dëm ekonomik?? Përsëri e thjeshtë: qytetarët shqiptarë. Tërmeti i sotëm do të përballohej shumë më lehtë po të mos ndodhte ky 1,7 mld euro dëm ekonomik.

Po nuk mbaron me kaq.

– Dy zyrtarë të PS(partia socialiste) janë të ndaluar për të udhëtuar në USA si të përfshirë në korrupsion të lartë; dhe kush e di se kur mbaron lista me ta.

-Qeveria është e përfshirë në skandale pa fund e megaafera të rënda korruptive ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.), DH-Albania me dokumente të  falsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë  amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shembjen e Teatrit Kombëtar me ligj të  posaçëm dhe sa e sa koncesionet apo PPP të qeverisë. Përse Kryeministri nuk e pranoi propozimin e kryetarit të opozitës Basha, për të ndërprerë koncesionet në mënyrë që të përballohen pasojat e tërmetit? Sepse në bazë të tyre është korrupsioni, ndaj nuk mund ti ndërpresë.

Ekonomia jonë është e prapambetur dhe ka bërë hapa pas në zhvillim pikërisht sepse në themel të saj qëndron korrupsioni me koncesnione dhe PPP. Shikoni shëndetësinë, infrastrukturën, arsimin, papunësinë e lartë, largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Ish-Kryeministri Britanik, David Cameron, në një publikim të tijë kundër korrupsionit, jep këtë përshkrim:“Korrupsioni është kanceri në zemër të problemeve të botës sot”.

Shembulli më i mirë i përhapjes së këtij kanceri është Shqipëria. Edi Rama po përpiqet që korrupsionin ta shtrijë në çdo qelizë të shoqërisë e madje deri të qytetari më i thjeshtë. Këtë e bën pikërisht për të shpëtuar veten e tij duke inkriminuar gjithë shoqërinë(përpjekje jo e para në histori kjo).

Por nuk do t`ia dalë. Solidarizimi i shoqërisë shqiptare në përballimin e pasojave të këtij  tërmeti flet për një qytetërim të cilin nuk mund ta mposhtësh as me anë të korrupsionit.

Për të mbajtur këtë sistem Edi Rama ka kapur çdo pushtet kontrollues dhe është kthyer në një sundimtar të rrezikshëm për demokracinë dhe popullin. Opozita shqiptare e kuptoi momentin ku ndodhej vendi, ndaj dhe për të frenuar këtë dogji mandatet dhe shkoi te qytetari; nuk mori pjesë në zgjedhje farsë dhe organizoi protestën më të madhe shqiptare(jo pak por 10 të tilla).

Ndaj dhe beteja e parë që duhet fituar në luftën e gjatë kundër korrupsionit është rrëzimi i Edi Ramës. Këtu fillon. Nuk ka rrugë tjetër.

Etiketa: gjata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjata: Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë janë kapur në përgjime në aplikacionet SKY ECC

20:37 : 16/07/2024
AKTUALITET

Gjata: Nuk Kane goditur Sokol Mengjesin, por te gjithe ne

21:41 : 29/05/2024
AKTUALITET

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, Gjata: Po pengojnë PD-në të rregjistrohet në zgjedhje

15:50 : 27/12/2023
AKTUALITET

I paditur për shpifje, Gjata fiton gjyqin me Carlo Bolinon

19:17 : 13/06/2022
AKTUALITET

“Mbylle, na le të flasim”, Gjata përplaset me Felajn për Presidentin

21:51 : 31/05/2022
AKTUALITET

Gjata: Rama e “bleu” Alibeajn, krijoi zhurmën për Presidentin

21:33 : 31/05/2022
Para

Floida Kërpaçi: Korrupsioni mbyt ekonominë…

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com