• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burri i vdiq nga HIV/AIDS / Gruaja bën rrëfimin e guximshëm: Unë dhe tre fëmijët jemi infektuar

16:10 : 09/12/2019
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme një rrëfim të guximshëm, të një gruaje po aq të guximshme. Olimbi Hoxhaj është drejtore e shoqatës së personave të prekur me virusin HIV/AIDS, e cila është themeluar në vitin 2004. Pikërisht një vit pasi Olimbia zbuloi se ishte prekur edhe vetë nga virusi vdekjeprurës.

Ajo e mësoi këtë fakt, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili asnjëherë nuk i kishte treguar se ishte i prekur nga virusi. Olimbia është nënë e 4 fëmijëve, 3 djemtë e saj janë mbartës të këtij virusi, ndërsa vajza nuk është e prekur nga HIV/AIDS.

Jeta e Olimbisë dhe e fëmijëve të saj ka qenë tepër e vështirë, jo vetëm për të jetuar me këtë sëmundje, por edhe për t’u përballur me refuzimin e njerëzve.

Megjithatë, ajo ia ka dalë dhe ka themeluar shoqatën, që edhe sot vijon dhe e drejton me mjaft përkushtim.

Olimbi: Im shoq ndërroi jetë dhe në atë moment, unë e gjeta veten të rrethuar vetëm nga fëmijët e mi sepse isha totalisht e braktisur nga të gjithë.

Lexo edhe:

Shqipëria, rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV!

Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Mirela Milori: Pse?

Olimbi: Sepse është frika…

Mirela Milori: Pra bashkëshorti juaj ndërroi jetë sepse ishte i prekur nga virusi Hiv?

Olimbi: Po po!

Mirela Milori: Ju e dinit?

Olimbi: Jo absolutisht, unë e kam marrë vesh mbasi kishte ndërruar jetë…

Mirela Milori: Ai nuk e kishte ndarë me ju? E mori me vete këtë sekret pa ju a thënë?

Olimbi: Po, dhe ishte ambienti, shoqëria që e orientoi drejt fatalitetit sepse për shkak të pozicionit të punës, gjithë kolegët, të afërmit, miqtë e morën vesh dhe filuan ato reagimet ndaj diçkaje të panjohur, që të çon drejt frikës, largimit, izolimit. Dhe ndoshta kjo ndikoi, që ai mori atë veprim drastik. Që aq më tepër të nxitur dhe nga sistemi sepse sitemi ishte i papërgatitur. Para vitit 2004, kushdo që diagnostikohej me HIV ishte i destinuar të vdiste. Pra e vetmja gjë që të ofronte sistemi shëndetësor ishte një test diagnostik për HIV dhe një krevat në spitalin infektiv ku kaloje javën e fundit, i braktisur totalisht nga familjarët dhe të afërmit..

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me ty kur kuptove që kishe virusin?

Olimbi: Unë e kam treguar shpesh, se historia ime është treguar dhe ritreguar në media se u bë publike për faktin se ishte personi i parë që doli dhe foli hapur për një kauzë të tillë. Mbaj mend fjal?ët e tim eti që më tha: Kapiteni i mirë njihet në furtunë. Dhe kjo ishte shprehja që ma përsësiste shpesh, mbasi mbyllte telefonin. Çdo natë që ta shikosh prindin të qajë është e dhimbshme, sidomos për një fëmijë. Sepse gjithmonë prindin duhet ta shohësh si një mbështetje, shtyllë, por ishte vetë momenti i atillë. Por gjithsesi kisha mjaftueshëm forca për t’ia dalë, sepse të qënit nënë është jo vetëm kënaqësi, por edhe përgjegjësi mjaft e madhe. Aq më tepër kur je një nënë që duhet të kesh brenda vetes të dy rolet, pra të jesh edhe baba edhe nënë për fëmijët e tu.

Mirela Milori: Ti kishe 4 fëmijë, 3 prej të cilëve janë me virus? Çfarë ndodhi kur bëre analizat e para dhe kuptove që fëmijët e t’u ishin mbartës të virusit?

Olimbi: Ajo është një moment shumë tragjik. Mbaj mend vetëm një moment të vështirë, që nga momenti që u testuan deri në momentin e marrjes së përgjigjeve kaluan dy javë, sepse askush nuk e merrte përsipër që të jepte rezultatin e testit. Ka qenë moment i vështirë për të gjithë ata që ishin të përfshirë aty, pastaj për mua ishte dramë. Me ato njohuri që kisha mendova që mbas dy vjetësh, familja do shuhej dhe do jetonte vetëm një antar i familjes, vetëm vajza.

Mirela Milori: Vajza është e paprekur?

Olimbi: Po sepse ka lindur para se të ndodhte infektimi përmes tranfuzionit të gjakut në spital.

Mirela Milori: Pra bashkëshorti juaj e ka marrë nga tranfuzioni i gjakut në spital?

Olimbi: Po në vitin ’93.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur e more vesh?

Olimbi: Reagimi i parë ishte shokues dhe i dhimbshëm. Pastaj gjërat morën tjetër drejtim, se fillova të merrja informacion, të kërkoja mjekimin që ekzistonte në atë kohë jo në Shqipëri. Arrita ta siguroja, i bleva me një çmim të papërballueshëm për dikë. Sepse vetëm për një nga fëmijët kushtonte 2400 Euro në muaj, një dozë mujore, ndërkohë që ishte mjekim që po të fillonte do vazhdonte tërë jetën. Shpenzova gjithë kursimet e familjes, pata mbështetjen nga miqtë dhe dashamirësit, pastaj hymë në sistemin shtetëror.

Dy djemtë e saj më të vegjël ishin vetëm dy vjeç, ndërsa djali i madh 8 vjeç, në momentin kur u zbulua se ata ishin bartës të virusit. Olimbia tregon se ka qenë e vështirë sepse ajo dhe fëmijët e saj u përjashtuan në gjithçka.

“Përjashtimi ishte në të gjitha, ishe një person i monitoruar 24 orë. Ne e kemi në gen ose në qasje në Shqipëri që ne më shumë interesohemi dhe merremi me çështjet e të tjerëve, se me çështjet personale. Por mua në atë kohë nuk më interesonte çfarë të tjerët mendonin për mua, më interesonte se çfarë mendoja unë dhe çfarë bëja unë për veten dhe fëmijët e mi”.

Problemet vijojnë me fëmijët në çerdhe dhe kopshte, sepse prindërit e fëmijëve të tjerë ishin kundërshtues.

“Unë në sytë e prindërve të tjerë isha një kriminele, që i kisha sjellë fëmijët e mi që të infektoja ose vrisja fëmijët e tyre. Kjo ishte qasja e parë e mentalitetit të komunitetit. Në vitin 2004, unë fillova të punoja si institucion sepse e pashë që si individ ishte shumë e vështirë të përballesha me zyrat e shtetit dhe si institucion kishte tjetër qasje”.

Olimbia tregon se me shumë punë, mund, sakrifica dhe durim arritën të ecnin përpara. Vajza është 29 vjeç, njëri prej djemve 24 vjeç, ndërsa binjakët e saj sot janë 18 vjeç dhe janë në Universitet. Madje njëri prej tyre do bëhet mjek.

Etiketa: femijetHIVolimbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV!

08:50 : 22/04/2026
RAJONI

Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

15:38 : 03/02/2026
AKTUALITET

Ligji i mohon babait biologjik fëmijët, janë regjistruar me atësi të rreme. Drejtësia refuzon ADN-në

21:06 : 02/02/2026
AKTUALITET

Dezinformimi shëndetësor: “Pandemia” që vazhdon

11:05 : 31/01/2026
AKTUALITET

“Përqafoni modele të ndryshme”/ Broshura për gjininë në shkollat publike, prindërit të shqetësuar

19:41 : 25/11/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
Para

Emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë/ Ja dy kandidatet që merren në shqyrtim nga KLGJ

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom