“Informaliteti 2”/ Kush janë biznesmenët e arrestuar në Tiranë

Katër persona, mes tyre tre pronarë biznesesh, janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Informaliteti 2”. Efektivët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 të tjerë.

Arsen Roçi, 46 vjeç, Albert Ahmeti, 61 vjeç, Dhurata Bregu 48 vjeçe dhe Anesti Ismolli, 41 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, janë vënë në pranga. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Hetimet

Aksioni vjen pas atij të muajit Janar, kur 13 biznesmenë u ndaluan. Në total, rreth 30 biznesmenë u vunë nën hetim për ndërtimin e një skeme fiktive duke përfituar nga TVSH. Dëmi i shkaktuar shtetit përllogaritet në 18 milionë euro, ndërsa rrjeti ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Nga hetimet rezultoi se rreth 20 kompani, ndër vite bënin shkëmbime faturash tatimore fiktive. Skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte u ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë, të cilat i shikoni në këtë tabelë në rreshtin e dytë. Më pas këto subjekte fiktive, realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet.

Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga studio e kontabilitetit.

Kush janë të arrestuarit

Dy prej personave të vënë në pranga rezultojnë pronarë të firmave ndërtimi (aktiviteti i një prej të cilave është pezulluar). Ndërsa Dhurata Bregu rezulton administratorja e një zyre kontabiliteti.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Arsen Roçi është pronari i subjektit “KRIST – AL. CONSTRUCTION” SHPK, me seli në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet.

Objekti i aktivitetit është: “Ndertime konstruksion godinash, ndertime te ndryshme. Import eksport tregtim me shumice e pakice te mallrave te ndryshme industriale, ushqimore, makineri e pjese kembimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lende te para, materiale ndertimi, inerte, produkte te gatshme dhe gjysem te gatsnme, konfeksione, duralumin, pajisje elektroshtepiake. Asistence teknike. Bar-kafe. Agjenci publicitare dhe imobilare. Import eksport automjetesh, motor e motocikleta, pjese kembimi e mallrash te ndryshme si dhe shitje me shumice dhe pakice te tyre. Dhenie me qera e makinave, minibus autobus, motora, jahte, mjete lundruese etj si dhe te gjitha llojeve te tjera te mjeteve motorrike, personave te trete (shteteror ose privat,persona fizik ose persona juridik. shqiptar ose te huaj) brenda territorit te Shqiperise dhe jashte saj. Sherbim me qera me drejtues mjeti per cdo mjet te levizshem te lejuar per qarkullim, sherbim taksi, sherbim urban, nderurban, nderkombetar, nderkontinental etj. Transport udhetaresh e mallrash, kombetar dhe nderkombetar, cargo etj. Kryerjen e sherbimeve, servis etj per riparimin e mjeteve motorike te te gjitha markave te shitura ose jo prej shoqerise.Ndertim dhe mbrojte rrjetesh kompjuterik dhe jo kompjuterik, mbrojtje te dhenash ne servera qendrore per shoqerite tregetare etj. Projektim dhe instalim te sallave te kontrollit elektronik, istalim te rrjeteve UPS, Ndetim Sistemet elektrik i salles kontrollit, ndertimi valore i rrjeteve per trasmetim radio. Ndertimi valore trasmetim pstn. Ndertimi valore trasmetim gpsr ndertimi, import eksport mallra ushqimore, tregtim veshmbathje, tregtime te ndryshme”.

Arsen Roçi, gjithashtu rezulton pronari i një berberane te “Rruga Bardhyl”.

LEXO EDHE  Merr flakë automjeti në ecje, kaos trafiku në tunelin e Elbasanit

Albert Ahmeti rezulton pronari i kompanisë “Konstrucsion Aleni” SHPK, me seli në rrugën “Sami Frasheri” në kryeqytet. Statusi i biznesit rezulton i pezulluar që prej datës 24.04.2018.

Objekti i aktivitetit është: “Ndertim, konstruksion godinash, shitje inertesh me shumice e pakice, tregtim me shumice e pakice te mallrave te ndryshem industriale, ushqimore, makineri e pjese kembimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lende te para, materiale ndertimi, inerte, produkte te gatshme dhe gjysem te gatshme, konfeksione, duralumin, pajisje elektroshtepiake, asistence teknike. Bar-kafe. Agjenci publicitare dhe imobilare. Import eksport automjetesh, motorra e motocikleta, pjese kembimi e mallrash te ndryshme si dhe shitje me shumice dhe pakice te tyre. Dhenie me qera e makinave, minibus autobus, motorra, jahte, mjete lundruese etj si dhe te gjitha llojeve te tjera te mjeteve motorrike, personave te trete (shteteror ose privat, persona fizik ose persona juridik, shqiptar ose te huaj) brenda territorit te shqiperise dhe jashte saj. Sherbim me qera me drejtues mjeti per cdo mjet te levizshem te lejuar per qarkullim, sherbim taksi, sherbim urban, nderurban, nderkombetar, nderkontinental etj. Transport udhetaresh e mallrash, kombetar dhe nderkombetar, cargo etj. Kryerjen e sherbimeve, servis etj per riparimin e mjeteve motorike te te gjitha markave te shitura ose jo prej shoqerise. Ndertim dhe mbrojte rrjetesh kompjuterike dhe jo kompjuterike, mbrojtje te dhenash ne servera qendrore per shoqerite tregetare, etj. Projektim dhe instalim te sallave te kontrollit elektronik, instalim te rrjeteve UPS, ndertim i sistemit elektrik i salles se kontrollit, ndertime valore i rrjeteve per trasmetim radio, ndertime valore trasmetim pstn, ndertime valore trasmetim gprs, ndertime valore per trasmetim gsm”.

Ndërsa Dhurata Bregu rezulton pronarja e një zyre kontabiliteti me seli në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.