Nga Oerd Bylykbashi
Tmerri dhe paniku i termetit po kalon, por tragjedia mbetet aty. Sot kur 51 persona nuk jane me mes nesh, me mijera familje lengojne nen pasojat e tmerrshme. Me mijera kane mbetur te pastrehe sepse banesat u jane bere te pabanueshme dhe shume prej tyre nuk dine ende nese do te rikthehen ne shtepite dhe pronat e tyre.
Shume durrsake qe kam takuar nuk dine nese do t’u prishet pallati ku kane te gjithe pasurine e jetes, cfare do te behet me ato pasuri, kush dhe si do e ndaje fatin e tyre. Nese nuk do te prishet, a jane te sigurta? Shume kane frike se prona e tyre do te prishet qe t’u grabitet trualli per ndertime nga klientet e qeverise. Kur i thash disa te demtuarve qe ata jane pronare dhe kane te drejta qe ua mbron ligji, me thane: “Ehu, ku pyet ai i gjati… Ta kthen pronen ne lulishte dhe te degdis ne kenete.” Shume kujtojne ende fillimin e viteve ’80 kur iu prishen shtepite ne qender te Durresit nga shteti komunist dhe u degdisen ne ndertesa parafabrikate ne buze te ish-kenetes.
Nje gje eshte e vertete: babezia nuk fle kur bie termet, as iken te strehohet diku tjeter deri sa te mbarojne pasgoditjet. Peshkaqeneve qe gelojne prane pushtetit u ka dale penda e kurrizit mbi uje dhe po vijne rrotull parave dhe projekteve te rindertimit dhe kudo ku bie ere pará dhe spekullim.
Nje keshille kam per bashkeqytetaret e mi pronave te te cileve rrezikohet qe t’u vihet nje kryq i kuq tek portat e ndertesave:
Krijoni asamble apo komitete te bashkepronareve te pallatit ku jetoni dhe rrezikoni qe shteti t’ua prishe me nxitim pasi eshte vene kryqi. Per fat te keq, keto asamble shpesh nuk jane ngritur kurre per te mireadministruar pronen atehere kur toka ende nuk dridhej. Por sot duhet te pajtoni keshillim ligjor kompetent dhe ekspertize qe t’ju qartesojne te drejtat tuaja civile pronesore dhe te beni kerkesat apo padite e nevojshme, apo po te jete nevoja te kallzoni penalisht kedo qe abuzon me te drejtat tuaja. Sepse kush abuzon ka dhe duhet te mbaje pergjegjesi.
Shteti duhet t’ju sqaroje pa ekuivok se cili eshte autoriteti apo organi qe merr vendimin per pronen tuaj dhe cili eshte akti perkates? Kur dhe me çfare transparence u mor vendimi? Cfare eshte vendosur per pronen tuaj? Si eshte marre vendimi, pra cila eshte procedura e ndjekur? A ka nje raport te detajuar teknik mbi bazen e te cilit eshte marre vendimi? Cilat jane arsyet teknike qe kane çuar ne ate vendim? Cilet jane ekspertet qe kane dhene ekspertizen (ekspertet duhet te jene te liçencuar per nivelin e dijes qe nevojitet). A eshte nje ekspert individual apo nje panel ekspertesh? A ka nje oponence per ate vendim? Kush, kur, ku dhe sa do t’ju demshperbleje nese ju takon?
Denglat e Kryeministrit kur kercenon ndertuesit me burg nese nuk bejne vete riparimet, kane pak ose aspak vlere ligjerisht. Nese ndertuesit kane pergjegjesi penale, nuk e blejne dot pafajsine duke ndrequr fasada apo duke bere bamiresira. Por kryeministri nuk e shmang pergjegjesine e tij si kryeminister me te njetin model qe perdori per drejtesine. Sot ai nuk i shpeton pergjegjesise qe ka çdo kryeminister ne emer te shtetit ne nje situate te tille duke ia hedhur te gjithe fajin dhe pergjegjesine per te nderhyre vetem ndertuesve.
Keshillimi ligjor dhe ekspertiza do t’ju ndihmonte te beni pyetjet e duhura shtetit dhe t’i kerkoni llogari per aq sa ai ka detyrim. Shteti ka pergjegjesine e tij per demin qe ju eshte shkaktuar sepse ka miratuar planin urbanistik qe ka lejuar lartesine dhe dendesine e pallateve, ka lejuar ndertime ne troje me sizmicitet te caktuar, ka miratuar teknikisht projektin e nderteses, ka fimosur lejen e ndertimit, ka licencuar supervizoret e ndertimit, ka bere kolaudimin e nderteses dhe ne fund ka dhene lejen e shfrytezimit pa te cilen nuk mund te futeshit ne ndertese. Te gjitha keto kane qene hapa thelbesore oara se ju te beheshit pronare te banesave tuaja. Pra shteti ka qene prezent gjithe kohes dhe ka pergjegjesine e tij perkrah ndertuesve.
Ka ndertesa qe duhet te prishen pa diskutim sepse jane rrezik publik. Ka qe duhen ndrequr para se te futen banoret perndryshe rrezikohen jete apo shendeti. Ekspertet duhet dhe do te bejne punen e tyre me qetesi e profesionalizem. Por ka shume rendesi si e bejne kete pune dhe per kete duhet te garantoje dhe te pergjigjet shteti. Perveç pergjegjesise civile dhe penale te atyre qe kane shkaktuar deme duke shkelur rregullat e ndertimit, pergjegjesia penale dhe civile nuk perjashtohet per zyrtaret qe mund te cenojne pasurite e qytetareve ne menyre te papergjegjeshme me vendimet qe po marrin sot per prishje ose jo te objekteve.
Asamblete apo komitetet e bashkepronareve te ndertesave duhet te mbrojne pa humbur kohe te drejtat e tyre pronesore qe para se te vendoset kryqi, jo pasi ndertesa te jete rrenuar me buldozere apo tritol. Kjo fushate prishjesh nuk mund t’i ngjaje drejtesise partizane neper rrugica qe pushkatonte pa gjyq ne dhjetorin e 1944. Shteti duhet t’u faktoje me pergjegjesi dhe transparence veprimet, ne menyre qe banoret te dijne kujt t’ia kerkojne faturen. Ky ishte nje termet ne kufijte e shkaterrimit te plote dhe demet jane te kuptueshme. Por askush nuk ka te drejte te abuzoje me te drejtat e hallexhinjve, aq me keq nese pas abuzimit qendron babezia e hienave.
Behuni bashke dhe mbroni te drejtat si komunitete, sepse si individe Kryeministri ju tall para kamerave apo Ministri i Policise ju kercenon per panik. Ne si opozite do te bejme punen dhe presionin tone politik dhe qytetar ne kete situate te veshtire, qe shtetit te beje detyren e tij dhe te behet transparence.
Mos harroni, babezia nuk fle gjume nen tenda te holla qe me zor e mbajne shiun por qe te ftohtin nuk e ndalojne! Peshkaqenet kane hapur nofullat sepse kane ndjere aromen e perfitimit!