• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku sërish në KED. Çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Prokurore e Përgjithshme?

12:59 : 05/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ishte pjesë e dy garave që zhvilloheshin paraditen e kësaj të Enjteje.

Ndërkohë që ajo pret votimin në Parlament për një mandat të plotë në krye të Prokurorisë, ku rivalizohet nga Olsian Çela, shorti i zhvilluar nga Presidenti i Republikës e zgjodhi atë si anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Arta Marku u shortua për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si prokurore e Prokurorisë së Përgjithshme. Por, nëse ajo nuk arrin të zgjidhet nga Parlamenti për një mandat të plotë në krye të institucionit të Akuzës, ajo, me shumë mundësi, do të duhet të dorëzojë edhe “mandatin” si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në rast se Arta Marku del e humbur në garën për Prokuror të Përgjithshëm, ajo humbet edhe statusin e prokurores pranë institucionit qendror të Akuzës.

Lexo edhe:

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Kushtetuta e Republikës, në nenin 148/a parashikon, ndër të tjera, se: “Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit”.

Arta Marku ishte prokurore e thjeshtë në Shkodër kur, nëpërmjet një procesi të kontestuar në Dhjetor 2017, u caktua si Prokurore e Përgjithshme (e Përkohshme), një koncept që nuk ekziston as në Kushtetutë dhe as në ligj.

Ajo, pavarësisht se u caktua si Prokurore e Përgjithshme, nuk gëzon statusin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme pasi, në kohën kur ajo u emërua, Parlamenti vendosi që Marku “do të caktohej për të kryer përkohësisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm”.

Referuar Kushtetutës, Arta Marku, në rast se nuk zgjidhet si Prokurore e Përgjithshme për një mandat të plotë, atëherë ajo mund të zgjedhë që të ushtrojë funksionet ose ku ka qenë më parë (në Prokurorinë e Shkodrës) ose si gjyqtare Apeli (emërimi kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vendet vakante në rang Apeli).

Pra, rezulton se Arta Marku as nuk ka statusin e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe as nuk mund të ushtrojë detyrën në selinë qendrore të Akuzës, nëse Parlamenti nuk voton emrin e saj si Kryeprokurore me mandat të plotë.

Në këtë mënyrë, ajo, si rregull, humbet mundësinë për të përfaqësuar Prokurorinë e Përgjithshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gjithësesi, një largim i mundshëm i saj nga KED nuk e pengon përfaqësimin e Prokurorisë së Përgjithshme në atë strukturë.

Shorti i zhvilluar nga Presidenti përzgjodhi edhe anëtarin zëvendësues nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai është Bilbil Mete, një prokuror me karrierë të gjatë, e nisur që para viteve ’90. Ai është gjithashtu babai i Ervin Mete, ish-zëvendësministër i Financave në mandatin e parë të kabinetit “Rama” dhe aktualisht Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Etiketa: arta makruKEDProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025
AKTUALITET

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

22:07 : 29/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
Para

Paloka shpërthen ndaj qeverisë: Në vend që të mbani përgjegjesi, filloni e ndani dekorata për njëri-tjetrin

TË GJITHA

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com