• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kthimi në normalitet sfidë/ Zëri i Amerikës speciale për Durrësin e prekur nga tërmeti

20:15 : 03/12/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Nga Ilirian Agolli

Në qytetin e Durrësit po vazhdon vlerësimi i dëmeve të tërmetit në brendësi të gjithë lagjeve. Inxhinierët e bashkisë po ndihmohen nga ekspertë të huaj gjatë inspektimeve për gjendjen e banesave.

Banorët e pastrehë janë ende të shqetësuar për vështirësitë e dimrit, ndërsa autoritetet pohuan se janë duke siguruar mbrojtjen e tyre afatshkurtër si dhe kujdesin për një periudhë afatmesme.

Inxhinieri Adnand Toçilla thotë se secili grup arrin të kontrollojë rreth 20 ndërtesa në ditë, por kjo varet nga madhësia e pallateve dhe vështirësitë e banesave.

“Dëmet janë të mëdha edhe në rajonin 3, por deri tani nuk kemi shpallur asnjë objekt për të shembur. Kemi shënuar disa pallate që të mos hyjnë banorët. Tërmeti ka nxjerrë në dritë shumë gabime ndërtimi” – tha inxhinieri shqiptar.

Lexo edhe:

“Shtëpi tërmeti janë”, qytetari përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

Grupet e kontrollit të ndërtesave në Durrës përbëhen zakonisht nga 2 inxhinierë shqiptarë të bashkisë dhe nga një ose dy inxhinierë të huaj, që bëjnë së bashku vlerësimin e gjendjjes së objekteve. Puna për fazën e parë vazhdon pa ndërprerë në secilën lagje.

Muslim Hasanaj, administrator bashkiak i rajonit 3, thotë se për fat të mirë kjo lagje nuk ka humbje jetësh njerëzore, por dëmet në ndërtesa po verifikohen një për një edhe sipas ankesave me telefona, edhe sipas radhës.

“Pallatet e shënuara me ngjyra dhe shirita nuk duhet të hyjnë njerëzit brenda kategorikisht. Ata banorë duhet të shkojnë në bashki dhe të marrin dokumentat për t’u strehuar nëpër hotele. Kjo është vetëm faza e parë e vrifikimit, ndërsa në fazën e dytë do të rregullohen të gjitha banesat dhe qytetarët do të jenë të mbrojtur” – tha zoti Hasanaj.

Por banorët janë edne shumë të shqetësuar. Ata gjithë ditën u vijnë rrotull pallateve të plasura dhe në mbrëmje flenë ose në makina, në hotele ose në banesa të miqve.

“Sapo e kisha marrë tapinë pas 14 vjetëve, – tha pensionisti Vlash Xharja. – Kursyem gjithë jetën dhe tani jemi në qiel të hapur në mes të dimrit”.

Një tjetër banore e një pallati të dëmtuar rëndë, Vojsava Xhakoni, thotë se autoritetet duhet të ndërmarrin kontrolle dhe vendime të shpejta.

“Nuk dimë se si të bëjmë. As nuk mund të ikim, as nuk mund të rrimë. Presim kontrolle dhe askush nuk na e ndan zgjidhjen. Të ikim? Po ku të ikim? Të gjitha i kemi brenda nëpër pallate” – tha zonja Xhakoni.

Ermir Llukaj, banor i rajonit 3, thotë se po fle me fëmijët në automjet, përpara pallatit të shkatërruar.

“Hyra mes rrezikut dhe e pashë vetë. Një kolonë brenda në shtëpi është thyer në mes. Jam me familjen në mes të rrugës, dhe zgjidhjen e pres nga shteti” – tha zoti Llukaj.

Durrësi është aktualisht në mes të vështirësive të mëdha, mijëra familje kanë mbetur pa strehë.

Megjithatë, dita ditës po bëhen përpjekje për të dalë nga kjo situatë e rëndë.

Kthimi në jetën normale është një sfidë e vërtetë në qytetin bregdetar, i cili u godit fort nga tërmeti i 26 nëntorit. /VOA/

Etiketa: durresitermetivoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shtëpi tërmeti janë”, qytetari përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve

21:41 : 24/09/2025
AKTUALITET

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025
BOTA

Shkon në mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

09:55 : 01/09/2025
BOTA

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

20:58 : 31/08/2025
AKTUALITET

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025
Para

Fenomeni sekret në polet e Tokës, NASA nis hetimet

TË GJITHA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com