• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi i përgjigjet Sadri Abazit: Bëre gjithçka për të mbuluar gjurmët e krimit, turp…

17:35 : 03/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi iu kundërpërgjigj deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, i cili u akuzua më herët se kishte hequr dy kate të hotelit të tij në Durrës për të fshehur gjurmët e shkatërrimeve nga tërmeti.

Boçi thotë se deputeti, angazhoi gjithçka për të mbuluar gjurmët e krimit ndërtimor dhe lejes abuzive të ish-kryebashkiakut, Vangjush Dakod për të shpëtuar milionat e tij.

Ish-deputeti demokrat thotë gjithashtu se dy hotelet e Abazit, kanë kate shtesë pa leje.

Abazi në reagimin e tij tha se akuzat që i bëhen nga opozita janë të pavërteta dhe se në hotelin e tij nuk ka asnjë dëmtim dhe ndërhyrje në kate pasi është funksional.

Ai tregoi më tej se hoteli ka pasur vetëm disa plasje të vogla në mure. Ndërsa sa i përket takimit me Luçiano Boçin, për të cilin ky i fundit tha se kishte pasur replika, Sadri Abazi deklaroi se vetëm ka qeshur dhe e ka takuar përzemërsisht dhe se ai i kishte thënë ‘ju nëmi Zoti ju socialistët’.

Lexo edhe:

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

“Janë të pavërteta. Tërmeti në Durrës ishte shkatërrues. Gjej rastin të ngushëlloj të afërmit që humbën fëmijët. Nuk është pallat, por hotel. Hoteli është funksional dhe nuk kishte si të kishte 2 kate tepër dhe t’ia hiqja unë. Nuk është hequr asnjë kat jo dy kate. Hoteli ka pësuar vetëm plasje të vogla të mureve, asgjë tjetër. Nuk është klasifikuar i pabanueshëm. Është në gjendje pune dhe në këto momente”, tha Abazi.

Reagimi i plotë i Boçit:

Është e vërtetë që zoti Abazi ishte shumë, po shumë i qeshur sot! Ngazëllehej me fatin tragjik të njerëzve dhe nuk ndjente aspak shqetësim për gjendjen e tyre dhe prishjen e provave. Ai ishte aty për “bahçen” e vet.

Në vend që të angazhonte njerëz e mjete për t’i ardhur në ndihmë banorëve që kanë humbur jetë, djersë e mund, kishte angazhuar gjithçka për të mbuluar gjurmët e krimit ndërtimor dhe lejes abuzive të Gjushit e për të shpëtuar milionat e veta.

Një turp i pa rrëfyer ky, i bërë në mes të ditës, duke i bërë karshillëk hapur njerëzve që nuk dinë ku të fusin kokën.

Ndërkohë qytetarët denoncojnë tanimë hapur, që hotelet AS dhe HORIZONT të tij janë me kate shtesë abuzive.

Normal është i përkëdheluri i Ramës si shumë SADRINJË të tjerë.

Sa për replikën, qartazi qytetarisht ia vura në dukje atë që po bënte.

Për citimin që ka sjellë ka mashtruar publikisht.

Fjala “nëmi” është e zonës së Sadriut. Janë krejt fjalët e tij.

Këtej nga ne përdoret “mallkoi” e nuk ia vlen të zgjatem këtu pasi nuk pjesë e fjalorit tim. Unë s’jam Rama as Sadriu.

Por zakoni del me shpirtin dhe Sadriu, nën shembullin e Ramës, si sadrinjtë e tjerë, vetëm mashtrojnë, abuzojnë, fshehin krime e bëjnë miliona me thasë nën rrënojat e një Shqipërie që e grabisin e vjedhin dhe e rrjepin duke qeshur, tallur e bërë show-n e neveritshëm.

Por për sërën e llojin e Ramës, Gjushit e kompani ka një ndëshkim.

Ndëshkim që do vijë nga vota e lirë e socialistëve të nëpërkëmbur e të mashtruar, nga vota e demokratëve të përndjekur këtu e gjashtë vite, nga vota e qytetarëve të cilëve u ka ardhur Rama, Sadriu, Gjushi e banda e Rilindjes, në majë të hundës.

Etiketa: abaziBocihoteli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

17:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

21:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Administrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës

09:53 : 04/05/2025
Para

Sizmiologët e njohur britanikë qetësojnë shqiptarët: Ja çfarë pritet pas tërmetit të 26 nëntorit

TË GJITHA

IMT e Bashkisë Tiranë mbush xhepat me lekë dhe fal kioskat te “Delijorgji”/ FOTO

11:51 : 21/07/2025

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

11:44 : 21/07/2025

Siguria ushqimore/ Resuli: Problemi është keqqeverisja, jo AKU-ja që i ndërrohen 4 drejtorë në 6 muaj

11:44 : 21/07/2025

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçarja belge në Rinas

11:39 : 21/07/2025

Parashikimi i motit për javën/ Meteorologu: Temperaturat do arrijnë deri në 41°C në këto qytete

11:32 : 21/07/2025

KUJDES/ Vazhdojnë mashtrimet me mesazhe në celular! Mos hapni linqet, ju vjedhin të dhënat

11:30 : 21/07/2025

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

11:12 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com