• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Përgjithmonë Xhulia

11:05 : 02/12/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Pak më parë askush nuk e njihte Xhulian besnike të besimit të vet dhe të fjalës së vet. E mirëedukur me postulatin nistor biblik “e para është fjala”, ajo transmetoi hapur një shqetësim njerëzor, në një situatë ku të gjithë ishin të pushtuar nga paniku.

Por regjimet në thelbin e vet, sikurse dhe ky i yni janë antinjerëzore dhe goditja e çdo vlere të tillë është në rendin e ditës së tyre. Gjuetia ndaj njerëzve të zakonshëm është sporti i preferuar i regjimit.

Ndërsa mbytja e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë mbetet qëllimi final. Arrestimi spektakolar i Xhulias me forca antiterror nuk duhet të na befasojë. Terrori më i madh për një qeveri të varur në trekëndëshin e paaftësisë, kriminalizimit e korrupsionit, është përmendja e litarit alias e së vërtetës.

Dhe përmendja e litarit sjell reagimin e makinerisë absurde policore-politike. E Xhulia këtu në këtë histori nuk është e vetme. Ajo thjesht u bë shembulli i ndëshkimit të regjimit, në kohëra ndëshkuese nga natyra, por dhe simboli i burgosjes së mendimit, sepse fjala në Shqipëri ka kohë që është mbytur me mijëra marifete. Me burg e pa burg. Me interesa dhe penalizime. Me hapje dhe mbyllje.

Lexo edhe:

Përplasja e Boçit dhe Nokës me policët: Po i shërbeni krimit! Qëlluat liderin e opozitës, do ta paguani

‘Territorialja’, Balla ultimatum opozitës: Keni kohë deri në mbrëmje. Boçi: Turp, e bëtë copë Shqipërinë

Me ligje e pa ligje. Gabimi i vetëm i Xhulias ishte se ajo në opinionin e saj u shfaq si një gazetare hipotetike. Si të thuash, ndikoi në opinion. E një gazetar qoftë hipotetik është për regjimin “i rrezikshëm”. Mbi të u derdh histeria e makinerisë goditëse e një pushteti absurd, i cili tërmetin në këmbët e veta, sikurse mijtë e parandjen dhe merr masa për ngrehinën e vet.

Dhe për ngrehinën e vet regjimi i Ramës nuk heziton, nuk kursen, nuk është i çorganizuar, nuk vonon, por qëllon e ndëshkon. Merr përpara këdo. Nuk ka rëndësi në është individ apo media. Në është i dlirë apo mëkatar. Në është vajzë apo burrë. Xhulia nuk është e vetme.

Para saj shumë mbartës e transmetues të fjalës e mendimit të lirë, gazetarë janë goditur, janë kërcënuar, janë joshur, janë devijuar. Para saj shumë media janë blerë, mbyllur, penalizuar, flirtuar. Para saj mediat kudërshtuese të regjimit janë ndëshkuar.

Para burgosjes së saj regjimi “burgosi” media të tëra. U nis me mbylljen e Kryeministri. al, me arsyetimin se tallte regjentin e krimit në qeverisje, vazhdoi me “kadrinjtë” që nuk viheshin në rresht, arriti kulmin me Syrin dhe po mbytet nën jargët e veta të mediafobisë ndaj JOQ. Prandaj vendimi i gjykatës sot nuk ka peshë.

Sido të jetë ai, regjimi me aktin e tij ndaj Xhulias ka sanksionuar kryqëzimin e mendimit të lirë, thënë më saktë, të vetë lirisë. Vetë Xhulia e ka mundur regjimin.

I vetëm deri më tani ka qenë reagimi ndaj mbytjes e burgosjes së fjalës së lirië , i cili megjithatë ndonëse me vonesë, po zgjohet nën gërmadhat e apokalipsit natyror që na mbiu në derë. Ai që duhet shembur sot nga njerëzit është regjimi.

Gjithçka e shkatërruar duhet ndërtuar nga e para e njerëzit duhet të shijojnë jetën nën paqe, siguri e liri. Ta nisim me fjalën….

Etiketa: Bocixhulia rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja e Boçit dhe Nokës me policët: Po i shërbeni krimit! Qëlluat liderin e opozitës, do ta paguani

20:42 : 22/03/2026
AKTUALITET

‘Territorialja’, Balla ultimatum opozitës: Keni kohë deri në mbrëmje. Boçi: Turp, e bëtë copë Shqipërinë

11:07 : 03/02/2026
AKTUALITET

Boçi: Kodi i ri Penal, mjet represiv kundër mendimit të lirë

18:13 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Zjarri në landfill, pasojë e keqqeverisjes”/ Boçi: SPAK nuk guxon të hetojë Inceneratorin e Elbasanit

17:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

21:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
Para

Atentat me armë ndaj deputetit ukrainas, vdes djali i tij 3-vjeçar

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom