• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studentja e arkitekturës humbi jetën pas tërmetit/ Babai: Nëse nuk do isha penguar, Xhesika…

08:56 : 01/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Një lajm tragjik erdhi paraditen e djeshme nga Spitali i Traumës, ku u regjistrua viktima e 51-të nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në reanimacion, humbi jetën 20-vjeçarja Xhesika Biqiku, e cila prej tri ditësh ishte në gjendje kome, për shkak se kishte dëmtime të rënda në kokë nga rënia e tullave.

Ajo jetonte në një pallat në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku gjatë lëkundjeve, së bashku me familjen e saj ishin munduar të largoheshin nga apartamenti në katin e parë, por fati deshi që Xhesika të mos ia dilte dot. Xhesika sapo kishte nisur studimet për Arkeologji në Universitetin e Tiranës.

Në një thirrje përlotëse që babai i Xhesikës, Ilia Biqiku, bëri tri ditë më parë për “Report TV”, për trajtimin mjekësor të së bijës në Itali, ai tregoi se vajza u dëmtua kur po dilnin nga pallati.

Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru. Bashkë me zërin e dridhur dhe lutjet përlotëse për jetën e së bijës, babai rrëqethi kur tha se më mirë të kishte vdekur ai sesa vajza e vogël, teksa lëngonte ende në shtratin e spitalit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

“Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”, tha babai i 20-vjeçares. Xhesika 20-vjeçare është viktima e parë që shënohet nga dëmet prej tërmetit në qytetin e Tiranës. Ndërsa 50 jetët e tjera u këputën në mes nga dëmet e mëdha në Durrës dhe Thumanë të Fushë-Krujës ku pallatet e hotelet që morën jetën, u kthyen në gërmadha.

Ilia Biqiku, babai i 20-vjeçares Xhesika, që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, i përlotur fliste për të bijën teksa lutej që ajo të shpëtonte dhe të bëhej mirë. Në momentin e tërmetit, ai ka qenë në shtëpi me gruan dhe dy vajzat, por kur kanë dalë jashtë, kanë rënë tullat e katit të pestë në Kombinat.

“Tullat zunë gruan të parën, pastaj çunin, pastaj Xhesin. Xhesi do të kishte shpëtuar, nëse unë nuk do të isha penguar. Unë u pengova aty dhe rashë nga tre metra larg. Aty tullat i kishin rënë gocës në kokë. Kur kthehem, i thërras gruas më tha nuk çohem më kanë rënë tullat, i them gocës tjetër, më kanë rënë tullat. I marr, dal pas pallatit, pastaj del një makinë, një çift, një djalë dhe një vajzë e re më çuan në spital direkt.

Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. Trurin e ka shumë të dëmtuar thanë mjekët. U thash çojeni në Itali, ju jeni ekspertë. Le të kisha vdekur unë, por ajo vajzë e re, 20 vjeçe. Pallati është i pabanueshëm, i ka vënë shirit bashkia. Është ndërtuar në ’72-shin. Kërkoj që të shkojë vajza në Itali të shërohet dhe të gjej një banesë, ndonjë shtëpi përdhese, që mos të vritemi më”, shprehej tri ditë më parë Ilia Biqiku

Etiketa: termetviktimaxhesika

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025
BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
Para
Foto ilustruese

50 psikologë nga Kosova nisen drejt zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri

TË GJITHA

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com