• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Show i Ramës, kënaqësia e Sakos dhe 51 qytetarët e pafajshëm që sot na mungojnë

11:35 : 01/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Boldnews.al

Prej votimeve të 30 qershorit, kohë kur Edi Rama shkoi me kokëfortësi drejt emërimit të kryebashkiakëve, me një proces pa garues dhe mono-partiak, Rilindja humbi 3 kryebashkiakë.

I pari ishte Valdrin Pjetri, i cili nuk e mori detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, pas publikimit të disa dokumenteve që e implikonin në një përballje me ligjin e dekriminalizimit, për shkak se nuk kishte plotësuar në formular momentin e ndalimit nga policia italiane vite më parë.

Rasti i dytë është ai i kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku apo Jorgo Toro, i cili sërisht e humbi mandatin po për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Edhe Kajmaku kishte fshehur problemet me ligjin në Greqi dhe pavarësisht se mazhoranca e Edi Ramës e mbrojti deri në fund, dokumentet autentike nga Greqia konfirmonin se ai ishte ndaluar për përdorimin e parave false.

Kryebashkiakja e tretë e Ramës që u rrëzua 5 muaj pas emërimit është Valbona Sako. Kjo e fundit dha mëngjesin e sotëm dorëheqjen, pasi një ditë më parë bëri një deklaratë shokuese, kur tha se “duhet të jemi të kënaqur me 51 viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit”.

Lexo edhe:

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Deklarata e Sakos shkaktoi irritime dhe dorëheqja e saj më shumë duket e detyruar se sa një akt i ndërmarrë prej saj për shkak të ndërgjegjësimit.

Pas deklaratës së bërë pasditen e djeshme nga Sako, e cila u mundua të sqaronte se i ishte nxjerrë nga konteksti, ndërsa mëngjesin e sotëm reagoi me dorëheqje, dy kryebashkiakët që humbën mandatet, Pjetri në Shkodër apo Kajmaku në Vorë, për veprat penale që kanë pasur njëri në Itali dhe tjetri në Greqi, të ngjajnë “lule”.

Kjo për faktin e thjeshtë se Kryebashkiakja e Durrësit, tashmë e dorëhequr, me deklaratën e saj la pa fjalë çdokënd.

Jo thjesht se pohoi me zë dhe figurë “se duhet të jemi të kënaqur me 51 viktima”, por sepse në një moment, qoftë edhe nën shokun e tërmetit, ajo i shndërroi jetët njerëzore të humbura thjesht në shifra, në numra.

Dhe kjo s’ka të bëjë me lapsusin, as me gafën, por me konceptin se në këtë vend prej vitesh, njerëzit trajtohen thjesht si numra.

Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur tragjedi, natyrore ose jo, kur viktimat kanë shërbyer si statistika.

Nëse për një moment do të linim pas deklaratën e Kryebashkiakes së dorëhequr, dhe do të shihnim panoramën pak më gjerë, prej mëngjesit të së martës ka një show të sforcuar që dhurohet herë nga Durrësi, herë nga kampet ku janë vendosur qytetarët e prekur nga tërmeti, herë nga spitalet dhe herë nga periferitë e Tiranës.

Dhe në shfaqjen e shëmtuar nuk kursehen as fëmijët, por as të moshuarit, me flokë të thinjura.

Nëse do të kishte një tjetër qasje apo sjellje ndaj njerëzve para 26 nëntorit, ndoshta sot mund të mirëkuptohej i gjithë ky show, ndoshta edhe disa gjëra mund të mos evidentoheshin përkohësisht, por është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të besohet se befas, nga mëngjesi i së martës, pati një ndryshim kaq të madh.

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri u shfaq në një nga kampingjet ku janë vendosur qindra qytetarë, që ndoshta të detyruar dhe me shpresën se mund të marrin diçka më shpejt për të zgjidhur hallin e madh që i ka zënë, buzëqeshnin dhe dilnin në fotografi me të.

Sot në mëngjes u shfaq në Kashar, ku veç batutave, i puthi dorën edhe një nëne, në prani edhe të Lali Erit.

Ndoshta e moshuara që i puthi dorën Rama, në kushte të tjera, mund të provonte mbi kurriz policët e Lalit, nëse do të guxonte të vinte në Tiranë, dhe të shiste tufat me majdanoz.
Dhe këtë e kanë provuar muajt e fundit, plot nëna të tjera, nga fshatrat në kufi me qytetin e Lalit.

Pas Kasharit shkoi në Durrës, fillimisht në Kënetë dhe më pas në zonën e plazhit, nga ky preferoi të sulmonte mediat, veçanërisht për ata që i konsideron sharlatanë që shfaqen në ekrane.
Dhe po nga Durrësi, nuk preferoi të reagojë ndaj deklaratës së Kryebashkiakes, që vendosi një rekord të ri në rradhët e Rilindjes.

Sot Shqipërisë i mungojnë 51 qytetarë, ndoshta më të varfërit, më të ndershmit dhe më të pafajshmit në këtë vend…

Etiketa: Ramasakotermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
Para

Juventus- Sassuolo, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025

Abilekaj: Rama qeveris me paranojë, nuk pranon që askush të vërë në dyshim autoritetin e tij

22:06 : 02/10/2025

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

21:56 : 02/10/2025

Zgjedhjet/ Lapaj refuzon negociata me PD: Nuk po procedohet si duhet, kandidati të jetë i pavarur

21:46 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com