• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Pashë fqinjën nën rrënoja, po se ndihmova dot/ Flasin qytetarët që i shpëtuan tërmetit të së martës

12:11 : 01/12/2019
në Lajmet e Dites

Rreth 700 banorë të Thumanës, Krujës e Lezhës janë akomoduar në Shëngjin, për shkak se tërmeti me magnitudë 6.4 i Shkallës Rihter, shkatërroi ose dëmtoi banesat e tyre.

Në Shëngjin janë strehuar dhe banorë që kanë mbijetuar nga pallati i shembur i Thumanës, apo dhe familjarë të viktimave. Gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar, teksa tregojnë historitë e tyre se si kanë arritur të dalin të gjallë.

“Në këtë tërmet kam humbur katër të afërm të mi, të familjes Greku. Unë e kisha pallatin ngjitur me atë që u shemb plotësisht. Kemi shpëtuar për mrekulli. Kemi qenë në kat të dytë dhe s’e di si kemi dalë së bashku me gruan.

Sapo dolëm, na ranë shkallët dhe Zoti bëri mrekulli që shpëtuam. Kemi parë tmerr. Unë u rrëzova, me morën ca fqinj për krahu dhe më larguan, që të mos më zinin rrënojat.

I fikën edhe dritat dhe ishte errësirë e madhe. Tani kemi ardhur këtu në Shëngjin, kushtet janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar dhe kemi nevojë për përkujdesje. Kemi kaluar një traumë shumë të madhe.

Lexo edhe:

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon

Dje kam varrosur nipin dhe bashkë me dy pjesëtarët e familjes së tij. Dhimbja nuk ka kufi”, rrëfen Shyqyri Greku për Panorama.

Mes të strehuarve, në Shëngjin është dhe një banor i pallatit 5-katësh të shembur në Thumanë, që prodhoi viktima. Arjan Ndoka rrëfen tmerrin që ka përjetuar në ato momente.

“Jam banor i pallatit që është shembur ku pati viktima. E kam pasur banesën në katin e 5-të, nuk e di si kam shpëtuar me familjen time.

Kam parë që kishin rënë dy anët e pallatit dhe vetëm një copë kishte ngelur te kati ku jetonim ne. Kur kam zbritur poshtë, kam pa Hajrie Vaten më nipin e vet në krah, që i kishin mbulu gërmadhat. Desha t’iu jap ndihmë, por nuk kisha mundësi me i nxjerr.

Situata jonë psikologjike është shumë e rëndë dhe nuk e marr veten me atë që kam parë. U bënë 20 vite që jetoj aty dhe shkonim mirë me të gjithë ata që kanë humbur jetën. Kemi qenë të pestë pjesëtarët e familjes në momentin kur ra tërmeti dhe të gjithë jemi në gjendje shoku. Nanën e kam të vjetër dhe e kam dërguar te të afërmit e saj. Ka pësuar traumë”, thotë Arjan Ndoka.

Ndërsa një tjetër banor nga Mamurrasi tregon frikën e përjetuar nga lëkundjet. “Kemi parë tmerr atë natë. Na ishte mbyllur dera. Kam ulëritur në gjithë lagjen. Kam tërhequr gocën dhe gruan. Kemi parë tmerr. Shyqyr e kam gjumin e lehtë. Kam bërtitur, kam thënë dilni përjashta se na zu brenda tërmetit. Na kanë ofruar banesa.

Në çadër nuk mund të rrimë. Aty kishte ujë. Batanije kishte, por na lageshin. I bëmë kërkesë kryetarit të bashkisë, erdhi na mori dhe tani kemi ardhur dhe jemi akomoduar këtu në Shëngjin. Kushtet këtu janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar për atë çfarë kemi përjetuar”, tregon qytetari.

Banorët e strehuar në Shëngjin po trajtohen me shërbim mjekësor dhe psikologjik, pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar. Në Qarkun e Lezhës janë 56 pallate, si dhe 181 banesa, që kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të dhënat janë bërë publike nga Emergjencat Civile, ku situata më problematike paraqitet në Bashkitë e Lezhës dhe Kurbinit.

Në Kurbin janë dëmtuar 28 pallate me 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me 300 banorë. Në këtë zonë janë tri grupe me specialistë nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre. Në Bashkinë Lezhë kanë pësuar dëmtime 15 pallate me 250 apartamente dhe rreth 1000 banorë, si dhe 79 banesa private me 300 banorë.

Në Bashkinë Mirditë janë dëmtuar 13 pallate me 250 apartamente me rreth 1000 banorë, si dhe 27 banesa me 100 banorë. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 shkolla, 1 kopsht dhe 1 çerdhe.

Deri tani janë nxjerrë të pabanueshme 25 pallate e dhjetëra shtëpi private, por numri mendohet të jetë më i lartë, pasi në shumë objekte, specialistët e bashkive nuk kanë mundur të verifikojnë shkallën e dëmtimit.

Etiketa: banorëhistoritermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

13:24 : 17/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon

13:51 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

17:32 : 12/08/2025
BOTA

Dështimet dhe sukseset e diplomacisë, takimet e superfuqive që ndryshuan historinë

14:56 : 10/08/2025
AKTUALITET

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

10:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025
Para

Bebe Rexha e mbajti premtimin: "Fluturon për në Shqipëri"

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com