• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama thirrje opozitës për bashkëpunim, ja si i përgjigjet Basha

18:04 : 30/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama i bëri ftesë opozitës që të ulen në tryezë për të diskutuar për gjendjen në vend dhe për masat për ringritjen e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili ishte katastrofal për vendin tonë.

Ftesën e Ramës e ka komentuar kryeopozitari Lulzim Basha, ndërsa po vizitonte banorët e prekur nga tërmeti në Shkozet.

I pyetur nga gazetarët për këtë ftesë të Ramës, Basha tha se ky nuk është momenti për të bërë politikë dhe as propagandë.

‘Tani nuk është koha për politikë e as për propagandë. Gjendja është e rëndë nuk ka vend për koment. A mund të bëhet politikë me të pastrehët’, u shpreh Basha.

Prononcimi i plotë:

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

Pyetje: Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësot sot, si paraqitet situate në këto zona

Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndohmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma. Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht I braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar. Ndonjërit që I është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk I është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim. Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije. Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.”

Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Lulzim Basha: E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.

Pyetje: Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?

Lulzim Basha: Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky ëhstë fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.

Pyetje: Kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti, i cili shkaktoi shkaktoi viktima të shumta, po ashtu, edhe të lënduar. Ju si e shihni situatën? Si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë? A ka bërë aq sa duhet për banorët e dëmtuar?

Lulzim Basha: Këto ditë, që kanë qënë ditë të tmerrshme për shqiptarët dhe sot Durrësi ka përcjellë shumë viktima, duke përfshirë dhe 8 viktimat e familjes Lala, nuk kanë qënë ditë për t’u marrë me analizën dhe përgjegjësitë. Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë. Tani, fokusi ynë është si t’i ndihmojmë këta njerëz. Nuk bëhet politikë. A mund të bëhet politikë me këta njerëz?! Këta janë pa strehë sonte, janë pa ushqim, fëmijët i kanë rrugëve, vetë janë rrugëve. Prandaj, prioriteti im, prioriteti i gjithë opozitës është të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026
AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026
BOTA

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026
SPORT

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026
Para

‘Kam hallin e shtëpisë time, mos më bëj mua ...’/ Ja si kryebashkiaku rilindas sillet me qytetarët e prekur nga tërmeti

TË GJITHA

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet