• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli i Medias-Ramës: S’mund të mbyllësh JOQ me ligjin aktual, mos u bëj si Erdogan!

11:52 : 30/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Këshilli Shqiptar i Mediave ka komentuar situatën e krijuar në vend me mediat pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe mbylljes nga AKEP të faqes JOQ. KMSH, në një reagim zyrtar bën me dije se në bazë të legjislacionit aktual, AKEP nuk ka tagër të mbyllë portale dhe faqe online.

KMSH sjell rastin e një editoriali të gazetës DITA, që u bllokua në Facebook sepse ishte kritik ndaj qeverisë.

Reagimi i KMSH:

Këshilli Shqiptar i Mediave po ndjek me shqetësim raportet e Qeverisë me median në situatën e rëndë të krijuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Rasti i parë ka të bëjë me një qarkore të dërguar portaleve online ku AKEP shprehet: “kerkojme URGJENTISHT publikimin e informacionit bashkelidhur, sic kerkohet ne shkresen e Ministrise se Mbrojtjes…” “si nje detyrim nga Ligji 45/2019 “Për mbrojtjen civile””.

Lexo edhe:

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

KShM i kujton qeverisë që kërkesa është e jashtëligjëshme, sepse ky ligj i referohet vetëm TV-ve dhe Radiove, (liçensat e të cilëve i shpërndan qeveria dhe frekuencat ku ato transmetojnë janë pronë e qeverisë), dhe nuk përfshin hapësirën globale, publike, falas të botës online.

KShM inkurajon portalet të botojnë të gjitha njoftimet që janë në funksion të ndihmesës së gjendjes, por, i kujton qeverisë që NUK mundet me ligjin në fjalë të urdhërojë asnjë portal që ta bëjë këtë aq më tepër përmes AKEP, një agjensi që nuk ka lidhje me ligjin në fjalë.

Rasti i dytë është bllokimi në FB i një editoriali të Gazetës Dita. Kritikat ndaj qeverisë nuk mund t’i dalojë askush, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos nëse janë të bazuara.

Rasti i tretë ka të bëjë me bllokimin e aksesit në portalin JOQ në Shqipëri, një akt që bëhet në mënyrë të paligjëshme. Qeveria nuk mund të ndalojë qytetarët e as portalet të denoncojnë keq-menaxhimin e situatës (aty ku ka) dhe për më tepër, nuk mund të bllokojë një portal të tërë për një publikim të vetëm. Rasti i JOQ reflekton qartë se çfarë do të ndodhë me mediat në të ardhmen nëse Qeveria kalon ligjin famëkeq të ashtuquajtur “kundër-shpifjes”. Qeveria ka të drejtën të dërgojë për ndjekje penale këdo që ka shkelur ligjet, qoftë dhe në kuadrin e gjendjhes së jashtëzakonshme, por, nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.

Mediat, duhet të përmban nga përhapja e lajmeve të rreme. Media ka për detyrë që sidomos në këtë situatë të ruhet nga publikimi i lajmeve të paverifikuara që mund të përhapin panik. Çdo lajm, në këtë periudhë, para se të përcillet si i vërtetë duhet të verifikohet me shumë saktësi. Jo çdo citim, qoftë dhe nga sizmiologë, duhet publikuar, nëse fjalët e thëna përhapin panik. Gjithashtu, media duhet të evitojë të përdorë gjatë raportimit terminologji bombastike si “frikë”, “tmerr”, “apokaliptik”, etj, terma që nuk shprehin fakte por thjesht opinione të gazetarëve raportues.

Nga ana tjetër, Qeveria nuk duhet ta përkthejë gjendjen si një arsye për të ushtruar censurë mbi mediat, siç ishte rasti i Gazetës Dita dhe mbyllja e JOQ.

Së pari, Qeveria duhet të bëjë publike se cila është zyra dhe personat përgjegjës që në këtë situatë janë ngarkuar me monitorimin e medias, dhe, kryesorja, Qeveria duhet të bëjë të qartë se cilat janë pikat ku ajo u kërkon mediave të bëjnë kujdes. Në këtë mënyrë, evitohet që situata e gjendjes së jashtëzakonëshme nuk do të mund të përdoret në mënyrë selektive për të bllokuar shkrime apo goditur media.

Qeveria po ashtu, nuk mundet të arrestojë qytetarë vetëm se ripublikojnë lajme, siç ishte rasti i vajzës që ka ripublikuar një lajm nga një portal italian mbi depozitat e Porto Romanos. Mënyra më e mirë për të qetësuar publikun e përballuar situatën nuk është përmes mbylljes së mediave, por përmes transparencës së vet dhe informimimit serioz, rigoroz e të vazhdueshëm mbi gjendjen, përfshirë dhe atë të depozitave në Porto Romano.

Por, për sa kohë që Qeveria lejon vetëm kamerat e ERTV të raportojnë mbledhjet e Qeverisë, kjo do të thotë që ajo bllkon aksesin e të tërave mediave në raportimin e saktë e të vërtetë të gjendjes e të situatës. Bllokimi i informacionit dhe zëvendësimi i tij me propagandë nuk ndihmon as në qetësimin e publikut e as në menaxhimin e panikut. Ndaj, faji nuk duhet kërkuar te qytetarët që drejtojnë sytë kudo munden për t’u informuar, për sa kohë qeveria e tyre nuk ua mundëson këtë. Duke i bërë thirrje dhe një herë mediave të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve të paverifikuara, KSHM shpreson që Qeveria shqiptare do të bëjë kujdes në marrëdhëniet me mediat në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonëshme KËshilli Shqiptar i Medias, gazetarët e mediat që ajo përfaqëson, kërkojnë URGJENTISHT që Qeveria të mos kopjojë rastin famëkeq të Erdoganit që e përdori situatën e pas-Grushtit të Shtetit për të sulmuar, arrestuar, mbyllur e goditur mediat kritike; për të mbyllur gojën opinioneve të pavarura; dhe për të instaluar diktaturën e mendimit.

Etiketa: Edi Ramamedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
Para

NBA/ Lakers pa “frena”, sigurojnë fitoren e 10-të radhazi

TË GJITHA

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025

Serbia arreston një shqiptar me simbole të UÇK-së në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin

15:54 : 09/10/2025

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com