• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Gjyqtari Fatri Islamaj para KPK, në fund të mandatit si anëtar i KED

12:33 : 29/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka thirrur në 3 Dhjetor në seancë dëgjimore gjyqtarin Fatri Islamaj, njëkohësisht edhe anëtari i vetëm i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që nuk është përballur me procesin e Vetingut.

Trupa që ka zhvilluar hetimin administrativ për gjyqtarin Islamaj përbëhet nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Islamaj, gjyqtar në Apelin e Tiranës, u përzgjodh si anëtar i KED-së për vitin 2019, në shortin e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë në Dhjetor të vitit 2018. Ai ishte një ndër tre nga trupa prej 7 anëtarësh e KED-së që nuk kishte kaluar në procesin e rivlerësimit.

Bashkë me të, morën detyrën e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pa kaluar Vetingun edhe Margarita Buhali dhe Eriol Roshi. Këta dy të fundit e kaluan më herët me sukses procesin e Vetingut, ndërkohë që gjyqtari Fatri Islamaj do të përballet me rezultatet e procesit të rivlerësimit në përfundim të mandatit të tij një-vjeçar si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Përplasjet për KED
Krijimi i KED, një institucion i ri i parashikuar nga Reforma në Drejtësi dhe që është përgjegjës për listimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë, është shoqëruar që në momentet e para me debate të ashpra.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i parë u krijua në fillim të vitit 2018. Emrat e parë që përbënin atë, në pjesën më të madhe, nuk njiheshin për lidhje të forta me maxhorancën. Pikërisht, kjo arsye duket se krijoi përplasje që përfshiu disa aktorë.

Së pari, ambasadori amerikan i asaj kohe në Tiranë, Donald Lu, u përfshi në një kurs përplasjesh publike me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, me argumentin se lista e prokurorisë nuk lejonte short, pasi ishin caktuar tre emra për 3 poste që i takonin institucionit të Akuzës në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Siç deklaroi kohë më vonë Presidenti Ilir Meta, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit dhe përgjegjës për zhvillimin e shortit për anëtarët e KED-së, ambasadori Lu ishte gënjyer nga kryeministri Edi Rama.

Meta deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme kishte zbatuar rigorozisht ligjin dhe kishte përcjellë emrat e 3 prokurorëve, të cilët ishin të vetmit që plotësonin kriteret ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithësesi, kjo përplasje publike nuk ndryshoi emrat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke nxitur “aktivizimin” e një tjetër lëvizjeje politike nga maxhoranca për ta shndërruar këtë institucion në jo-funksional.

“Lëmshi” i Ulsi Manjës
Në mbledhjen e parë të KED-2018, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Nëpërmjet një interpretimi të tij, duke folur edhe në emër të maxhorancës së majtë, ai kërkoi që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të niste punën pasi anëtarët e tij të kalonin procesin e Vetingut.

Në vijim, pjesa më e madhe e KED-së 7-anëtarëshe u rrëzua nga Vetingu, në një proces të dyshimtë dhe me pikëpyetje për ndikim të fortë politik qeveritar, duke bllokuar funksionimin e kësaj strukture deri në përfundim të mandatit 1-vjeçar, në fund të vitit 2018.

Në Dhjetor 2018, Presidenti Meta refuzoi të zhvillonte shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të radhës të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, pasi konstatoi se nuk kishte bazë ligjore.

Pas refuzimit të Metës, shorti u zhvillua nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili zgjodhi një trupë prej 7 anëtarësh të rinj.

Në këtë short, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi sërish vetëm 2 emra, të cilët plotësonin kriteret ligjore. Në dokumentin e nënshkruar nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, rezultonte madje, edhe vetë emri i saj, si një prej 2 prokurorëve që plotësonte të gjithë kriteret formale.

Por, tashmë Donald Lu nuk ishte më në Tiranë, ndërkohë që Ambasada Amerikane nuk e konsideroi më “shkelje të frymës së Kushtetutës” faktin që Arta Marku dërgoi jo thjesht dy emra për 3 vende vakante, por, për më tepër, edhe vetë emrin e saj.

Shorti i zhvilluar në vitin 2018 për “KED-2019” përzgjodhi edhe 3 anëtarë, të cilët nuk kishin kaluar Vetingun. Por, ky fakt, ndryshe nga një vit më parë, nuk nxiti Ulsi Manjën që të kërkonte sërish përfundimin e procesit të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, para se ai të niste punën.

Në “KED-2019” u përzgjodh si kryetar anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i etiketuar si lidhje e fortë e Partisë Socialiste në sistemin e drejtësisë. Kjo duket se ishte arsyeja që Ulsi Manja dhe formacioni i tij politik nuk “bllokuan” funksionin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi deri në përfundim të Vetingut për të gjithë anëtarët e tij, siç e kërkuan një vit më parë.

Tashmë, para Vetingut do të dalë anëtari i fundit i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Fatri Islamaj, në një moment kur drejtuesi i kësaj strukture, Ardian Dvorani, është nën dyshime nga Presidenti Ilir Meta për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim posti apo titulli” gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: gjyqtariislamajkpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
Para

"Jo vetëm... po shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat"/ Stresi viziton banorët e Bubqit (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com