• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa anti-KÇK/ Nishani: Dosja e bujshme me të cilën duhet të nisë SPAK-u…

21:32 : 25/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ deklaroi se Edi Rama është i frikësuar prandaj po tenton të kalojë paketën ligjore Anti-KÇK. Nishani i bën thirrje SPAK-ut që u ngrit sot, që të nisë punën me hetimin e kryeministrit Edi Rama.

“Kam parë dicka në media, por nuk kam asnjë kuriozitet, pasi skenari është i qartë i aktit të fundit të komedisë, madje zgjodhi një skenë teatri për ta luajtur. Një komedi që ka krijuar një tragjedi të madhe. Por cdo shqiptar do të pyeste, pse nuk u tregon në përfundim të vitit të shtatë të qeverisjes se cfarë ka bërë për ekonominë, rrogat dhe pensionet? Ai vijon me batuta bajate, para 20 viteve kur sapo kishte hyrë njerëzit tërhiqeshin nga batutat e tij, por tani pas 20 viteve janë konsumuar. Nuk e di kush e ka penguar kryeministrin për të luftuar krimin? Nëse flasim për drejtësinë e korruptuar ne po ndërtojmë drejtësinë e re? Kjo është një polici paralele. Ka një koklavitje të sjellës së kryeministrit, është e qartë se tashmë Rama është i frikësuar shumë se po afrohet ndërrimi i pushtetit. Me gjithë tendencën për të kapur drejtësinë dhe për ta bllokuar jam i bindur se me gjithë këto paudhësi, shpejt do të jetë subjekt i dosjeve të shekullit, në gjykimin tim. Prandaj ka një kaos kaq të madh.

Opozita sipas Edi Ramës është e frikësuar, por nuk ka asnjë gjë në dorë. SPAK-u dhe BKH janë të vonuara prej një viti e gjysmë, se Rama është i terrorizuar. Edi Rama, ky njeri që duhet të jetë subjekti i parë hetimit nga SPAK-u, ka arsye që të jetë i frikësuar prandaj po tenton ta vonojë për të mbivendosur, krijon alogjizma të tillë, i fut edhe këto akronimet qesharakë. Ai po sfidon popullin që mund të bëj teatër i pa shqetësuar. Unë besoj se nuk ka se cfarë të bëjë, pasi cfarë e ka penguar deri sot të luftojë krimin, i ka bërë pjesë të fushatave të tij dhe parlamentit. Edi Rama ka përgjuar me apo pa ligj edhe sot. Janë dy forma përgjimi, me vendim gjykate, që përbëjnë provë, por janë edhe përgjimet parandaluese, me leje nga prokurori i përgjithshëm. Edi Rama ka përgjuar me apo pa ligj. Unë kam qenë president dhe jam përgjuar nga qeveria. Skandali zuri pluhur dhe u zhduk. Unë nuk kam problem që mund të përgjojë njerëzit, por mungesa e motivit për të luftuar krimin” tha ai.

Meta për refendumin

Por si i gjykon Nishani deklaratat e Presidentit për referendumet?

Lexo edhe:

“Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

Qyno zbërthen strategjinë e SPAK-ut: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut

Ish-kreu i shtetit mbështet Metën, ndërsa propozon edhe pyetjen për referendumin e parë, që lidhet me vettingun në politikë. “Prezantimi i rëndësisë që ka referendumi si ushtrimi i të drejtës së vendimmarrjes së drejtpërdrejt nga qytetarët. Sa më shumë të hapej shoqëria drejt referendumit është mirë. Por nuk ka një propozim konkret, duke ngritur cështje në parim.  Referendumi është i pamundur, pasi janë disa klauzola që e vakin, shuajnë mundësinë për t’u shprehur me referendum. Nëse do të ketë mundësi të bëhet një ligj, është një mundësi jashtëzakonisht e mirë. Unë do të dëshiroja që sa më parë shqiptarët të shprehen nëse janë dakord të kemi një vetting për politikën. Referendumi i parë do të duhet të ishte nëse duhet kemi vetting në politikë. Nëse nuk do të kemi një rotacion politik, cilido referendum të kemi…Të gjitha sondazhet kërkojnë një ndryshim. Nuk them cila parti ka shumicën apo pakicën, por shqiptarët kërkojnë ndryshim. Presidenti nuk fton protestë, por ka ftuar për tubim në 8 dhjetor“, tha ai.

“Shpërndarja e parlamentit”

Meta deklaroi pak ditë më parë se me një dekret mund të shpërndajë parlamentin, por Nishani thotë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë në kushtet aktuale dhe se ka vetëm një rast kur mund të ndodhë një gjë e tillë. “Presidenti ka kompetencë të lëshojë dekretin kur në parlament nuk ka shumicë për të miratuar qeverinë. Kjo është e vështirë për ndryshimet e 2008 se nuk mjafton vetëm mocioni i mosbesimit, duhet edhe i besimit. Nëse nuk ka një qeveri të re. Kur rrëzohet qeveria dhe nuk ka mundësi të krijohet tjetër dhe vetëm në këtë rast, me kërkesë të kryeministrit, Presidenti mund të shpërndajë parlamentin. Ky është rasti i vetëm që Presidenti mund të shpërndajë parlamentin“, tha ai.

Etiketa: Bujar Nishaninishanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

21:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qyno zbërthen strategjinë e SPAK-ut: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut

21:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

21:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Balluku i trembet Kuvendit, ironizon Bardhi: Është futur në tunel dhe i çon mesazhe Ramës

19:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

Akuzat e Balliut për aferën e ‘Llogarasë’, Zegjineja flet me fjalët e Ballukut: O bukurosh…

18:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

18:17 : 06/11/2025
Para

Ndërkombëtarët rrëzojnë në Kuvend paketën e Ramës për mediat online

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com