• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista “e harruar” e Veting-ut/ Përse KPK ka vendosur të “bllokojë” veten

04:00 : 23/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Procesi i Vetingut pritet të bllokohet sërish, për herë të dytë brenda këtij viti, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka aktualisht në shqyrtim rreth 155 subjekte, disa prej të cilëve në proces prej rreth dy vitesh.

Në maj të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hartoi një Vendim të posaçëm, nëpërmjet të cilit vendosi pezullimin e shorteve për vetingun e zyrtarëve të drejtësisë, pasi puna ishte bllokuar për shkak të numrit të lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kishin në rivlerësim-në një total prej rreth 170 subjektesh.

Një ndër argumentat kryesorë të atij vendimi ishte fakti që “shpërndarja e çështjeve të reja do të shkaktonte ngarkesë, vonesë dhe zvarritje të procesit…”.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Por, rreth 6 muaj pas këtij konstatimi, Komisioni i Vetingut zhvilloi shortin e radhës në 12 nëntor 2019, duke i shtuar listës prej 96 subjektesh që kishte në proces, edhe rreth 48 gjyqtarë e prokurorë të tjerë.

Në këtë mënyrë, KPK rikthehet në “pikën zero”, duke i shtuar vetes një ngarkesë të madhe, ndërkohë që mbi 100 subjekte presin prej më shumë se një viti që të përballen me rivlerësimin e tyre.

“Lista e harruar”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është përgjigjur në mënyrë indirekte kritikave për vonesa të pajustifikuara.

Në vendimin nr. 29, dt. 07.05.2019, KPK argumenton se “zhvillimi i procesit të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon një kohë të konsiderueshmë për t’u realizuar”.

Sipas KPK-së, procesi përfshin “…kërkimin e informacionit, përpunimin, analizimin dhe arsyetimin e gjetjeve…”.

Megjithatë, përtej këtyre argumentave, “Boldnews.al” ka identifikuar të paktën 9 raste, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar shortin para më shumë se 1 viti e gjysëm më parë, konkretisht në periudhën Janar-Maj 2018, e ndërkohë ende nuk i ka thirrur për në seancë dëgjimore.

Në këtë listë “të vjetër” gjenden, ndër të tjerë, emrat e kreut të Gjykatës për Krime të Rënda, Sandër Simoni, kolegia e tij në Apelin e Krimeve të Rënda, Nure Dreni, prokurori i Krimeve të Rënda, njëkohësisht kandidati për SPAK, Anton Martini, shefi i Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Jano.

Në këtë listë “të vjetër” gjenden pa kaluar në seancë dëgjimore edhe emrat e kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca, kryetari i gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër, Dritan Banushi, kreu i Gjykatës së Matit, Artan Çupi, si edhe drejtuesit e gjykatave administrative në Vlorë e Durrës, konkretisht Astrit Shema e Mariana Velçani.

Lista e gjatë
Duke vijuar më tej, nga shorti i zhvilluar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Shtator 2018, është përmbyllur procesi i Vetingut në shkallën e parë për më pak se gjysma e listës-20 subjekte nga 36 të shortuar rreth 15 muaj më parë, janë ende në pritje për t’u përballur në seancat dëgjimore para KPK-së.

Në Nëntor 2018, KPK zhvillon një tjetër short të radhës, ku përzgjidhen për të kaluar në procesin e rivlerësimin 34 subjekte. Prej këtij shorti, thuajse e gjithë lista nuk është përballur me seancat dëgjimore.

Në Janar 2019, KPK zhvillon shortin, ku u përzgjodhën 36 zyrtarëve të tjerë të drejtësisë që do i nënshtroheshin procesit të Vetingut. Aktualisht, thuajse e gjithë kjo listë nuk është përballur me rezultatet e hetimit administrativ.

Në Mars 2019, KPK realizon shortin e radhës, ku u përzgjodhën 36 subjekte të tjerë, përfshirë edhe emrat e kandidatëve për SPAK, të cilët nuk kishin kaluar më parë në short.

Nga kjo listë, janë zhvilluar me prioritet procedurat vetëm për 2 nga kandidatët për SPAK, të cilët u kualifikuan më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gjithashtu, nga kjo listë, janë mbyllur procedurat formale për “konfirmimin e dorëheqjes” së disa ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilëve u mbaroi mandati në mesin e vitit të kaluar. Pjesa tjetër e listës së shortuar në Mars 2019, është në pritje të rezultateve të Vetingut.

Situatë “kolapsi”
Në këtë situatë “kolapsi”, KPK vendosi të zhvillojë sërish shortin e radhës në Nëntor 2019, duke i shtuar vetes ngarkesën edhe me hetimin e rreth 40 subjekteve të tjerë.

Ndjekës të specializuar të procesit të Vetingut e shohin me dyshim sjelljen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vonesat e procedurave duken të pajustifikuara, sidomos kur pjesa më e madhe e subjekteve janë hetuar vetëm për një kriter, atë që lidhet me pasurinë.

Ndërkohë, shtimi i subjekte për kontroll, sipas juristëve, mund të përdoret edhe si një “instrument” për të mbajtur nën presion për një kohë sa më të gjatë pjesën më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë aktualisht nën proces, si edhe një mjet për të “kamufluar tolerancat” që mund të bëhen për subjekte të caktuar.

Nga ana tjetër, vonesat e institucioneve të Vetingut për të dalë në një konkluzion përfundimtar, po ndikojnë negativisht në procesin e ngritjes së institucioneve të reja. Rasti më i fundit, kur Besnik Muçi, u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi ai ishte emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një shembull tipik.

Nga ana tjetër, vonesat në procesin e rivlerësimit po pengojnë ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK. Aktualisht, për këtë strukturë janë konfirmuar në detyrë 8 prokurorë, ndërkohë që 4 të tjerë (Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu) ende nuk janë përballur me rezultatet e procesit të Vetingut.

Etiketa: kpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para

Shpopullimi, Shqipëria vetëm me Rilindas dhe pensionistë

TË GJITHA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com