• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa anti-shpifje/ 14 organizata kundër Ramës: Tërhiqu…

18:25 : 22/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministrit Edi Rama i është bërë thirrje që të tërhiqet nga dy pr/ligjet e propozuara për miratim në Kuvend, që njihen si paketa Antishpifje.

Pasi Autoriteti i Mediave Audiovizuale me 3 vota pro, rrëzoi paketën e Ramës kundër mediave, pak ditë më parë, 14 organizata të shoqërisë civile, që veprojnë kryesisht në fushën e mediave, i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Organizatat përmes një deklarate vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

“Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike.

Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë”, thuhet në deklaratën e firmosur nga 14 organizata të shoqërisë civile.

Lexo edhe:

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Deklarata

Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë.

Rëndësia që ka liria e shprehjes në një shoqëri demokratike reflektohet në mbrojtjen e gjerë që i jepet asaj në legjislacionin ndërkombëtar, në nivel global dhe rajonal, përfshi këtu nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Amendamenti i parë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i miratuar rreth 230 vite më parë (në 15 Dhjetor të vitit 1791) ndalon qeverinë të bëjë ligje që rregullojnë krijimin e feve, ndalojnë ushtrimin e lirisë fetare, që kufizojnë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për të mbledhur paqësisht si dhe të drejtën e peticionit ndaj qeverisë për të kërkuar kompensim.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Lista e organizatave firmëtare:
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Etiketa: organizatapaketa anti-shpifjeRama

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Krijimi i SPAK/ KLP të hënën mbyll fazën e parë

TË GJITHA

Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com