• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2020/ Edhe Kryebashkiakët e Rilindjes të pakënaqur: Të rriten fondet…

21:50 : 22/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Bashkitë në vend kanë shprehur shqetësimin për projektbuxhetin 2020 duke theksuar se rritja e trensfertës së pakushtëzuar është me vetëm 2.7 për qind një vlerë kjo modeste dhe që ka ardhur në rënie të vazhdueshme nga viti në vit. Në një reagim lidhur me projektin e qeverisë por edhe me një sërë rekomandimesh Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka nënvizuar se tendenca duhet të ishte e kundërta duke pasur rritje të transfertës ndërkohë që duhet të mbahet parasysh edhe ndarja e tatimit mbi të ardhurat apo pjesa si menaxhohet renta minerare.

“Shqetësimi ynë kryesor mbetet tek rritja me vetëm 2.7% e transfertës së pakushtëzuar. Kjo rritje ka ardhur duke u përgjysmuar nga 9% në krahasim me vitin 2017, 4% krahasuar me 2018 dhe tani me 2.7% krahasuar me 2019. Akoma më tej, pjesa sektoriale e transfertës (që mbulon funksionet e reja) nuk shënon rritje për të dytin vit radhazi. Pra, çfarë ka ndodhur deri tani është se bashkitë kanë marrë fonde për paga punonjësish po nuk kanë fonde as për shpenzime operative as për investime për funksionet përkatëse.

Shoqata e Bashkive ka shprehur vazhdimisht qëndrimin se transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 1% që është aktualisht. Duke pasur parasysh treguesit e buxhetit 2019 e veçanërisht të ardhurat e realizuara, ne pranojmë se kjo kërkesë mund të jetë e vështirë për tu arritur. E megjithatë, sugjerimi ynë, do të ishte hapa konkretë për rritjen e transfertës në vlera të konsiderueshme duke nisur që nga 2020.

Ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale mes qeverisë dhe bashkive nuk është kryer as për 2018 e as për 2019. Sipas ligjit të financave vendore, 2% e këtyre të ardhurave duhet transferohen te njësitë e vetëqeverisjes vendore. Pyetja jonë mbetet se kur do të nisë transferimi i këtij fondi drejt pushtetit vendor dhe cilat janë pengesat për tu trajtuar.

Çështje tjetër sensitive është borxhi vendor, i cili arrin në vlerën e 6.2 miliardë lekëve, një shifër shumë herë më e ulët se borxhi kombëtar por mjaft penguese për bashkitë. Ne insistojmë që ky borxh i akumuluar të merret përsipër nga qeveria qendrore duke i lehtësuar bashkitë, veçanërisht në kushte të transfertës së pakushtëzuar në nivele të ulta.

Lexo edhe:

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

Apeli i GJKKO-së i heq dënimin me burg ish-kryebashkiakes së Libohovës

Rekomandime mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për vitin 2020

Pas shqyrtimit të Relacionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi Projektbuxhetin e Shtetit për vitin 2020, për pjesën e buxhetit vendor Shoqata e Bashkive vëren se edhe ky buxhet mbart të njëjtat probleme si dhe vitet e shkuara, veçanërisht ato pas reformës territoriale.

Pas shqyrtimit të Relacionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi projekt – buxhetin, rekomandimet dhe sugjerimet e hartuara janë si më poshtë:

1) Pjesa e përgjithshme e transfertës së pakushtëzuar për vitin 2020 pëson një rritje vjetore me 2.7% ose sa gjysma e rritjes mesatare për vitet e mëparshme. Shkalla e rritjes së kësaj transferte ka nisur uljen që prej vitit të shkuar, duke u rritur me 4% krahasuar me 2018 dhe 9% në krahasim me vitin 2017. Parë në këndvështrimin e zbatimit të Strategjisë së Decentralizimit dhe të kuadrit ligjor të ndryshuar, ky buxhet nuk i përgjigjet nevojave reale të bashkive dhe mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Shoqata e Bashkive ka shprehur vazhdimisht qëndrimin se transferta e pakushtëzuar duhet të rritet në të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke pasur parasysh treguesit e buxhetit 2019 e veçanërisht të ardhurat e realizuara, ne kuptojmë dhe pranojmë se kjo kërkesë mund të jetë e vështirë për tu arritur. E megjithatë, sugjerimi ynë, do të ishte hapa konkretë për rritjen e transfertës në vlera të konsiderueshme duke nisur që nga 2020.

2) Pjesa sektoriale e transfertës së pakushtëzuar nuk ka pësuar rritje për 2020, ashtu si dhe për 2019. Kjo me argumentin se transfertat specifike u shndërruan në pjesë të transfertës së pakushtëzuar në 2018 për tu përdorur në autonomi nga bashkitë. Mirëpo ajo çfarë ka ndodhur deri tani është se bashkitë kanë marrë fonde për paga punonjësish po nuk kanë fonde as për shpenzime operative as për investime për funksionet përkatëse.

3) Nisur dhe nga diskutimet e kohëve të fundit mbi Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat e menaxhimit të vështirësive financiare për njësitë e qeverisjes vendore”, ne duam të adresojmë përsëri çështjen e borxhit të bashkive. Aktualisht borxhi vendor arrin në vlerën e 6.2 miliardë lekëve, një shifër shumë herë më e ulët se borxhi kombëtar por mjaft penguese për bashkitë. Ne insitojmë që ky borxh i akumuluar të merret përsipër nga qeveria qendrore duke i lehtësuar bashkitë, veçanërisht në kushte të transfertës së pakushtëzuar në nivele të ulta.

4) Gjatë 2019 ashtu si dhe në 2018, kemi konstatuar se bashkitë nuk kanë marrë fondet nga ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale. Sipas ligjit të financave vendore, 2% e të ardhurave duhet transferohen te njësitë e vetëqeverisjes vendore. Pyetja jonë mbetet se kur do të nisë transferimi i këtyre të ardhurave drejt pushtetit vendor dhe cilat janë pengesat për tu trajtuar.

5) Problemi tjetër kryesor është dhe ndarja e rentës minerare. Pavarësisht përcaktimeve ligjore, bashkitë mbeten të diskriminuara nga pjesa e fondeve që përfitojnë nga kjo taksë. Sipas Ligjeve “Për taksat kombëtare” dhe “Për financat vendore”, 5% e të ardhurave nga renta minerare duhet t’i transferohen bashkisë në territorin e të cilës zhvillohet veprimtaria për tu përdorur për investime nga vetë pushteti vendor. Është tashmë një rast i trajtuar dhe mediatikisht, rasti i bashkive të varfra me pasuri shumë të mëdha nëntokësore. Do të duhet të hartohen dhe miratohen mekanizma ligjorë të zbatueshëm lidhur me përllogaritjen dhe transferimin e rentës minerale, veçanërisht në rolin e Ministrisë së Financave në ndryshimin e pjesës së pushtetit vendor. Rekomandimi ynë mbetet që përqindja e rentës minerare për pushtetin vendor të jetë në nivelin e para vitit 2013, në 25% të vlerës totale pa kushtëzime të tjera lidhur me transfertën e pakushtëzuar.

6) Buxheti për funksionet sociale të bashkive në pjesën sektoriale të transfertës së pakushtëzuar, zëri për qendrat e shërbimeve sociale është afro 36 milionë lekë në total. Me decentralizimin e këtyre funksioneve, bashkitë jo vetëm që nuk kanë marrë fonde të mjaftueshme por nuk janë të informuara si funksionon ndarja e as kanë mundësi të ngrenë apo mbajnë në funksion qendra sociale.

7) Lidhur me taksën e pronës së ndryshuar, ne do të kërkonim mbështetje financiare për bashkitë në ngritjen dhe konsolidimin e kadastrës fiskale, pasi ende shohim vështirësi teknike në përdorimin e saj nga ana e stafeve të bashkive.

8) Çështja e fundit që duam të adresojmë lidhet me fondet e investimeve të zhvillimit. Sugjerimi ynë është investimet nga Ministritë e ndryshme t’ju ndahen bashkive nëpërmjet një formule të paracaktuar. Qeveria të menaxhojë një përqindje të caktuar të këtij fondit (por jo më shumë se 30%) për investime me karakter rajonal, ndërsa pjesa tjetër t’ju shkojë bashkive.

E megjithatë, dhe vetë bashkitë duhet të punojnë dhe më shumë drejt menaxhimit të mirë financiar duke ulur kosto të panevojshme në shpenzime, blerje shërbimesh apo mallrash. Ato duhet të përgatisin planin e tyre të riskut financiar dhe të bëjnë vlerësimin e tij çdo muaj.

Këto problematika, të integruara së bashku tregojnë se zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull sa kohë nuk u jepet buxhet i mjaftueshëm bashkive. Nga ana tjetër, buxheti i pamjaftueshëm imponon nivel të ulët të demokracisë vendore dhe një qeverisje vendore jo të shëndetshme siç duhet të jetë”thuhet reagimin e Shoqatës së Bashkive. /Monitor/

Etiketa: buxhetkryebashkiakeRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

11:42 : 07/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së i heq dënimin me burg ish-kryebashkiakes së Libohovës

13:13 : 19/03/2025
AKTUALITET

Dasho: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

08:49 : 13/03/2025
AKTUALITET

Emrat/ Mbledhja e PS, 4 kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë! Ja ku do të garojë Rama

20:29 : 08/03/2025
AKTUALITET

Gazetarja zbulon 4 emrat e kryebashkiakëve socialistë që do të lënë mandatin para “11 Majit”

21:25 : 06/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Onkologjikun do e shkëpus nga QSUT, do krijoj Institutin e Tumoreve me buxhet të pavarur

12:31 : 25/01/2025
Para

Përlot Rita Ora: Kam probleme shëndetësore, po më shkatërron ...

TË GJITHA

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com