• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Ata që na flasin sot për Komisionin e Venecias pse nuk e hapën gojën për Arta Markun

14:46 : 21/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat reagoi në lidhje me propozimin e ambasadës amrikane për ta çuar në Komisionin e Venecias çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për shkarkimin e anëtarit të kësaj gjykate, Besnik Muçi nga KPA.

Vasili deklaroi se tashmë strategjia e Ramës është e qartë që drejtësinë ose do ta rrëmbejë, ose ta bllokojë.

Ndërsa për propozimin e ambasadës u shpreh se: “Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota?”

Sipas Vasilit sot ekzistojnë vetëm dy zgjedhje: ose vendosja e shtetit të së drejtës, ose rrëmbimi i tij nga kriminelët.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Lexo edhe:

Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona i shtang: Nuk dua të gjej burrë

Rama shton kullat dhe ju heq edhe makinat qytetarëve!

Kushtetuta dhe shteti i se drejtes janë vënë sot nën një sulm kriminal, të hapur, nga ana e Edi Ramës dhe rilindjes së tij.

Strategjia e vetme e Edi Ramës, e cila duhet të jetë tashmë e qartë për çdo shqiptar, është që drejtësinë ose ta rrëmbejë, ose ta bllokojë.

Kjo strategji, është tashmë shumë e qartë për Gjykatën Kushtetutese, si institucioni themelor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve.

Pas tentativave kriminale të rrëmbimit të kësaj gjykate, skenari tashmë i vënë në veprim, është ai i bllokimit.

Të gjitha alibitë e hedhura në treg për kërkimin e opinionit të Komisionit të Venecias, s’janë as më shumë e as më pak se sa alibi të turpshme për ti lejuar Edi Ramës të kapë drejtësinë.

Kam disa pyetje publike për të gjithë ata që po na flasin sot për Komisionin e Venecias.

Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota?

Përse nuk e hapën gojën, kur Komisioni i Venecias vulosi qartë që Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën për anullimin e votimeve moniste të 30 qershorit, ndërkohë një Komision i Kriminalizuar Parlamentar vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe pas këtij rekomandimi?

Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që krimi dhe bandat të kenë kapur drejtësinë.

Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që oligarkët kanë kapur drejtësinë.

Që Edi Rama kap drejtësinë, do të thotë që të korruptuarit kapin drejtësinë.

Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që paratë e krimit të kapin drejtësinë.

Strategjia e bllokimit kriminal e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja është në funksion të bllokimit të qëllimshëm të Integrimit Europian të Shqipërisë.

Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që ngritja e Gjykatës Kushtetuese ishte një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatve për anëtaërësim.
Sabotimi i planifikuar dhe me qëllime të poshtra nga rilindja I shërben strategjisë së izolimit të Shqipërisë dhe objektivat e saj të integrimit, si alibi në funksion të strategjiveqë shohin nga e kundërta.
Strategjia e bllokimit të Integrimit është në funksion të vazhdimit të pandëshkueshmërisë për fajet e rënda, për të mos lejuar që Gjykata Kushtetuese të gjykojë për aferat qindra milionëshe, që nga ligji I dividentit, teatri kombëtar, etj., në të cilat rilindja dhe Edi Rama janë zhytur këmbë e kokë.
Sot, të gjithë Shqiptarët janë bashkë në thirrjen e vullnetin e tyre, të rreptë e të palëkundur, që rilindja të mbajë larg duart nga drejtësia.
Shqiptarët janë bashkë në thirrjen që u bëjnë ndërkombëtarëve që të mos krijojnë asnjë alibi rëmbimit të drejtësisë nga Edi Rama dhe pengimit të zbatimit të reformës në drejtësi.
Ne dhe të gjithë Shqiptarët kërkojmë zbatimin e reformës në drejtësi të miratuar në 21-22 korrik dhe jo kapjen, rrëmbimin dhe vënien e saj në prëhërin e kriminelëve dhe trafikantëve.

Sot ekziston vetëm dy zgjedhje:
Ose vendosja e shtetit të së drejtës
Osë rrëmbimi i tij nga kriminelët.
Shteti i së drejtës është aspirate e vetme e gjithë shqiptarëve, ndërsa rrëmbimi, kapja, është objektivi I të korruptuarve që janë në qeveri, që janë përqark saj, që flasin shqip apo në gjuhë të huaj.

Etiketa: vasili

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Laert Vasili dhe G-Bani i shprehën pëlqimin, Valbona i shtang: Nuk dua të gjej burrë

16:36 : 06/01/2025
AKTUALITET

Rama shton kullat dhe ju heq edhe makinat qytetarëve!

22:26 : 04/01/2025
AKTUALITET

“Të pyetet Rama”/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, Vasili: Ka rol kyç në aferën 100 mln euro

20:42 : 11/11/2024
AKTUALITET

Vasili: Rrëmbimi i Metës një bumerang i tmerrshëm, për Ramën dhe drejtësinë mafioze

20:48 : 25/10/2024
AKTUALITET

“Shitën Shqipërinë”/ Vasili: Rama dhe anëtarët e GJK, të dënohen për tradhti të lartë

17:58 : 19/10/2024
AKTUALITET

“Rama mashtroi publikisht shqiptarët”/ Vasili: Ambasadorë, ktheni dekoratat pas

17:58 : 16/10/2024
Para

E dyta brenda javës, Antonio Conte merr kërcënime për jetën

TË GJITHA

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com