• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykatësi i Apelit Durrës para KPK/ Arben Vrioni vë në lojë Komisionin me kërkesat

18:24 : 20/11/2019
në AKTUALITET, VETTING

Pasi iu njoftuan të drejtat dhe tha do të mbrohej vetë, pa avokat, gjykatësi i Gjykatës së Apelit Durrës Arben Vrioni listoi një sërë kërkesash për trupën gjykuese që po shqyrton rastin e tij.

Vrioni, që ishte rivlerësuar vetëm në kriterin e pasurisë, i kërkoi KPK të rihapë hetimin në dy kriteret e tjera. Ai po ashtu tha para trupës së përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, se nuk ishte njohur me rezultatet e një hetimi të dytë mbi pasurinë dhe kërkoi të njihej me to.

Trupa gjykuese u tërhoq rreth 10 minuta për vendimarrje. Kur u kthye kryesuesja Firdes Shuli i bëri me dije Vrionit se ai duhej të paraqiste gjatë seancës dëgjimore prova që rrëzonin hetimin vetëm në kriterin e pasurisë dhe nëse kjo ndodhte KPK do rihapte hetimin në dy kriteret e tjera. Shuli po ashtu tha se kërkesa për rihapje hetimi apriori ishte rrëzuar.

KPK po ashtu vendosi të rrëzojë kërkesën tjetër të Vrionit, ndërsa kryesuesja i vuri atij në dukje se ai ishte njoftuar për përfundimin e hetimit të dytë dhe se i ishin dhënë 4 ditë kohë për të marrë materialet, të drejtë të cilën ai nuk e kishte shfrytëzuar.

Ndërsa kryesuesja kërkoi të fillohej me leximin e raportit të relatorit, Vrioni, i cili ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe nga viti 2016 është gjyqtar në Apelin e Durrësit, parashtroi dy kërkesa të tjera. Ai pretendoi fillimisht se duke qenë se ishte me urdhër mbrojtje për shkak të kërcënimit që i është bërë në cilësinë e anëtarit të trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve. Vrioni shtoi se nuk kishte pasur mundësi objektive për tu njohur me materialet shtesë.

Lexo edhe:

Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

Operacione kundër krimit të organizuar në katër qytete, ushtrohen kontrolle dhe lëshohen urdhër arreste

Çështja ndaj Shullazit dhe bashkë të pandehurve në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ironikisht po ashtu është shtyrë disa herë për shkak të kërkesave proceduriale të mbrojtjes. Në një prej seancave, një prej të pandehurve ka thënë se gjykatësi Vrioni e kishte kallëzuar atë penalisht.

Vrioni po ashtu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për njëanshmëri. “Me gjithë respektin që kam për Ju”, tha ai duke iu drejtuar trupës ndërsa kërkoi përjashtimin. Vrioni pretendoi se mosnjohja me rezultatet e rihetimit e vendosnin atë në pozita “jo të favorshme”.

KPK e cila prej muajsh tashmë është përballur me një sërë kërkesash të ngjashme që po e shtyjnë procesin e rivlerësimit, bëri me dije se një trupë tjetër gjykuese do të shortohej po të mërkurën dhe vendimi i saj do të bëhej me dije brenda pak kohësh. KPK i kërkoi Vrionit të mos largohej nga salla deri në dhënien e vendimit nga një tjetër trupë gjykues mbi kërkesën për përjashtim.

Komisioni u duk se se me këtë lëvizje po synonte t’i jepte fund zvarritjeve përmes kërkesave proceduriale nga subjektet e rivlerësimit, por Vrioni nga ana e tij kishte ruajtur letra të tjera.

Seanca rifilloi pas më shumë se një ore. KPK bëri me dije se një trupë tjetër gjykuese kishte vendosur që të rrëzonte kërkesën e Vrionit për përjashtimin e trupës aktuale. Gjyqtari kërkoi vendimin e arsyetuar dhe po ashtu edhe procedurën e hedhjes së shortit.

Kryesuesja i bëri me dije se do të njihej me këtë brenda një kohe të shkurtër. Por ndërsa Shuli përsëriti dhe njëherë procedurën për t’i dhënë fjalën relatores, Vrioni kërkoi fjalën për një kërkesë tjetër.

Pavarësisht se ishte paraqitur në KPK pa avokat dhe pasi kishte pranuar fillimin e procedurave pa një të tillë, ai i kërkoi KPK të shtynte seancën për t’i dhënë kohë që të merrte avokat. Vrioni paraqiti si justifikim faktin që kishte kaluar një infarkt dhe se kishte qenë një muaj i shtruar. Ai tha se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe dhe se ai nuk mund të kryente vetë mbrojtjen.

KPK u tërhoq sërish për vendim të ndërmjetëm. E kthyer pas 15 minutash trupa njoftoi se Vrioni kishte pasur kohë të mjaftueshme për të zgjedhur një avokat dhe se kërkesa e tij për të shtyrë seancën mbi këtë bazë rrëzohej. Nga ana tjetër KPK kërkoi nga ai dokumente mjekësore që provonin se ai ishte i sëmurë dhe që nuk mund të kryente mbrojtjen.

Vrioni tha se kishte në celularë korrespondencën me mjekët dhe se mund ta vinte atë në dispozicion. Kryesuesja i vuri në dukje se kjo nuk ishte e nevojshme, por nga krahu tjetër i tha gjyqtarit se ai kishte kohë deri të mërkurën në orën 16.00 për të sjellë dokumentet që provonin problemet shëndetësore dhe pamundësin ëpër të bërë mbrojtjen. Trupa bëri me dije se pasi të merrte këto dokumente do të vendoste për vijimësinë e seancës.

Vrioni ka qenë edhe më herët në qendër të vëmendjes. Ai u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë pas vendimit të debatueshëm të një trupe gjyqësore të drejtuar prej tij për lirimin e parakohshshëm të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Hetimi i prokurorisë në këtë çështje u pushua megjithatë pa asnjë rezultat./BIRN/

Etiketa: DurreskpkVrioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekuestrohet lokali i njohur në Durrës, në pronësi të “Visit të Pojës”

11:58 : 21/05/2025
AKTUALITET

Operacione kundër krimit të organizuar në katër qytete, ushtrohen kontrolle dhe lëshohen urdhër arreste

08:14 : 21/05/2025
AKTUALITET

Lënda plasëse në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar

07:58 : 21/05/2025
AKTUALITET

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

19:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun

17:41 : 20/05/2025
Para

Atlanta/ Demokratët përgatiten për debatin presidencial të radhës

TË GJITHA

Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë

14:25 : 21/05/2025

Qeveria miratoi vendimin elektoral 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

14:18 : 21/05/2025

Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë

14:00 : 21/05/2025

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar

13:59 : 21/05/2025

“Sterilizimi”/ Beqaj në seancë: Procedimi nuk duhej të niste fare, është hetuar

13:49 : 21/05/2025

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 : 21/05/2025

REL: A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?

13:23 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com