‘Bëri zgjedhje me 1 parti, tani na jep mend ne’/ Haradinaj përgjigje thumbuese për Ramën

Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak ditë pasi tha se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet nga mini-Shengeni Ballkanik.

Haradinaj është përgjigjur sot: Kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se ç’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së Shengenit. Haradinaj përmend edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

‘Kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës ç’ka do bëhet me Kosovën. Le të tregojë ai si i ka mbajtur zgjedhjet veç me një parti, nëse qenka aq i mençur dhe i di të gjitha punët e Kosovës dhe rajonit.

LEXO EDHE  Albin Kurti: Nëse s'ka marrëveshje me LDK-në shkojmë në zgjedhje

Ai le të tregojë si vetëm me një parti mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor’, – shprehet Haradinaj për gazetën Ekspres.

Më tej Haradinaj ka theksuar se bisedat për shkëmbim territoresh janë një ide që ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

‘Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse, ka qenë shkatërruese për mua dhe për qeverinë. Jam detyruar të luftoj kundër asaj ideje’, – theksoi Haradinaj.