• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi FOTOGRAFI

Robin Hood-i zbret në qytet/ Kush është burri misterioz që po paguan borxhet e të varfërve?

10:52 : 19/11/2019
në FOTOGRAFI, NDRYSHE

Lagjet e varfëra të Stambollit janë vizituar nga një bamirës anonim, i cili pagoi gjithë borxhet që ata kishin në dyqanet ushqimore. Gjithashtu ai u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Banorët në Tuzla, ku jetojnë kryesisht familje që punojnë në ndërtimin e anijeve në pjesën aziatike të vendit, ishin të lumtur kur morën vesh se borxhet e tyre në disa dyqane ishin paguar nga një burrë i panjohur.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve,” i tha agjencisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej, ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra”, tha pronari i dyqanit.

Lexo edhe:

No Content Available

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz, ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”.

Çmimet e ushqimeve dhe qeraja u rritën pas rënies së lirës turke në vitin 2018. Ndërsa inflacioni tani ka rënë në 8.6% nga 25% që ishte, papunësia është ende në rritje dhe energjia elektrike është 10 herë më e shtrenjtë se vitin e kaluar.

I njëjti bamirës besohet se fshihet pas zarfeve me 1.000 lira (135 paund britanikë) të cilat u janë futur poshtë dyerve familjeve të tjera të klasës punëtore në të gjithë qytetin, informon dritare.net.

“Burri më tha që ishte aty për të paguar borxhet e atyre që nuk munden”, tha një tjetër shitës në Tuzla.

“Unë kam jetuar këtu prej 30 vitesh dhe ishte hera e parë që hasa një vepër të tillë. Klientët e mi ishin shumë të lumtur dhe donin ta shihnin, por nuk e di kush është. Ai nuk na e tha emrin e tij por tha që po e bënte këtë gjë për të fituar bekimin e Zotit”, tregon shitësi.

Turqia është tronditur nga një mori vetëvrasjesh familjare, për të cilat fajësohet rritja e varfërisë.

Në fillim të këtij muaji në Fatih, një nga lagjet më konservatore të Stambollit, familja Yetişkin: Dy burra dhe dy gra të moshës 48 deri në 60 vjeç, lanë një shënim në katin e tyre ku paralajmëronin fqinjët mos të afroheshin për shkak të pranisë së cianidit. Kur arriti policia, gjeti katër trupa.

Të nesërmen një familje e tërë, duke përfshirë fëmijë të moshës pesë dhe nëntë vjeç, u gjet e vdekur në Antalia, ku dyshohet gjithashtu se kishin marrë një overdozë helmi. Babai, i cili kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë, kishte lënë një shënim ku shpjegonte vështirësitë e tyre financiare, informon dritare.net.

Në tetor, Ministri i Financave, Berat Albayrak, zbuloi planin për të trajtuar rritjet e kostos së jetesës, duke përfshirë një ngrirje të çmimit të energjisë elektrike dhe një marrëveshje me sektorin privat për të ulur çmimet e mallrave me 10 përqind.

Etiketa: Robin Hood

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Rama fige, Rama ik", Edhe grekët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit (VIDEO)

TË GJITHA

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com