• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

613 kg kokainë/ Deklarata “bombë” e Çekajt: Aksioni u ndërpre, për të shpëtuar trafikantët e vërtetë

18:19 : 19/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ditë përpara pretencës së prokurorisë, biznesmeni Arbër Çekaj, i konsideruar nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu, si peshku i madh i kokainës, vendos të rrëfehet.

Në një intervistë për News24 i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, shënjestron prokurorinë për Krime të Rënda.

Ai shprehet se policia dhe prokuroria urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim për të fshehur trafikantët e vërtetë, që sikurse thotë as që guxon t’i prekë.

“Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë.

I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë”, deklaron Çekaj.

Lexo edhe:

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

Me doza të larta ironie, duke iu referuar operacionit të fundit antidrogë, ku kokaina u zëvendësua me oriz, Arbër Çekaj i konsideron uniformat blu si “policia e orizit”, ndërsa institucionin e akuzës, si “prokuroria e pilafit”, të cilat veprojnë me dy standarte.

Nga qelitë e paraburgimit rrëfen për rrugëtimin e tij në biznes, të cilin thotë se e ka ngritur me shumë mund e përpjekje e fill pas kësaj zgjedh t’i përgjigjet edhe ish-ambasadorit amerikan.

“Duke patur respektin maksimal për Amerikën, si mik i Amerikës që jam (e miku nuk gënjehet), unë nuk kam qenë e as nuk do të jem kurrë, peshk i madh apo i vogël i kokainës. Zotin Lu e kanë keqinformuar me dashje ne lidhje me mua”.

Por a ndihet i rrezikuar Arbër Cekaj, nga kush e për cilat arsye?

“Frika nuk ka qenë asnjëherë bashkëudhëtarja ime në jetë. Sepse nuk kam bërë asgjë për të patur frikë, por në kushtet ku ndodhem, kur shteti ka strukturat e veta, përfshi edhe mediat e varura prej tij, në vend që të më mbrojnë liritë si shtetas shqiptar, më fusin në burg pa asnjë provë për të mbuluar e shpëtuar trafikantët, mundohet të më fusë në konflikt me njerëz që nuk i njoh e s’kam lidhje, mundohet të më mbyllë biznesin e të më sekuestrojë çdo gjë që kam. Në këto kushte çdo njeri normal do të ndihej i frikësuar besoj… Megjithatë me të më të frikësuar janë ata që kanë frikë nga e vërteta, sesa unë nga padrejtësitë”.

Biznesmeni nën akuzë, i përfolur për lidhjet e forta në politikë, ka një përgjigje edhe për këtë.

“Nëse do të kisha miq në politikë nuk do të isha në burg. Me thënë të drejtën kam antipati për politikën, sepse ishte ajo që më futi në burg, për të bërë shoë, betejën politike të radhës, dhe kurbani i radhës isha une”.

Arbër Cekaj akuzohet bashkë me menaxherin e kompanisë së tij, Donaldo Lushaj dhe shiferin e kamionit Armando Pezaku, për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro. Të enjten prokuroria pritet të shpallë pretencën për të pandehurit. /Balkanewb/

Etiketa: cekajkokainerrefimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

15:53 : 20/10/2025
BOTA

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025
BOTA

Itali/ Po trafikonte 1.2 kg kokainë, shqiptari kapet në momentin e shkëmbimit

14:47 : 16/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

15:41 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kapet me kokainë turisti shqiptar në Itali, e kishte fshehur në kavanoza, dyshek e oriz!

17:27 : 13/10/2025
Para

Pranga picierit shqiptar dhe bashkëpunëtorit të tij, u kapën me 8 kg kokainë të pastër me vlerë 2 mln euro/VIDEO

TË GJITHA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

21:58 : 20/10/2025

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com